PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pushimet verore të fëmijëve kinezë
2014-08-18 10:23:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ka ardhur vera e nxehtë, vera e pushimeve, argëtimit. Po fëmijët kinezë si argëtohen në këto pushime? Si të gjithë fëmijët ata presin korrikun, kur startojnë pushimet 2 mujote të verës.

Udhëtime me prindërit

Opsioni më i pëlqyer për fëmijët por dhe të rriturit, prindërit e tyre në këtë rast mbeten udhëtimet brenda ose jashtë vendit. Kina, një vend i madh me një relief të pasur dhe stacione turistike të shumëllojshme është një destinacion turistik i adhuruar për fëmijët e çdo grup-moshe. Pushimet pranë bregdetit kinez në Xiamen, në juglindje të Kinës, në provincën Fujian janë të preferuara jo vetëm nga fëmijët, por dhe të rinjtë dhe grup-moshat e tjera.


Foto nga CFP

Një tjetër stacion i preferuar i turizmit detar në verë është Beihai në prefekturën jugore Guangxi, por Sanya është nga më të bukurit dhe më të kërkuarit gjatë verës, për të kaluar ditë të paharruara pushimesh. Në listën e stacioneve më të preferuara turistike është dhe ishulli Sansha, në prefekturën jugore Hainan. Pushues të shumtë frekuentojnë gjatë verës dhe qytetin Hangzhou në juglindje të Kinës. Një nga perlat e rivierës kineze është Yintai , në provincën lindore Shandong


Foto nga CFP

Pushimet verore të fëmijëve kinezë mund të realizohen dhe në zonat malore apo stacione të tjera turistike, tashmë të famshme edhe jashtë vendit. Në qytetet e mëdha si Pekini dhe Shangai fëmijët kalojnë pushime të gëzuara,kryesisht gjatë fundjavës edhe në plazhet artificiale.

Leximi i librave


Foto nga CFP

Gjatë kohës së lirë në pushimet verore, fëmijët shpenzojnë orë duke lexuar në familje apo në librari. Leximi i një libri i jep fëmijëve mundësinë e përvetësimit të njohurive, që njerëzimi i ka trashëguar në jetëgjatësinë e tij mijëvjeçare. E rëndësishme është që librat e fëmijëve të jenë zgjedhur me kujdes nga prindërit, pasi nëpërmjet tyre ndikohet formimi i tyre i ardshëm intelektual.

Vizitat në muzeume


Foto nga CFP

Kina ka një numër impresionues muzesh, shumë prej të cilëve me famë botërore.Qyteti i Ndaluar në Pekin është një nga më të pëlqyerit për vizitorët vendës por edhe turistët e huaj. Sivjet në këtë muze janë aplikuar ulje të çmimit të biletave për të rritur, kurse për fëmijët vizita është falas. Kinezët e kanë pjesë të kulturës së tyre që fëmijët të njohin historinë dhe kulturën e vendit, ndaj shumë shpesh në muze takon fëmijë të shoqëruar nga prindërit, gjyshërit apo që vizitojnë të organizuar nga shkolla, madje edhe kopshtet. Ndaj gjatë pushimeve verore, në qytetet ku banojnë apo qytetet ku pushojnë me prindërit, fëmijët kinezë vizitojnë dhe muze me karakter historik, kulturor apo të llojeve të tjera.

Kampet verore

Frekuentimi i një kampi veror është një përvojë tepër e veçantë për fëmijët gjatë verës, pasi nuk ka asgjë të përbashkët me qëndrimin në shtëpi.Në Kinë kampet verore për fëmijë ofrojnë kurse artistike,kulturore madje edhe artesh marciale. Fëmijët në këto kampe mësojnë të këndojnë, të vallëzojnë, luajnë sporte të ndryshme por mbi të gjitha krijojnë miqësi të reja me bashkëmoshatarët.

Vullnetarizmi


Foto nga CFP

Kultura e vullnetarizmit në komunitet nuk është çeshtje të rriturish, por në këto veprimtari mund të përfshihen me sukses dhe fëmijët e grup-moshave të ndryshme. Fëmijët e zonave rurale ose me banim afër tyre mund të mësojnë për veprimtarinë e fermerëve, duke i ndjekur ata nga afër, por ata mund të vizitojnë në grupe edhe shtëpitë e të moshuarve, apo personave me aftësi të kufizuar duke dhënë ndihmesën e tyre. Këto përvoja ndikojnë pozitivisht në edukimin e fëmijëve me shpirtin e vullnetarizmit dhe rritin pavarësinë e tyre.

http://www.chinadaily.com.cn/life/2014-07/10/content_17684996_5.Htm

Ndihmës të prindërve në punët shtëpiake


Foto nga CFP

Kur një fëmijë është me pushime, jo çdo ditë ai do të shkojë në plazh apo pishina dhe as nuk do të jetë jashtë shtëpisë çdo ditë. Ndaj një nga argëtimet shtëpiake të fëmijës gjatë pushimeve verore është të ndihmojë prindërit ose gjyshërit në punët e shtëpisë. Kjo këshillohet edhe nga psikologët sepse kështu fëmijët edukohen me punën, rëndësinë dhe të mirat e saj. Madje kështu ata kuptojnë se si përpiqen të rriturin për krijimin e një jete të begatë familjare.  

Zhvillimi I hobby-t të fëmijës


Foto nga CFP

Nëse fëmija ka hobby muzikën, shahun, futbollin, pikturën në verë është koha ideale për ti zhvilluar ato më gjerësisht.

Ushtrimi I këtyre pasioneve dhe talenteve të fëmijëve duke ndjekur kurse për to e bën kohën e tyre të pushimit më të larmishme por I zhvillon edhe vetë talentin. Për ata fëmijë që nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë,pushimet verore janë koha e duhur kur prindërit të zbulojnë talentin e tij dhe ta zhvillojnë atë më tej. Gjatë verës fëmijët kinezë janë tepër aktivë në veprimtaritë kulturore, sportive dhe artistike të organizuara nga shkolla, por edhe organizata e shoqëri të ndryshme. Shumë prej këtyre veprimtarive ndajnë dhe çmime, gjë që I nxit fëmijët dhe prindërit e tyre të zhvillojnë më tej talentin. (Eda Merepeza )

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China