PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Burrat shtëpiakë në Kinë
2014-08-18 10:50:16 CRI Komenti juaj Printoni

Modeli I familjes tradicionale kineze, ku burri punon dhe është shtylla e shtëpisë, ka ndryshuar ndjeshëm dekadën e fundit. Sipas një emisioni të televizionit shtetëror kinez CCTV, burrat shtëpiakë janë rritur në numër dhe ata janë pritur mirë në opinionin publik. Një burrë me përparëse që gatuan krijon idenë e një familjari të devotshëm, të një kryefamiljari të përgjegjshëm që gëzon jetën familjare.

Në qytetin Hohhot të Mongolisë së Brendshme në Kinë ka një shprehje që thotë se "kur një burrë përpiqet të gatuajë është sikur të flasë një gjuhë të huaj". Por kjo nuk ka të bëjë aspak me burrat e kohëve moderne, të cilët kanë zgjedhur të merren me punët e shtëpisë, me të cilat tradicionalisht janë marrë gratë. Një reportazh i CCTV ka gjetur shembuj të shumtë të burrave kinezë anembanë vendit, të cilët janë shtëpiakë të lumtur.

Liu-një bashkëshort model

33 vjeçari Li Bin Sekretar I Përgjithshëm I Shoqatës së Mirëqënies publike në Hohhot, u kthye në një burrë shtëpiak gjatë kohës që e shoqja ishte shtatzanë. Çdo ditë pas pune ai shkonte në treg dhe pastaj direkt e në kuzhinë. Tavolina e vogël në kuzhinën e tij nuk kishte më gazeta, si dikur, por receta të shumta gatimi.

Babi i Liut kishte punuar si menaxher restoranti dhe dinte të gatuante mjaft mire. Për këtë Liu dëshironte të bëhej një kuzhinier sa më I mire për familjen e tij.´

Për të siguruar gatime sa më të larmishme dhe të shëndetëshme për gruan e tij shtatzanë, Liu përgatit pije me 5 drithëra, ndër të cilat oriz, tërshërë, elb,fasule etj,qumësht , si dhe një supë. Sipas Liut temperatura e supës është shumë e rëndësishme gjatë gatimit të saj.

Liu I zgjedh vetë frutat që konsumohen në familje, të jenë sa më të freskëta. Përpara lindjes së fëmijës Li zgjohet dy orë para orarit të zakonshëm, pasi tashmë përgatit mëngjesin për të shoqen shtatzanë. Ai tregon kujdes të veçantë që e shoqja të ushqehet me vitaminat e duhura të marra nëpërmjet ushqimit të përditshëm, që edhe fëmija I tyre të lindë I shëndetshëm.

Edhe pse kthehet nga puna I lodhur, Liu kryen me përkushtim të veçantë detyrat shtëpiake. Madje ai është kujdesur që përpara pallatit ku banojnë të ketë një parcelë familjare ku mbjell perime dhe I përdor ato çdo ditë për gatim. Li gatuan mjaft mire pjatat e veriut të Kinës, por ka dëshirë dhe passion të mësojë dhe gatime të krahinave të tjera të vendit.

Guo- i përkushtuar për gatimin

Derisa lindi vajza e tyre Guo kishte jetuar me të vjehrrën e cila kujdesej për pastrimin, gatimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë. Ndënëse gjatë javës ai është mjaft I zënë, në fundjavë kuzhina bëhet hapësira e tij e p referuar dhe gatuan plot dëshirë për familjen.

31 vjeçari Guo Jiyong nga qyteti Chifeng I Mongolisë së Brendëshme punon në një kompani elektronike në Hohhot. Në fundjavë aim und të quhet pa frikë një burrështëpiak pasi merret me gatimin për familjen. Ai e kalon kohën në kuzhinë mes enëve me dëshirën për të kënaqur çdo anëtar të familjes. Ajo që e nxit dhe e emocionon është përgatitja e ushqimit për vajzën e tij, por edhe vajza nuk harron ta përgëzojë duke I thënë se I pëlqen shumë gatimet e të atit.

E shoqja e Guo´s nuk e ka shumë passion gatimin, por ai nuk e ka fare problem këtë. Shprehja e vjetër se "Zemra e burrit arrihet nga stomaku" në këtë familje nuk ka fare kuptim. Madje mund të themi se Guo arrin te zemra e gjithë familjarëve me gatimet , por mbi të gjitha përkushtimin e tij. Ndërsa gatuan vajza e vogël e shoqëron dhe puna shkon për mrekulli. Në fundjavë, ndryshe nga burrat e tjerë që preferojnë të zgjohen vonë, të pijnë ndonjë gotë me shokët apo të shohin televizior, burrishtëpiak ngrihet herët dhe shkon në treg për të blerë perime, fruta të freksëta, ndërsa e ka menduar menunë e gatimit. Kalon pothuajse gjysma e ditës së tij me këto punë derisa shtrohet tryeza dhe vjen kënaqësia për familjen që I thotë "Te lumshin duart! ".

Këto janë histori të thjeshta familjare, por ato shprehin ndryshimin e mentalitetit në Kinë lidhur me marrëdhëniet në çift, përkushtimin e të dy bashkëshortëve për një familje të shëndetshme dhe të lumtur.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China