PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çiftet kineze dhe fëmija i dytë
2014-06-23 11:26:25 CRI Komenti juaj Printoni

Shoqëria kineze po përballet me një dukuri të re, fëmijën e dytë. Pas liberalizimit të "politikës së një fëmije" në nëntor të vitit të kaluar, tashmë në fokus të shërbimeve të kujdesit shëndetësor është nëna me moshë mesatare, që pret të lindë fëmijën e dytë të saj.

Si po përgatitet sistemi shëndetësor për këtë sfidë ? A janë të shumta çiftet kineze me një fëmijë që dëshirojnë një fëmijë të dytë? Sa është mosha mesatare e nënave, që dëshirojnë të lindin një fëmijë të dytë ? A ka grupe specifike nënash që nuk mund të lindin fëmijë, por i drejtohen mjekësisë tradicionale kineze apo fertilizimit in-vitro?

Për këto çeshjte do të flasim në rubrikën "Hotpot"

Nënat shidu

Xing Li, është një kineze 48 vjeçare që në fund të prillit lindi dy djem binjakë në një spital të Pekinit. Ajo kreu shumë trajtime mjekësore për shtatzëni që nga viti 2012,pas vdekjes së djalit të saj të vetëm, nga një sëmundje zemre. Si Xing shumë nëna, të mbetura pa fëmijë, ose siç quhen në Kinë "nëna-shidu" përpiqen të mbeten shtatzanë për të sjellë në jetë një fëmijë.


Xing Li

Fëmija është vazhdimësia e jetës së një çifti, e vetë familjes, por jo të gjithë e kanë këtë fat. Për Xing kjo nismë dukej e lehtë, ndaj ajo nisi të ndiqte këshillat e mjekësisë tradicionale kineze, deri sa u bind se duhet të kryente fertilizimin invitro, për të mbetur shtatzanë. Dy fertilizimet e para dështuan, por ajo nuk u tërhoq. Kur mbeti shtatzanë Xing ndjehej disi e turpëruar për shkak të moshës së saj të madhe. Kur i thoshin se sikur po tregohej egoiste për të patur një fëmijë në këtë moshë, Xing përgjigjej se ajo kishte nevojë për një shtyllë shpirtërore, për të vazhduar jetën e saj. Jo të gjitha nënat-shidu kanë fat si Xing. Li Xia, 51 vjeçare prej më shumë se 3 vjetësh po përpiqet të mbesë shtatzanë, pas vdekjes së vajzës së saj të vetme në 2010. Ajo ishte përpjekur prej mëse 3 vjetësh të mbetej shtatzanë, por pa rezultat. Ajo ishte diagnostikuar me uterine fibroids dhe ishte trajtuar sipas mjekësisë tradicionale kineze. Gjatë 3 vjetëve ajo shpenzoi 100,000 yuan për përgatitjen e kushteve për shtatëzani. Ajo kishte provuar të bënte 1 mijë kërcime në ditë me litar për përmirësimin e vezoreve. Kishte provuar 3 herë fertilizimin in vitro, por pa sukses.Pavarësisht vështirësive Li nuk dorëzohej.

Fluks lindjesh në Kinë

Autoritetet shëndetësore në Pekin bëjnë të ditur se është rritur numri i rezervimeve për lindje nëpër spitale dhe veçançrisht i nënave mbi të 30-t të cilat do të lindin fëmijën e dytë, bazuar në liberalizimin e politikës së "1 fëmije". Sipas china.org.cn një zyrtar i komisionit të shëndetësisë dhe planifikimit familjar,Xi Shuyan ka thënë se janë paralajmëruar spitalet të rritin kapacitetet e tyre për trajtimin e grave shtatzënë me probleme shëndetësore. Kryeqyteti kinez do të shënojë një boom lindjesh në të ardhmen e afërt të zbatimit të politikës së liberalizimit të lindjeve. Në 5 vitet e ardhshme pritet të shtohet me 270 mijë foshnje popullsia e Pekinit.

