PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Superkompjuteri më i shpejtë në botë
2014-07-14 09:43:30 CRI Komenti juaj Printoni

Në Konferencën Ndërkombëtare për Teknologjinë e Superkompjuterave(ISC) që përfundoi në fund të qershorit në Lajpcig të Gjermanisë, superkompjuteri i prodhuar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës Tianhë Nr.2 fitoi "kampionatin botëror" për herën e tretë rradhazi. Me një shpejtësi të llogaritjes prej 33.86 quadrilionësh në sekondë, që është dyherë sa ajo e kompjuterit të dytë më të shpejtë në botë "Titan" amerikan, aftësia e llogaritjes së Tianhë Nr.2 për një sekondës është sikur 1.3 miliardë kinezë të bëjnë llogaritje me makinë për 1000 vjet, 24 orë pa pushim.

Por, për çfarë mund ta ndihmojnë njeriun këta superkompjuterë? Mos ka ndonjë përdorim në jetën e përditshme të njerëzve?

Superkompjuterët janë kompjuterët që mund të llogarisin më shpejt me kapacitete më të mëdha rezervimin e datave. Ata përdoren gjerësisht në projekte të mëdha studimore. Li Nan, është zv.drejtori i projektit të prodhimit të Tianhë Nr.2.

"Për shembull, për dizenjimin e reaktorit të centralit bërthamor është e pamundur të ndërtojmë një model sa masa reale e reaktorit për të bërë eksperimente. Por, me anën e superkompjuterit mund të bëjmë një modelim dixhital, në bazë të të cilit zhvillohen provat e funksionimit të reaktorit në raste të ndryshme. Pas marrjes së rezultateve të sigurta, i përdorim në prodhimin konkret. Projektet e rëndësishme si fluturimi kozmik me astronaut apo eksplorimi i hënës nuk mund të kryhen pa ndihmën e superkompjuterit. Sa më i ndërlikuar dhe me përpikmëri të lartë të jetë projekti, aq më shumë varësi do të ketë nga aftësia e llogaritjes kompjuterike", tha z. Li.

Për publikun, Tianhë Nr.2 duket sikur mund të shërbejë vetëm në fushën tekniko-shkëncore. Por faktikisht, superkompjuterët janë në shfrytëzim shumë të gjerë, në sigurinë kombëtare, zhvillimin ekonomik apo përparimin shoqëror.

"Aktualisht jeta jonë nuk ndahet as me Tianhë nr.2, me ndihmën e të cilit, rrobat tona do të bëhen më të bukura dhe të rehatshme; drithërat do të bëhen më të ushqyeshme dhe më të mirë për shëndetin tone pas përzgjedhjes së gjeneve; ndërtesat do të bëhen më të qëndrueshme kurse makinat, aeroplanet dhe trenat do të dizenjohen në të mirën e përmirësimit të kushteve transportuese", tha z. Li Nan.

Por përdorimet e superkompjuterëve nuk kufizohen me kaq. Në prodhimin e barnave, parashikimin meterorologjik, sistemimin e ndotjes etj., Tianhë nr.2 ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh.

Studimet tradicionale për barna të reja realizohen shumë ngadalë se duhet të zhvillohen "përshtatjet" e provave të përbëra prej elementesh të zgjedhur me shans. Zakonisht ky proces duhet të zgjatë nga 10 deri në 15 vjet me një kosto mbi 1 miliard dollarë amerikanë. Kurse në Institutin e Studimeve të Barnave të Shangait pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave të Kinës, Tianhë nr.2 ka kryer vlerësimet shkencore për mbi 600 barna, duke kursyer shumë kohë dhe fonde.

Dr. Xu Zhijian në këtë institut tha se "Në radhë të parë, përzgjedhim me superkompjuter variantet e lëndëve të ndryshme përbërëse që mund të kenë efekt kundër virusit. Po të gjendet ndonjë variant i mundshëm, zhvillojmë ekperimentin laboratorik me të".

Po të përfytyrojmë virusin si shënjestër dhe medikamentin si shigjetë, studimi i barnave të reja do të duket si goditjet e pandërprera të shënjestrës me shigjeta. Një proces i tillë, nëse kryhet me superkompjuter por jo nga duart e njeriut, do të shpejtohet jashtë mase.

"Në një kohë të shkurtër, superkompjuteri mund të çiftojë mijëra madje qindra mijëra përzierje të lëndëve kimike. Në kushte ideale, kjo mund të rezultojë në një ilaç të ri në disa muaj", tha z. Li Nan.

Në fushën meteorologjike, shpejtësia e lartë e llogaritjes e superkompjuterit mund të rritë dukshëm saktësinë e parashikimit të motit, duke lehtësuar pasojat që fatkeqësitë natyrore mund t'i sjellin jetës së njeriut. Përpikëria e parashikimit meteorologjik varet nga dy faktorë që përkatësisht janë mbledhja e shumë materialeve dhe aftësia e duhur e llogaritjes së datave.

Z. Li Nan tha se "Sipas të dhënave statistikore, po të bëhet parashikimi në bazë të metodës së vjetër, për një ditë më shumë parashikimi do të nevojiten afro 10 vjet. Por superkompjuteri e ka shkurtuar këtë fazë".

Përveç këtyre, Tianhë nr.2 mund të ofrojë shërbime për parashikimet e sakta në afat më të gjatë. Tani, parashikimi në afat të mesëm dhe të gjatë bazohet kryesisht mbi zgjidhjen e një sërë ekuacionesh, të krijuara sipas shënimeve historike në të njëjtën periudhë, të dhënave gjeografike dhe rregullave termodinamike dhe hidrodinamike. Disa parametra që ndryshojnë shpejt kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme rezultatet e parashikimit. Por superkompjuteri mund të kryejë llogaritje me të marrë informacione.

Jo vetëm në përparimin shkencor, superkompjuteri përdoret edhe për nxitjen e shkallëzimit të industrisë tradicionale nga ana teknike. Për shembull, në të kaluarën, për dizenjimin e një tipi të ri të makinës duhej dy ose tre vjet. Por tani, me ndihmën e kompjuterëve, një model i ri i makinës që mund të kalojë teste teknike mund të dizenjohet brenda tre muajsh. Kështu që është normale të shihni në një vit të shiten dy lloje të makinës.

Përparimi tekniko-shkëncor po lehtëson jetën e njeriut. Siç mësohet, superkompjuteri do të luajë një rol më të rëndësishëm. Në të ardhmen, me ndihmën e tij, studiuesit mund të mbarojnë përcaktimin e renditjes së të gjitha pjesëve përbërëse të AND-së, duke zbuluar "enigmën" e jetës së njeriut, për të parandaluar sëmundjet e bashkëlindura nga ana gjenetike. Pasi popullarizohen pajisjet elektronike që mund të vishen, superkompjuteri mund të vëzhgojë gjendjen e trupit dhe të paralajmërojë njeriun kur rrezikon të ketë ftohtë apo ndonjë problem psikik.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China