PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillimi ekonomik dhe shoqëror ul numrin e vetëvrasjeve në Kinë
2014-08-25 09:48:56 CRI Komenti juaj Printoni

Vetëvrasjet përbëjnë një çeshtje të rëndësishme të shëndetit publik, të lidhur ngushtësisht me shëndetin mendor në mbarë botën. Sipas statistikave botërore vetëvrasjet janë shkaku i 800 mijë vdekjeve të parakohëshme globale në një vit.

Vetëvrasjet në vitet 90-të të shekullit të kaluar

Sipas website-t "chinadaily", në vitin 1990 Kina kishte nivelin më të madh të vetëvrasjeve, rreth 23.2 vetëvrasje në 100 mijë banorë. Në atë periudhë çdo vit raportoheshin rreth 250 mijë vetëvrasje, që përbënim 1/4 e vetëvrasjeve në nivel botëror. Në fakt, vetëvrasjet në vitet 90-të të shekullit të kaluar përbënin shkakun e pestë të vdekjeve në Kinë.

Në bazë të statistikave të kohës rezulton se numrin më të madh të vetëvrasjeve e kryenin femrat, krahasuar me vendet perëndimore. Karakteristikë tjetër e vetëvrasjeve në Kinë ishte se shumica e tyre kryhej në zonat rurale. Mendohet se disbalanca e mirëqenies sociale dhe shëndetësore mes zonave urbane dhe ato rurale, përbënte dhe rrezikun e vetëvrasjeve. Personat që kryenin vetëvrasje në pjesën më të madhe vuanin nga sëmungje të shëndetit mendor dhe nuk gëzonin ndihmën e duhur psikiatrike.


Foto nga CFP

Ndërkohë niveli i ulët shoqëror i femrave në fillim të viteve 90-të në Kinë, mundësitë e pakta të tyre për integrim shoqëror kanë ndikuar në rritjen e numrit të vetëvrasjeve veçanërisht në fshatra.

Zhvillimi ekonomik dhe shorëror ul vetëvrasjet

Fatmirësisht, zhvillimi ekonomik i Kinës në dekadat e fundit ka ulur nivelin e vetëvrasjeve në vend. Aktualisht niveli kombëtar i vetëvrasjeve është 9.8 për 100 mijë banorë, ose 60% më i ulët se në vitet 90-të të shekullit të kaluar. Urbanizimi dhe rritja ekonomike e Kinës kanë krijuar shumë mundësi për punësim dhe integrim shoqëror të popullsisë, si dhe ka ndikuar në rritjen e barazisë gjinore.


Foto nga CFP

Një tjetër faktor që mendohet se ndikoi në uljen e nivelit të vetëvrasjeve është rritja e kontrollit të rreptë ndaj tregtimit të pesticideve, që në zonat rurale përdoreshin si mjet për të realizuar vetëvrasjet. Përmirësimi i kujdesit shëndetësor gjithashtu është një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e shkallës së vetëvrasjeve. Ulja e numrit të vetëvrasjeve në rradhët e grave kineze, banore të fshatrave shpjegohet nga sociologët dhe me pavarësimin e tyre këto dekadat e fundit. Shumë prej tyre kanë migruar në qytete të mëdha ku ka më shumë mundësi punësimi dhe integrimi shoqëror.


Foto nga CFP

Në ditët tona për gratë në Kinë ekzistojnë mundësi të shumta arsimimi dhe punësimi. Duke thyer disa tabu shoqërore, gratë kanë nisur të ndryshojnë mentalitetin dhe familja tradicionale të pranojë dhe divorcin, si një rrugë e pranueshme jetësore për çiftin.Ndonëse ka probleme sociale si diskriminimi gjinor në punë, mungesa e disa përfitimeve sociale për gratë, planifikimi familjar etj, krahasuar me dekadat e mëparshme, gjendja është përmirësuar ndjeshëm, gjë që ka ndikuar dukshëm dhe në uljen e numrit të vetëvrasjeve.

Nxënësja më e bukur

Një 13 vjeçare nga Hunani ka fituar çmimin "Nxënësja më e bukur" në mediat sociale të Kinës. Mos mendoni se ajo ka fituar ndonjë konkurs bukurie fizike. Kjo adoleshente thjesht është vlerësuar nga opinioni publik në Kinë për gjestin e saj human.Vajza e quajtur He Qin-jiao mban në shpinë prej 4 vitesh shoqen e saj të klasës He Ying-hui, e cila vuan nga poliomeliti dhe kështu bëjnë bashkë rrugën për në shkollë dhe kthimin në shtëpi.

Këtë gjest të jashtëzakonshëm nxënësja He e ka kryer deri në vitin 2013 kur bashkëmoshatares së saj iu sigurua një karrige me rrota, si ndihmë nga qeverisja vendore. Këtë shembull të rrallë humanizmi dhe solidariteti e mësuan të gjithë falë një statusi në rrjetet sociale kineze të nxënëses që vuan nga poliomeliti e cila ka shkruar se "He Qin-jiao në supet e saj të njoma më mban mua çdo ditë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla"。 Edhe tani që He Ying-hui lëviz me karrige me rrota, shoqja e saj He Qin-jiao nuk e ka ndërprerë ndihmën për të. Ajo zgjohet në 6 të mëngjesit, bëhet gati dhe nxiton te htëpia e shoqes për të shkuar në shkollë sëbashku, sigurisht duke shtyrë karrigen e saj me rrota. Kur arrijnë, për shkak të mungesës së lehtësive, ajo e merr në krahë shoqen dhe e ngjit në klasën e tyre, ku zhvillohet mësimi.

Kjo ngjarje ka patur shumë jehonë në rrjetet sociale në Kinë, ku vajza adoleshente trajtohet si një njeri i rrallë me vlera të larta shoqërore.

Të dyja shoqet po mbarojnë nivelin e parë arsimor dhe He Qin-jiao thotë se do të vazhdojë të ndihmojë shoqen e saj edhe kur të nisin nivelin e dytë arsimor. Duke na dhënë të gjithëve një mësim të dashamirësisë, ndihmës pa interes, humanizmit të pashoq të një vajze të re, nga një familje e thjeshtë, por me një shpirt të rrallë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China