PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, prodhuese e avionit të madh
2014-08-11 11:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e 18 qershorit, pasi kreu 2 orë fluturim, një avion pasagjerësh i tipit ARJ21 u ul në aeroportin ushtarak Dachang, të Shangait.

"Në krahasim me avionë të tjerë, që po punojnë në linja dytësore të vendit, ky avion paraqitet më mirë në disa aspekte, qoftë nga qëndrueshmëria apo zhdërvjelltësia", tha piloti Zhao Peng.

ARJ21 është aeroplani i parë reaktiv për pasagjerë, i prodhuar me teknika kineze, sipas standardeve ndërkombëtare. Me 70-90 vende, ai mund të fluturojë me shpejtësinë e Boeing 737, duke ju ofruar udhëtarëve një udhëtim të rehatëshëm, si dhe mjedis të brendëshëm mjaft cilësor. Që nga nisja e projektit deri në prodhimin e suksesshëm, ARJ21 ka kaluar shumë eksperimente. Tani, kompanitë brenda e jashtë Kinës kanë bërë porosi për 250 mjete.


Foto nga CFP

Faktikisht, suksesi i ARJ21 jo vetëm mund të konkurrojë në tregun ndërkombëtar me avion të kompanive të tjera, por përvojat e grumbulluara gjatë studimit dhe prodhimit të tij mund të nxitin realizimin e prodhimit të aeroplanit të madh kinez C919.

Sipas z. Zhou Jisheng, anëtar i Institutit të Dizenjimit të Avionit të Shangait, me të njëjtat standarde dhe sistem studimor, ARJ21 mund të quhet "pionier" i C919-së.

"ARJ21 është bazë e modelit C919, që përfaqëson një nivel më të lartë. Bazuar në përvojat e mbledhura nga ARJ21, avioni i madh C919 do të pajiset me teknologji dhe programe të krijuara nga studiuesit tanë", tha z. Zhou.

Avioni i madh, që është avionin transportues, ka një ngarkesë prej 100 ton. Avioni i madh është një pajisje e ndërtuar me integrimin e teknologjisë së lartë shkencore dhe nivelin e lartë të manifakturës. Tani vetëm ShBA-ja, BE-ja dhe Rusia janë në gjendje të prodhojnë avionë kaq të mëdhenj, me një kapacitet prej 150 pasagjerësh në bord. Prandaj, avioni i madh jo vetëm ka kuptim strategjik, përsa I përket mbrojtjes kombëtare, por mund të sjellë fitim të konsiderueshëm ekonomik në tregun ndërkombëtar, ku mbizotërohen vetëm Boeing dhe Airbus.

Siç mësohet, deri në vitin 2020, Kina duhet të blejë 1600 avione të tjera për të plotësuar kërkesën e tregut. Po të llogaritet deri në vitin 2050, kjo shifër mund të kalojë 3000. Nga kërkesa e brendshme, Kina radhitet në vendin e dytë në nivel botëror për avione të mëdha.


Foto nga CFP

Megjithëse avioni i madh ka treg të madh, realizimi i prodhimit të tij duhet të kapërcejë vështirësi të panumërta. Që nga viti 2008, kur filloi zbatimi i projektit deri tani, ekipi studiues i C919-së ka zgjidhur qindra probleme kyçe teknike, duke fituar të drejtën e pronësisë intelektuale për 170 teknika të posaçme.

Në mes të majit, u prodhua me sukses pjesa e parë kryesore e C919-së. Sipas z. Zheng Hexing, përgjegjës i prodhimit të C919-së, pjesa parore e C919-së është prodhuar kryesisht me aliazh prej alumini dhe litiumi. Përqindja e përdorimit të këtij materiali e ka kaluar atë që përdoret në Airbus A380. Por të mirat e tij janë të dukshme.

"Pjesa parore e avionit tonë ka një shtresë të jashtme prej 1 milimetri, pra shumë të hollë. Ky material e ul peshën e avionit, por forcon strukturën e trupit", tha z. Zheng.

Ai shtoi njëkohësisht se objektivat e dizenjimit dhe prodhimit të C919-së mund të përgjithësohen me "tre ulje": ulje e peshës, ulje e rezistencës së ajrit dhe ulje e shkarkimit të lëndëve ndotëse. Pritet që C919-ja, e cila është 14 % më e lehtë, të kursejë 12-15 % karburant, të eliminojë më shumë zhurma, duke shkarkuar 50% më pak lëndë ndotëse, gjatë fluturimit. Me epërsitë "më i sigurtë, më ekonomik, më i rehatshëm dhe më mjedismbrojtës", C919 mund të konkurrojë me Boeing dhe Aribus në të ardhmen e afërt.

Përveç përparimit teknik me forcat e veta, prodhuesit kinezë i kushtojnë vëmendje ndërthurjes së teknikave të përparuara botërore. Për shembull, motori që C919 përdor është njësoj si A787. Kështu që, shpikja e vetë plus pjesët e këmbimit më cilësore e ndihmojnë avionin e madh kinez të përputhet me standardet e rrepta ndërkombëtare.

Për të arritur funksionimin përfundimtar, një avion i tipit të ri duhet të kalojë teste të shumta për të marrë certifikatën e lejimit të fluturimit, sepse në ajër aeroplani mund të hasë shumë fenomene ekstreme meteorologjike si rrufe, turbullira, temperaturë të ulët etj., që rrezikojnë sigurinë e pasagjerëve. Për të vërtetuar epërsinë e C919-së, që nga fillimi I dizenjimit, studiuesit synonin certifikatat e lejimit të fluturimit jo vetëm në Kinë, por edhe në ShBA dhe Europë, në tregje që kanë standarde më të rrepta kualifikimi.

Me një ekip professional, të drejtuar nga shkencëtarët e kthyer nga ShBA-ja dhe Europa, C919-ja po kalon mbarë çdo test dhe politikë për fluturimin e ardhshëm në pesë kontinente të botës.

Pritet që avioni i madh që prodhohet nga Kina, C919 të kryejë fluturimine tij të parë në vitin 2015. Tani, kompanitë botërore të aviacionit kanë bërë porosi për 400 avionë C919. Z. Willie Walsh, drejtor ekzekutiv i Grupit Ndërkombëtar të Aviacionit(IAG) tha se interesi i blerësve tregon besimin e tregut ndërkombëtar për avionet e prodhuara nga Kina.

"Gjithnjë e më shumë drejtorë të nivelit të lartë të Boeing-ut dhe Airbus-it po bisedojnë për avionin e madh kinez sepse ai është konkurrues. Kjo është një gjë shumëe e mirë sepse konkurrimi do të nxitë efektivitetin e tyre dhe kthimin në nivel të arsyeshëm të çmimit", tha z. Walsh.

Ndër të gjitha kompanitë që janë në gjendje të prodhojnë avionë të mëdhenj, Airbusi fillon me gërmën "A", kurse Boeing me "B". Rastësisht, avioni i madh kinez fillon me "C". Lidhur me këtë, anëtari i Qendrës së Studimeve Teknike të Ministrisë së Shkencës të Kinës, Jin Luzhong me humor por me vetëbesim thotë se në të ardhmen, prodhimi i avioneve të mëdhenj pritet të dominohet nga ABC-ja.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China