PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përvoja kineze e një amerikani
2014-06-30 17:11:30 CRI Komenti juaj Printoni

Përvoja kineze e një amerikani

Sociologu amerikan Mark Levine shkeli për here të parë tokën kineze në vitin 2005, ku i ishte ofruar punë si mësues i anglishtes në Kolegjin Huaiyin të qytetit Huai'an, të provincës Jiangsu. Pas një jete në metropolet amerikane dhe pas një experience 30 vjeçare si sociolog në shërbimet komunitare, ai kishte nisur të mendonte për një përvojë të re pune. "Më pëlqeu ideja e ardhjes për punë në Huaiyin , tregon Mark, i cili ndonëse erdhi në Kinë për një kontratë pune 1 vjeçare, jeton këtu prej 9 vjetësh.

Përveç punës si profesor i anglishtes në Universitet ai ka krijuar dhe një grup muzikor, ku interpreton në duet dhe ai quhet "In Side Out". Marku tregon se e shikonte ardhjen në Kinë për punë si një mundësi ideale për të njohur sa më mire këtë vend të madh.

Kur arriti në Kinë dinte vetëm pak gjëra për historinë e saj , kurse tani ai është një ekspert i huaj, njohës mjaft i mire i aktualitetit dhe kulturës kineze.

Karriera në mësimdhënie

Kontrata e Markut me kolegjin e shkollës së mesme Huaiyin ishte vetëm 1 vjeçare. Por ai brenda një viti arriti të mësonte shumë për Kinën dhe kinezët ndaj vendosi që ta rinovonte kontratën e kështu prej 9 vjetësh jeton dhe punon në Kinë. Marku tregon se në bashkëbisedimet me shumë kinezë u ka folur atyre për jetën e njerëzve të thjeshtë në SHBA, problemet me të cilat përballet rinia, si droga, kriminaliteti etj. Ai ka shpërndarë përvojën e tij si sociolog në qendrat komunitare. "Jap mësime të gjuhës angleze , por këtë e konsideroj edhe si një mjet komunikimi të ideve, ndaj mendoj se është me rëndësi, thotë Marku.

Që nga viti 2007 Marku është transferuar në Pekin ku jep mësim në Universitetin Minzu University, ku 70% e studentëve I përkasin 56 minoriteteve etnike të Kinës. Marku ndjehet mjaft i interesuar për bashkëjetesën shumëkulturore në Kinë. "Puna me studentët e pakicave kombëtare është mjaft njohëse për mua pasi mësoj rreth kulturës kineze dhe diversitetit të saj, thotë ai.

Sipas tij qeveria, shoqëria dhe familja kineze I kushtojnë një rëndësi të madhe edukimit të të rinjve . Marku e quan mjaft frymëzuese punën e tij pedagogjike në universitet.

Pasioni muzikor

Gjatë 9 viteve të jetës së tij në Kinë Marku e ka shëtitur pjesën më të madhe të saj. Një tjetër pasion i madh i tij, që në rini ka qenë kompozimi i këngëve, ndaj edhe në Kinë ai e ka zhvilluar këtë passion. Ai ka performuar në Murin e Madh Kinez, në spektaklin e televizionit shtetëror kombëtar kinez CCTV "Super Star Avenue" i ndjekur nga 50 mijë spektatorë në festivalin Crayfish në Huai'an si dhe në mbi 20 ceremoni dasmash.

Vitin e kaluar Marku krijoi me këngëtaren kineze të muzikës folk Fu Han duetin "In Side Out". Ata interpretojnë këngë të ndryshme kineze, ku Fu Han paraqitet e veshur me costume popullore të krahinave të ndryshme të Kinës, sipas këngëve që performojnë. Meloditë folklorike por dhe dueti i instrumenteve muzikorë, njeri perëndimor dhe tjetri aziatik i japin një atmosferë të veçantë performances së tyre.

"Kur këndoj në gjuhën kineze ngjall interes të veçantë në publik, shkruan Mark, në librin e tij "Histori nga udhëtimi im në Kinë" botuar në prill të këtij viti. Së bashku me partneren e tij kineze ata interpretojnë duke luajtur në kitarë dhe në instrumentin folkloric kinez erhu.

Repertori i grupit "In Side Out" është një përzierje mes kulturës perëndimore dhe asaj kineze. Kur e pyesin Markun se çfarë i pëlqen më shumë mësimdhënia, kompozimi, të kënduarit apo të shkruarit e kujtimeve, ai thotë pak nga të gjitha. Jeta e tij në Kinë ka një dinamikë të re. "Çdo gjë që bëj ka lidhje me të mësuarit e diçkaje të re", thotë Mark.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China