PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gaokao-provimet në lashtësi
2014-07-14 10:47:12 CRI Komenti juaj Printoni

Gaokao, sistemi i lashtë i provimeve në Kinë

Të rinjtë studentë u nënshtroheshin provimeve edhe në lashtësi. Pikërisht këto provime në Kinë njiheshin me emrin "Gaokao". Si arrinin të rinjtë e epokës së lashtë të regjistroheshin në provimin perandorak, të njohur me emrin "keju" ? Ky sistem ka nisur gjatë sundimit të dinastisë Sui (581-618 p.e.s) dhe ka patur një jetëgjatësi prej 1.300 vjetësh, kohë kur u ndërpre nga dinastia Qing (1644-1911). "Keju" luajti një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e personelit sa më të përgatitur, që shërbente në oborrin perandorak të Kinës.

Provimet në lashtësi

"Keju"-ose provimi në kohën perandorake në Kinë ishte një testim i njohurive në letërsinë klasike dhe në filozofi. Me kalimin e viteve njohuritë fokusoheshin në shkrimin e eseve. Gjatë sundimit të dinastive Ming dhe Qing, provimet provimet përqëndroheshin në njohjen e "Doktrinës së Konfucit" ose të "4 Librave të Kinës" (Si Shu), të cilat përbëhen nga-Lun Yu (Diskutime dhe proverba), Mengzi,Da Xue (Mësimi i madh) dhe Zhong Yong. Gjithashtu studimet e të rinjve përqëndroheshin në "5 librat klasikë" ku bëjnë pjesë –Poezia, Muzika, Shkëmbimet, Ritualet dhe Analet e Pranverës dhe të Vjeshtës.

Kandidatët pjesmarrës në provim duhet të shkruanin një ese, me anë të së cilës të shpjegonin idetë e tyre mbi këto libra, duke përdorur një formë të caktuar ose strukturë, të njohur si "Esetë e 8 pjesëve". Fillimi i esesë duhet të përfshinte dz fjali lidhur me idenë qendrore të titullit, që njihej si "shtjellimi i idesë së esesë".

Eseja shtjellohej më tej me fjali të tjera përmes të cilave studenti shpjegonte temën e zgjedhur, që njihej si " vazhdimi i idesë së esesë". Pjesa e fundit e kompozimit përqëndrohej në idenë e subjektit në formën e paralelizmit dhe të antitezës. Idetë duhet të bazoheshin në 4 librat e lartpërmendur të 5 klasikëve.Provimi në disa raste trajtonte dhe çeshtje praktike, ndër të cilat, politika.

Kryerja e provimit "Keju"

Ky provim zhvillohej një herë në 4 vjet dhe përshkonte 4 nivele-provimin në nivel rrethi, province, nivel akademik dhe provimi në pallatin perandorak. Kandidatët duhet të kalonin njerin nivel për të aplikuar nivelin e rradhës. Çdo provim zhvillohej në 3 ditë, kohë gjatë së cilës kandidatët mbaheshin mbyllur në një kabinë të vogël, ku u sillnin ushqim të ftohtë. Pjesa më e madhe e kandidatëve të Kinës së lashtë duhet të ndërmerrnin rrugë të gjatë për të arritur deri në kryeqytet, ku zhvillohej provimi.

Infrastruktura rrugore në periudhën e lashtësisë nuk ishte e zhvilluar, ndaj zakonisht kandidatët vinin në këmbë . Për këtë arsye shumë prej tyre udhëtonin edhe për disa muaj deri sa arrinin në kryeqytet për provimin "Keju". Një pjesë e kandidatëve vinin nga familje me të ardhura të pakta dhe ishin të veshur thjesht, por ata merrnin me vete deri në kryeqytet librat, penët e shkrimit, letrat dhe sigurisht ushqime.

Një tjetër element i provimit "Keju" ishte dhe sistemi i sigurisë ku kalonin kandidatët. Madje edhe sot në provimin e pranimit për shkollat e niveleve të ndryshme, që njihet me emrin "Gaokao" ka një sistem të tillë, por sigurisht me aparatura moderne elektronike. Kurse në lashtësi, kandidatët për studentë lëshonin flokët, ecnin zbathur dhe kontrolloheshin nga rojat e pallatit perandorak.

Klasifikimi i provimit

Kandidatëve u jepeshin tituj të ndryshëm përsa i përket niveleve të ndryshme të provimit, kjo varej nga rezultatet e arritura. Ata që merrnin provimin në nivel rrethi (quheshin Xiucai ose Shengyuan). Ata që kalonin provimin në nivel province, nivel akademik dhe në nivelin e pallatit perandorak quheshin përkatësisht juren, Gongshi dhe Jinshi.

3 kandidatët e parë që promovonin nivelin Jinshi quheshin Zhuangyuan, Bangyuan dhe Tanhua. Të gjithë kandidatët e pranuar në nivelin Jinshi merrnin një post nga perandori. Kjo konsiderohej si një nder i madh, për vetë studentit por dhe familjen e tij, pasi ai përzgjidhej të mbante një post drejtues në oborrin perandorak. Konkurrenca mes kandidatëve për provimin perandorak ishte shumë e ashpër. Ka patur raste që 2-3 milion studentë i janë nënshtruar dy herë testimit në nivel lokal dhe vetëm 150 mijë e kanë kaluar atë në nivel province. Rreth 6 mijë kandidatë kalonin provimin në nivel kryeqyteti. Kandidatët që fitonin titullin Zhunyuan ishin më të nderuarit, pasi konsideroheshin talente të vërteta. Madje perandorët dëshironin që vajzat e tyre të martoheshin me një kandidat me titullin Zhunyuan.

Korrupsioni në provim

Edhe në kohët e lashta kishte korrupsion të formave të ndryshme. Lidhur me provimet e studentëve, kishte raste që prindërit e tyre në gjendje të mirë ekonomike u ofronin ryshfete anëtarëve që kontrollinin provimet. Atëkohë nuk kishte karta identiteti dhe fotografi të aplikuesve për provim dhe kjo ishte një menyrë që në vend të kandidatit real, që kishte kaluar seleksionimin e parë, të paraqitej një tjetër. Por nuk mungonin as kopjimet në provim, ashtu si në ditët tona, por me mjete më të thjeshta.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China