PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rregullore e re në metronë e Pekinit
2014-06-16 17:46:33 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullore e re në metronë e Pekinit

Zyra për Çështje Ligjore e Pekinit ka hartuar një rregullore të re për ndalimin e ushqimit në metronë e metropolit kinez. Ky nen i veçantë, thotë zyra, do të përfshihet në manualet e pasagjerëve, të cilëve u kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim për zbatimin e rregullores. Në shkurt të këtij viti është publikuar projekti, sipas të cilit personat që hanë ushqime të ndryshme në metro gjobiten me 50-500 juanë (rreth 10 deri në 100 dollarë amerikanë, apo me një paralajmërim zyrtar të lëshuar nga autoriteti i transportit.
Ushqimi në ashensorë, korridoret publike, llojet e tjera të transportit ose në shkallët lëvizëse është i ndaluar, sipas  draftit fillestar të rregullores. Kjo rregullore ka ngjallur debate të shumta të opinionit publik. Ata që janë në mbështetje të rregullores së re thonë se era e ushqimeve të ndryshme  është e padurueshme në metro. Ndërsa të tjerët, që janë kundër rregullores thonë se udhëtarët nëpër metro duhet të paktën të lejohen të përdorin ushqimet e ftohta, apo snack sepse ata udhëtojnë edhe mbi 1 orë me metro dhe kanë nevojë të ushqehen.
Për të qenë në koherencë me kërkesat e qytetarëve Zyra e çeshtjeve ligjore ka deklaruar se rregullorja do të rishqyrtohet. Pekini nuk është qyteti i parë në Kinë kur ndërmerret një veprim i tillë,pasi në Shenzhen të Kinës jugore ndalohet që nga viti 2007 ushqimi në metro dhe për shkelësit e rregullores zbatohen gjoba deri në 200 juanë. Rregulla të ngjashme zbatohen edhe në Hong Kong.

Gaforre online-një biznes i ri

Shumë kinezë përdorin shërbimin online me mesazhe WeChat, i ngjashëm me Facebook, kurse shumë të tjerë preferojnë të hanë gaforre, por të paktë janë ata që mund të lidhin këto dy elemente. Kinezi Zhang Qing pati një ide të tillë. Si një "I pasionuar pas ushqimit" dhe sidomos ushqimeve të detit, Zhang iu përvesh punës. Kohët e fundit çmimet e gaforreve janë rritur me shpejtësi,  duke shkuar në 6-10 yuan (0.97-1.62 dollarë) copa. Ideja e Zhangut ishte shitja e gaforreve online, perms rrjetit social WeChat, ku porositë paguhen online.
"Mendova për njerëz si puna ime, që jemi nëpunës nëpër zyra dhe pak a shumë kemi të njejtën mënyrë jetese dhe preokupime. Ka dhe njerëz që kanë mundësi ekonomike, ndaj nuk tremben nga çmimet e prodhimeve , por preokupohen për higjienën e tyre. Kemi patur disa eksperienca në restorantet e peshkut, që nuk na kanë pëlqyer përsa I përket kushteve sanitare të ruajtjes apo të gatimit," thotë Zhang.
"Ghost" Street në lindje të qendrës së Pekinit është një destinacion i preferuar për të pasionuarit pas gaforreve. Zhang ka bërë disa kërkime nga dhjetori i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti dhe ka mësuar se në restorantet e njohura të kësaj zone gaforret shiten me tonelata gjatë një dite . Sipas tij kërkesat për gaforre rriten gjatë verës, ndoshta edhe pse gjatë verës njerëzit organizojnë shumë festa. "Gaforre pikante dhe birrë e ftohtë janë shumë të preferuara gjatë festive verore," thotë Zhang, duke shtuar se pritet që kërkesat online në Wechat për gaforre gjatë Kampionatit botëror të futbollit në Brazil, të rriten ndjeshëm.
Zhang tregon se nuk është i vetmi që shet në internet gatime me gaforre, por gjithësesi nuk ka konkurrencë të lartë. Jumbo Crayfish's – quhet firma e tij e cila bën shpërndarjen e gatimeve me gaforre nëpër destinacione, sipas kërkesave në Wechat dhe transporti kryhet me makina Land Rover Discovery, Mercedes-Benz  dhe Toyota Camry.
Arsyeja përse Zhang ka zgjedhur për transportin e shpërndarjes së porosive është se u krijon klientëve " idenë e shërbimeve të luksit". "Klientët e mi janë në së shumti të rinj modern, që do të ndjeheshin vërtet mire nëse porosia e tyre për gaforre do të arrinte me Land Rover SUV dhe jo me një furgon të zakonshëm,"  thotë Zhang.
Kompania e themeluar nga Zhang bashkë me dy partnerë, ndjen realizimin e misionit të saj fitimprurës me rritjen e kërkesave të klientëve për prodhimet e tyre, të cilat janë të freskëta dhe të shijshme.
Zhang tregon se e nisi këtë sipërmarrje për të provuar diçka të re dhe për ti krijuar babait të tij pensionist, tashmë me detyrë "administrator i  kuzhinës së Jumbo Crayfish, një shans për të bërë të njohura recetat e gatimit në familje. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China