PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diplomat universitare dhe punësimi në Kinë
2014-08-25 10:22:06 CRI Komenti juaj Printoni

Pas publikimit të statistikave në fund të qershorit, rezulton se 82.7% e të punësuarve në provincën Jiangxi, në lindje të Kinës gjatë kësaj periudhe janë të sapodiplomuar në degë të ndryshme.

Të diplomuarit me master dhe doktoraturë janë punësuar përkatësisht në shifrat 80.25%, 69.48 % dhe 73.5 %. Shumë të rinj kinezë janë të mendimit se një nivel I lartë arsimimi të garanton më shumë shance për të gjetur punë, por me sa shihet vitet e fundit, mundësi punësimi më të mëdha janë shfaqur për të rinjtë me një nivel më të ulët akademik. Studentët që janë diplomuar në province verilindore Jilin dhe që janë punësuar arrinin vitin e kaluar në 84.38 %, një shifër kjo më e lartë se bashkëmoshatarët e tyre me diploma master apo doktoraturë, që janë punësuar në 75.07 %. Shifra të ngjashme raportohen në china.org.cn edhe për province të tjera të Kinës.


Foto nga CFP

Yu Le, një studente 24 vjeçare me diplomë pasuniversitare të Universitetit të Jiangxi-së për përkthim, ka dërguar qindar CV të tij dhe ka bërë shumë intervista për punësim gjatë gjysmës së pare të vitit. Por ajo nuk ka arritur të gjejë një punë të kënaqshme. E kundërta ndodhi me mikun e saj Li Yi, i cili ka vetëm diplomën e shkollës së lartë dhe gjeti punë pranë një kompanie private, por si shitës. "Diploma ime e masterit nuk më jep avantazhe për të gjetur punë krahasuar me punëkërkuesit e tjerë, ka thënë Yu për Xinhua.

Ky ishte një ekspansion i vërtetë i cili çoi në shifra marramendëse të diplomuarish me master dhe doktoraturë. Pritet që në 2014 numri i të diplomuarve të shkojë në 7.27 milion, duke shënuar një rekord historik në vend si dhe një rritje prej 5 herë krahasuar me 11 vjet më parë.

Sipas studjuesit Xiong Bingqi, zëvendësdrejtor i Institutit Kërkimor "Shekulli 21", shumë prej studentëve që aspirojnë diploma të nivelit të lartë akademik si master apo doktoraturë, nuk kanë ndonjë nivel të lartë studimor por duan që të kenë sa më shumë mundësi në tregun e punës. Nga ana tjetër ai mendon se ky boom diplomash kompromenton cilësinë e arsimit të lartë.

Sipas një vëzhgimi të MyCOS Data, cituar nga china.org.cn , studentët me diplomë universitare kërkojnë punë në kompani të vogla apo të mesme private, kurse ata me diploma postuniversitare aspirojnë vende punë në ndërmarrje shtetërore, apo në administratën shtetërore.


Foto nga CFP

"Para 2 vjetësh do të isha e kënaqur të gjeja punë si mësuese në një shkollë kursesh të gjuhës angleze, por aktualisht me një master në xhep pres t gjej diçka më të mire dhe me të ardhura më të larta", thotë Yu Le. Ajo shton se duke pritur punën e duhur, ajo ka refuzuar mjaft oferta për punë me një pozicion jo shumë të lartë social dhe të ardhura më të pakta. E kundërta ndodh me të rinjtë që kanë thjesht një diplomë universitare dhe nuk kanë shumë pretendime për vende të zgjedhura pune. Punëdhënësit janë të mendimit se nuk ju duhen punonjës me doktoraturë, pasi edhe vendet e punës që ofrojnë nuk janë të një niveli aq të lartë. Punëdhënësit në kompani të vogla apo të mesme zakonisht kërkojnë punonjës pa diploma pasuniversitare, por zgjedhin kandidatë me "efiçencë të lartë në punë", sigurisht edhe me një page më të ultë.Një dukuri e tillë vërehet ditët e fundit edhe në Shqipëri, ku liberalizimi i universiteteve ndikoi në uljen e cilësisë së arsimit të lartë, duke krijuar probleme për punësimin e shumë të rinjve, të cilët tashmë janë pajisur me diploma master apo me doktoraturë.

Nevoja e ndryshimit të mentalitetit

Liao Mingbo thotë se studentët e sapodiplomuar duhet të përshtaten me realitetin dhe të ndryshojnë mentalitetin lidhur me kërkimin e vendi të punës. Zhao Min, shef i zyrës së punësimit pranë provincës lindore Jiangxi është i mendimit se duhet ngadalësuar ekspansioni në arsimin e lartë dhe universitetet të nisin të marrin në konsideratë kërkesat e tregut të punës, me të cilin të përshtatin kuotat por dhe curricula-t universitare.


Foto nga 刘江 / 东方IC


Foto nga 刘明照 / 东方IC

Sipas tij universitetet duhet të shtojnë njohuritë praktike, mendimin novator, komunikimin dhe vendimarrjen te studentët. Kina ka përshpejtuar ritmet e reformës në edukimin pasuniversitar vitet e fundit, duke e ndarë atë në studime akademike dhe profesionale. Edukimi akademik ka nevojë për student me aftësi në fushën kërkimore, ndërsa arsimi professional ka nevojë për student me aftësi praktike dhe novatore. Sipas zotit Liao në vend mund të krijohen më shumë vende pune në sektorin e shërbimeve, për të shmangur sa të jetë e mundur, nënpunësimet. Nga ana tjetër universitetet duhet të popullarizojnë dhe të forcojnë skemat e zhvillimit të karrierës për studentët, të punësuarit e ardhshëm në shoqëri. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China