20140623nepunesit |
Nicolas Santo, një uruguajan 26 vjeçar ndodhet në tavolinën e së të punës, ku janë vendosur shumë letra shënimesh në dy gjuhë, kinezisht dhe anglisht. Në një letër të madhe, në qendër shkruhen dy karaktere kineze që do të thonë "qeveri", ç'ka përfaqëson punën e tij të re në Kinë.
Nicolas Santo
Në godinën e Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ekonomiko-Tregtar të qytetit Foshan të provincës Guangdong të Kinës jugore, Nicolas si çdo nëpunës qeveritar kinez punon me kolegët në një zyrë dhe ha në të njejtën mensë. Ai e vlerëson punën aktuale si "shumë interesante" dhe detyra e tij është "Këshilltar për Promocionin e Investimeve Ndërkombëtare" në bashkinë e një qyteti të Kinës.
Gushtin e kaluar, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ekonomiko-Tregtar të Foshan-it publikoi një njoftim në internet për rekrutimin e profesionistëve të nxitjes së investimeve botërore. Deri tani, ndër katër kandidatët që kaluan testin, tre kanë filluar punë dhe I katërti vazhdon procedurat në ShBA.
Ky është ekipi i parë i përbërë vetëm nga punonjës të huaj dhe i krijuar nga autoritetet lokale kineze për çështje tregtare.
Puna e tyre kryesore është mbledhja e informacioneve për investimet ndërkombëtare, komunikim me menaxherët e ndërmarrjeve
ndërkontinentale, dizenjim dhe përditësim i websitit të Drejtorisë, duke nxitur investimet e huaja në Foshan dhe duke ndihmuar firmat vendore të investojnë jashtë vendit.
Për momentin, në këtë "skuadër" mungon edhe një anëtar dhe rekrutimi është ende në zhvillim e sipër. Shifra pesë për punonjës të huaj në tërësi është bazuar në idenë e shefit të drejtorisë Zhou Zhitong. "Nuk dëshirojmë që të punësohen më pak se pesë persona njëherësh sepse duam që të paktën ata të formojnë një ekip, në mënyrë që të mund të shfaqin opinionet e tyre pa ndikim nga kolegët kinezë në grup", tha z. Zhou.
Në sytë e z. Zhou, megjithëse në të kaluarën disa organe të qeverisjes lokale kishin punësuar ekspertë të huaj për këshilla profesionale tekniko-ekonomike, ata nuk ishin të punësuar si në drejtorinë e tij, që të punonin çdo ditë me të njëjtin orar dhe në të njëjtën zyrë si punonjësit kinezë. "Në këtë ambient, kolegët e huaj dhe kinezë mund të njohin më mirë njërë-tjetrin. Gjatë shkëmbimit të mendimeve dhe kryerjes së të njëjtit detyrim, nëpunësit qeveritarë kinezë mund të mësojnë nga kolegët e huaj, duke zgjeruar horizonin e tyre për botën e jashtme", shtoi shefi i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ekonomiko-Tregtar të qytetit Foshan.
Por si ambjentohen punonjësit e huaj në Kinë, një vend që është mijëra kilometra larg vendlindjes së tyre?
32 vjeçari Chris Blake, është nga Britania. Ai ka punuar në një kompani ndërkombëtare australiane që ka biznes me Kinën. Gjatë vizitave të punës në Kinë, ai njohu gradualisht këtë vend të madh në zhvillim dhe ndryshoi punë në qytetin Yangshuo të Kinës jugore. Sivjet është viti i 6-të që jeton në Kinë dhe këtë herë, ai zgjodhi Foshanin ku nisi një detyrë të re në bashkinë e qytetit. "Për mua, kjo punë nuk ndryshon shumë nga ato që kam bërë. Këtu kam të gjitha kushtet për komunikim , pa asnjë pengesë. Ndryshimin e shoh te liria e veprimit që na ka dhënë drejtori Zhou. Si në organe të tjera qeveritare, kolegët e mi kinezë nuk lejohen të përdorin në punë aplikimet e mesazheve si QQ, Skype etj. Kurse ne nuk kemi asnjë kufizim në këtë drejtim. Madje mund ti raportojmë direkt drejtorit për punën tonë, por jo nëpërmjet niveleve të larta drejtuese si kolegët e tjerë kinezë", tha Chris.
Chris
Pas katër muajsh, Chris i ka vënë vetes një emër kinez "Chen Xu". "Chen" me të njëjtin nistor "Ch" të emrit të tij anglez "Chris". Ndërsa, "Xu" e ka kuptimin "diell në agim". Z. "Chen", pas ambientimit katërmuajsh, tani është mësuar me punën e re dhe po jep kontributin e tij .
Përveç punës së zakonshme si mbledhje të informacioneve ose ruajtje e kontakteve me bashkëpunëtorët ndërkombëtarë, Chrisi përgjigjet edhe për dizenjimin e websitit të Drejtorisë së Investimeve të bashkisë së Foshanit.
"Zbulova se në websitin e mëparshëm kishte shumë informacione dhe plot fjalë, ku mungonin fotot e domosdoshme që ngjallin shumë interes të përdoruesit e internetit", tha Chris. Pas përpunimit prej disa muajsh, ai nxorri variatin e ri të dizenjimit të websitit.
Me të hapur këtë faqe elektronike, dallohet një kolonë që i kushtohet jetës në Foshan. Nga eksperiencat e veta, Chrisi dhe Nicolasi shkruajnë shumë artikuj dhe i vënë këtu për të lehtësuar jetën dhe punën e vizitorëve të huaj në këtë qytet. "Kjo është shumë e rëndësishme për investitorët e huaj që kanë dëshirë të hapin biznes në Foshan sepse ata jo vetëm duan të fitojnë para këtu, por edhe të gëzojnë një jetë të rehatshme", shpjegoi Chrisi për iniciativën e krijimit të një kolone të tillë.
Ndërkohë, websiti i ri nga ky i diplomuar i Universitetit të Plymouthit të Britanisë ka fituar edhe miratimin e drejtorit Zhou me katalog të ngjyrshëm dhe paraqitje të thjeshtë, por mjaft tërheqës. "Faqja elektronike e drejtorisë sonë ka qenë pak monotone, si kopje e variantit të bashkisë, por në gjuhën angleze. Kurse tani, është bërë një platformë aktive komunikuese me klientët tanë të mundshëm tanë. Chrisi përdor ide dizenjuese të websiteve të njohura botërore, jam kënaqur me stilin aktual të faqe sonë" , tha z. Zhou.
Puna e Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ekonomiko-Tregtar të
qytetit Foshan është një hap i ri për autoritetet lokale të Kinës. Por faktikisht, gjithnjë e më shumë kolegë të huaj po bëhen pjesë e stafit të ndërmarrjeve, organeve studimore etj., në Kinë. Në të njëjtën kohë, rekrutimi i profesionistëve radhitet ndër reformat e reja të vendit. Siç mësohet, qeveria kineze po rishikon rregullat administrative për të lehtësuar marrjen e "kartës jeshile" të të huajve në Kinë. Pritet që në të ardhmen të afërt, krahas përmirësimit të kushteve ekonomiko-shoqërore dhe shpejtimit të integrimit të Kinës në botë, më shumë "Chris" do të marrin pjesë në zhvillimin e vendit.