PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prodhuesi i sondës hënore
2014-07-28 17:07:48 CRI Komenti juaj Printoni

Jia Yang është baba i dy vajzave, njëra ndjek shkollën fillore në Pekin, kurse tjetra është dërguar në Hënë.

Pas përpjekjesh të pandërprera 10 vjeçare, zv.kryeprojektuesi i mjetit kërkimor për misionin në Hënë "Chang'Ë 3", Jia Yang, së bashku me ekipin e tij, realizoi prodhimin e sondës së parë hënore të Kinës. Gjatë kësaj kohe, këtij eksperti 44 vjeçar i janë shtuar rrudhat në fytyrë dhe flokët e thinjur. Por, për sa i përket "fëmijës së dytë", sondës hënore "Yutu"(Lepur i Nefritit), z. Jia shprehet se nuk pendohet për "lindjen" e saj.

Jia Yang ka lindur në vitin 1970 në provincën Jilin të Kinës Veriore. Këtë vit, Kina lëshoi satelitin e parë "Lindje e Kuqe Nr.1", duke nisur hapin e parë drejt hapësirës kozmike. Kur Jia ishte 8 vjeç, një libër për sistemin diellor ndryshoi ëndrrën e tij. Pasi mësoi ekzistencën e trupave diellorë, ai u bë një i apasionuar i madh i tij. Me kalimin e kohës, ai prodhoi një teleskop me materiale të thjeshta, thirri shokët e shkollës të vëzhgonin kometën Halley dhe shkoi në periferi për të parë më mirë reshjet meteorike.

Me pasionin për kërkimet kozmike, ai zgjodhi "motorin e raketës" si degë në Universitetin Kombëtar të Teknologjisë së Mbrojtjes për të qenë sa më pranë ëndrrës dhe më vonë, vazhdoi studimet për mjetet fluturuese në Akademinë e Teknologjisë së Hapsirës Kozmike të Kinës.

Në vitin 1995, kur Jia Yang u diplomua dhe filloi punën në fushën astronautike, ai u ndodh para një situate të veçantë shoqërore. Në atë kohë, sistemi i ekonomisë së tregut pati zhvillim të vrullshëm dhe për shkak të rrogës së ulët, shumë kolegë të tij dhanë dorëheqjen dhe nisën të merreshin me tregti, ose u punësuan në firma të huaja. Madje kishte zëra që me shpoti thonin se "ata që punojnë në zyrë dhe lëshojnë raketa janë më të varfër, se ata që shesin vezë në rrugë".

"Faktikisht, në kushte të vështira jetese, më shkonte mendja edhe për dorëheqjen. Por më në fund, vendosa të mos e bëja , pasi ndihesh i lumtur kur ke një profesion që lidhet me ëndrrën tënde të fëmijërisë", tha zv.kryeprojektuesi i misionit të Kinës në Hënë "Chang'Ë 3".

Në 8 vitet e para, ai përgjigjej kryesisht për eksperimentet e përshtatjes së sateliteteve dhe anijeve kozmike me ambientin në kozmos. Gjatë kësaj periudhe, Jia Yang mori pjesë në shumë eksperimente dhe u bë një ekspert i shkëlqyer për "verifikimin e cilësisë së mjeteve fluturuese kozmike". Sa herë që kishte vështirësi, kujtonte fjalët e njerëzve, por rezultatet nuk arrihen lehtë. Një herë, për të zgjidhur disa probleme të punës, ai " u ngujua" një javë në zyrë,kohë gjatë së cilës piu dy koli cigare dhe nxiu murin e zyrës nga tymi. Në vitin 2004, Kina nisi projektin e eksplorimit të Hënës "Chang'Ë". Në korrikun e këtij viti, Jia Yang u ngarkua me detyrën e prodhimit të sondës hënore dhe shumë shpejt ai hasi një sërë problemesh. Sipërfaqja e Hënës është krejt e ndryshme nga ajo e rruzullit tokësor. Por para se sonda të prekë sipërfaqen e Hënës, si mund të ketë ecuri të mbarë sonda dhe ku mund të gjejmë një ambjent të ngjashëm me atë të Hënës në Tokë? Pas studimit dhe kërkimit të shumë materialeve, ai zbuloi se në provincën Jilin ka dy grupe vullkanesh dhe pluhuri i atjeshëm vullkanik ka elemente të ngjanshme me kampionin që astronautët amerikanë sollën nga Hëna. Fill pasi mësoi këtë, ai kontaktoi me një tregtar vendës nëpërmjet internetit. Mirëpo, sapo mësoi se Jia Yang donte të blente pluhur vullkanik, tregtari e ndërpreu lidhjen me të pasi kishte patur më parë eksperienca mashtruese në këtë drejtim.

