PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Green Card kinez
2014-07-14 10:47:09 CRI Komenti juaj Printoni

Të jesh i pajisur me Green Card në Kinë të lehtëson jetën, pasi nuk rinovon çdo vit lejen e qëndrimit dhe shmang procedurat për marrjen e saj. Por që të pajisesh me Green Card në Kinë duhet të plotësosh disa kritere.

Kriteret për pajisje me Green Card në Kinë.

Kush merr Green Card në Kinë?

-Së pari, shtetasit e huaj që kanë kryer në Kinë një investim prej mbi 500 mije dollarë, konsiderohen elite që kontribuon në zhvillimin e vendit.

-Të huajt e martuar me një shtetas apo shtetase kineze prej një periudhe mbi 5 vjeçare.

-Të huajt mbi 60 vjeç, pa të afërm të shkallës së pare jashtë shtetit.

Aktualisht Kina po lehtëson procedurat për marrjen e Green Card, nga të huajt që jetojnë dhe punojnë në këtë vend.

Liberalizimi i Green Card-it kinez

Në qershor të këtij viti, Departamenti Organizativ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës njoftoi se do të ulet pragu i miratimit të kartës së gjelbër (Green Card), për të tërhequr talentet e huaj në Kinë, ndonëse nuk është publikuar ende kur do të hyjë në fuqi ky vendim.

Ky vendim shihet si pozitiv për rritjen e investimeve të huaja në Kinë. Por nuk do të jetë e mjaftueshme për biznesmenët e huaj në Kinë të paraqesin licensën e sipërmarrjes dhe letrat reference nga klinetët për tu pajisur me Green Card. Investitorët e huaj duhet të japing një kontribut të spikatur në zhvillimin e Kinës si dhe të shosërisë kineze.

Raporti vjetor për emigracionin ndërkombëtar në Kinë (2014) bën të ditur se aktualisht në Kinë janë rezidentë 840 mijë të huaj. Një nga përfitimet kryesore të të huajve, që pajisen me Green Card kineze, e cila rinovohet çdo 10 vjet është se i huaji lejohet të qëndrojë në Kinë gjatë kësaj kohe pa vizë. Kjo do të thotë se pas marrjes së Green Card shtetasi i huaj nuk ka nevojë të rinovojë lejen e qëndrimit për 10 vjet.

Sipas statistikave nga viti 2004 deri në fund të vitit 2011, rreth 4,700 të huaj janë pajisur me Green Card në Kinë. Ndërkohë në maj të vitit 2014, mbi 1300 të huaj kanë marrë qëndrim të përhershëm në Kinë, bazuar në planin e rekrutimit të njohur si "plani i 1 mijë talenteve". Këto të huaj që punojnë e jetojnë prej disa vitesh në Kinë janë rekomanduar si të talentuar në fusha të ndryshme nga ministritë, qeverisjet vendore të provincave të ndryshme, në Departamentin Organizativ të KQ te PKK-së.

Kina vendosi për here të pare "lejen e qëndrimit të përhershëm" për të huajt në vitin 1986. Qysh nga ajo periudhë deri në vitin 2004, kur nisi të zbatohej skema e Green Card,u është dhënë leje leje qëndrimi I përhershëm, 100 të huajve në Kinë.

Përfitimet nga Green Card kinez

Green Card mund të përdoret nga të huajt në vend të pasaportës së tyre. Ata mund të përdorin Green Card për blerje biletash treni, avioni, për të hapur një llogari bankare apo për të rezervuar një dhomë hoteli. Green Card përfitojnë kryesisht të huaj që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Kinë, të cilët janë ambjentuar me shoqërinë kineze dhe jetën e saj. Një tjetër përfitim i të huajve të pajisur me Green Card në Kinë është se ata gëzojnë të njejtat të drejta për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, si edhe shtetasit kineze.

Drejtori I Institutit të Studimeve për Emigracionin, Song Quancheng i Universitetit të Shandongut thotë për mediat vendëse se për tërheqjen e specialistëve të huaj të fushave të ndryshme, ofrohen rroga të larta, të cilat konkurrojnë ato të vendeve nga vijnë specialistët". Përparësi kanë të huajt që vijnë në Kinë për biznes si dhe për shkak të talentit të tyre në fusha të ndryshme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë kineze.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China