Aktualisht spitalet obstetrike janë të popullurara konsiderueshëm por po përgatiten për një fluks të ri lindjesh. "Numri i pacienteve në departamentin e obstetrikës vitet e fundit është rritur 20%. Këtë vit presim që ky numër të rritet", thotë Zhang Fuchun, zëvendësdrejtor i Spitalit të Tretë Universitar të Pekinit. Xi thotë se në qytet do të vendoset një system monitorimi, për numrin e grave shtatzanë që mund të asistojnë spitalet. Ndërkohë ky regjistrim do të ndihmojë më pas grate shtatzëna për të gjetur spitalin ku do të kryejnë lindjen . "Shpresojmë se kjo masë e re do të ndihmojë që grate shtatzëna të mos vrapojnë nga një spital në tjetrin për tu trajtuar, thotë ai.

Kujdesi ndaj nënave me moshë mesatare

Nënat mbi të 30-t që dëshirojnë të lindin fëmijën e dytë para shtatzanisë duhet të kryejnë një sërë testesh shëndetësore. Kjo ndihmon që ato të kenë një shtatzëni të shëndetshme por dhe të sjellin në jetë një fëmijë të shëndetshëm. 35 vjeçarja Su Shu kreu një test para-shtatzënie në mars dhe rezultoi se niveli i sheqerit në gjak ishte i lartë. Nëna dëshironte që të kishte një fëmijë të dytë përveç vajzës 8 vjeçare. "Mjeku më tha se grate e moshës sime duhet të bëjnë testin çdo dy javë, pas 3 muajve të pare të shtatzanisë. Gjithashtu ato duhet të bëjnë testin e lëngut amniotik, për të pare riskun që fetusi mund të ketë për anomali ", tregon Su.

Ndaj kësaj grupmoshe nënash tregohet një kujdes i veçantë, pas liberalizimit të lindjeve në Kinë. Shumë gra të kësaj moshe kryejnë konsulta në spitale dhe marrin këshilla përsa i përket mundësisë që kanë për të patur një fëmijë të dytë, por dhe risqeve të mundshme. Spitalet e Pekinit kanë nisur nëntorin e vitit të kaluar të këshillojnë nënat që duan të kenë një fëmijë të dytë. Sipas mjekëve pjesa më e madhe e këtyre grave janë të moshës rreth 35 vjeçare, kur shfaqen rreziqe endocrine, të dështimit të ovulimit, komplikacione të barrës, siç janë diabeti, hipertensioni etj. Rreth 80% e nënave që pas moshës 35 vjeç sjellin në jetë fëmijë i nënshtrohen operacionit cezarian.

Fëmija i dytë kushton

Një sondazh I kryer kohët e fundit në Kinë me 5.406 gra tregon se 11% e nënave me 1 fëmijë hezitojnë të kenë një fëmijë të dytë, kurse vetëm 22% e tyre planifikojnë një fëmijë tjetër. Qysh nga nëntori i vitit të kaluar në Kinë është liberalizuar "politika e 1 fëmije",e cila i lejon çifteve , ku njeri nga bashkëshortët rrjedh nga një familje me një fëmijë, të kenë një fëmijë të dytë. Sondazhi i organizuar nga babytree.com tregon se një përqindje e ulët e nënave të reja planifikojnë një fëmijë të dytë , në qytetet Shangai dhe Pekin. Sipas tyre, lindja e fëmijës së dytë pamundësohet nga ngarkesa e tyre profesionale por dhe nga kostoja e lartë e rritjes së fëmijës , në këto metropole.

Sipas sondazhit nënat mendojnë se fëmija I dytë do të përmirësonte gjendjen e tyre shëndetësore. Por më shumë se gjysma e këtyre nënave nuk guxojnë të lindin fëmijën e dytë, pasi do të sillte një sfidë ekonomike për prindërit, të cilët do të duhet të punonin shumë për mirërritjen e tij. Referuar sondazhit , nënat me një nivel të ulët arsimor, lindin fëmijën e dytë afro një vit pas lindjes së fëmijës së pare. Kurse nënat me një nivel të lartë arsimor , lejojnë të kalojë kohë nga linfja e fëmijës së pare, në mënyrë që të mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për rritjen e fëmijës së dytë. Po sipas sondazhit 1/4 e nënave të reja dhe shtatzënave, të lindura në vitet 90-të dhe 70% e tyre kanë familje pasi kanë mbetur shtatzëna. Përgjithësisht këto gra kanë arsim të ulët dhe të ardhura të pakta se sa nënat e lindura në vitet 70-80 të shekullit të kaluar. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China