Ishte fundi i tetorit, kur në vargmalet veriore pati reshje të shumta dëbore dhe zona malore u izolua për afro 6 muaj. Për të kursyer kohë, Jia Yang shkoi vetë në këtë zonë, duke udhëtuar me tren dhe autobus. Pas kërkimeve të vazhdueshme dyditore, ai bleu më në fund disa kamionë me pluhur vullkanik.

Shkencëtarët kinezë të asaj kohe nuk kishin asnjë lloj përvoje në prodhimin e sondës hënore dhe ndjenin një presion të madh. Sipas z. Jia, çdo projektues është gjithmonë plot me vetëbesim kur skicon mbi letra. "Mirëpo, në prodhimin real mund të përballesh me vështirësi të shumëllojshme ose të paparashikuara. Por me të hasur problemet, specialistët e fushave të ndryshme paraqesin dyshimet nga dhjetëra këndvështrime ndaj projektuesit", tha ai.

Presionet e mëdha e bënë Jia Yang-un të ishte i kujdesshëm, duke u kërkuar edhe kolegëve t'i kushtojnë vëmendje çdo detaji të vogël. "Tani, kur gjej një gabim shenje pikësimi në artikujt e inxhinierëve të rinj, shqetësohem sikur gjej gabim në përmbajtje. Puna astronautike ka rreziqe tëmëdha, ndaj një shenjë pikësimi e gabuar, mund të dëmtojë realizimin me sukses të projektit", tha z. Jia.

Gjatë pushimeve verore të vitit 2013, vajza e z. Jia, Jia Sihang, së bashku me nënën vizituan për herë të parë një shkretëtirë në veriperëndim të vendit, e cila shfrytëzohej për zhvillimin e eksperimenteve të sondës hënore. Kësaj zone, Jia Yang i vuri emrin "Wangshu", që është emri i hyjneshës, që i drejtohet Hënës me një karrocë, sipas një legjende të lashtë kineze. Pikërisht në atë periudhë, punonjësit pasi mbaruan të gjitha eksperimentet, nisën prodhimin përfundimtar të sondës hënore.

Në një ese, vajza e z. Jia, shkroi:"Nuk e dija se babi jetonte në kushte aq të vështira. Këtu nuk ka ujë dhe e sjellin nga krahinat e tjera, që ndodhen qindra kilometra larg. Kur fryn erë e madhe, tasi mbushet me rërë".

Pas katër muajsh, në fillim të dhjetorit të vitit 2013, sonda kërkimore "Chang'Ë 3" u lëshua me sukses dhe pas udhëtimit 12 ditësh mbërriti mbi Hënë. Një ditë më vonë, sonda "Yutu" që doli nga "Chang'Ë" bëri foton e parë në kozmos. Për këtë ditë, Jia Yang ka pritur dhe ka punuar prej 10 vjetësh.

Duke folur për objektivin e ardhshëm, Jia Yang shprehu dëshirën që para daljes në pension, të shohë një sondë më të mirë në eksplorimin e planetit Mars.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China