PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restaurues të veprave të lashta
2014-06-16 17:25:36 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth shekullit të 8-të të erës sonë, kinezët shpikën teknikën e shtypjes me matricë druri. Gjatë më shumë se 1200 vjetëve krahas përhapjes së kësaj teknike, mençuria e njerëzimit, ngjarjet e rëndësishme historike janë trashëguar brez pas brezi nëpërmjet librave të shtypur prej letre. Mund të themi se së bashku me letrën e shpikur për herë të parë nga kinezët, teknika e shtypjes me matricë është dëshmitare e zhvillimit të qytetërimit njerëzor.

Por, pikërisht për shkak se librat janë shtypur me letra, gjatë ruajtjes mijëravjeçare, dëmet janë të pashmangshme. Sipas të dhënave statistikore, vetëm në biblioteka publike universitare dhe muze të Kinës ka mbi 40 milionë libra të lashtë, më shumë se 10 milionë prej të cilëve kanë pasur dëmtime të ndryshme. Me kalimin e kohës, këta libra rrezikohen nga "zhdukja natyrore" e shoqëruar me erozionin e letrave.

Krahas zhdukjes së veprave të lashta, ka kërkesa të mëdha për restaurues. Mirëpo, tani në Kinë punonjësit që merren me këtë profesion janë më pak se 100, vetëm 1/6 e të cilëve janë nën 40 vjeç. Kjo do të thotë se për të kryer tërë restaurimin, do të duheshin qindra vjet dhe kjo do të ishte ideale që gjendja e librave të lashtë të mos për keqësohet më tej brenda një kohe aq të gjatë.

Restaurimi i librave është një mjeshtëri i posaçme. Ata që merren me këtë duhet të kenë njohuri dhe përvojë të pasur. Nga njohuritë, ata duhet të dinë mirë formatin, letrat madje dhe stilet e shtypjes në krahina dhe periudha të ndryshme historike. Ndërsa, nga praktikat, ata duhet të përvetësojnë dhe të bëjnë me saktësi të lartë çdo proçedurë të duhur sepse një gabim i vogël mund të prishë rezultatet e restaurimit të tërë librit.

Ekspertët e quajnë restaurimin e veprave të lashta si një profesion me "vështirësi të jashtëzakonshme kualifikimi" sepse ndër dhjetë teknikë, mbase do të dalë vetëm një i mirë. Por, për të shpëtuar sa më shpejt trashëgiminë e çmuar kulturore po punohet për një qendër përgatitore të restauruesve.

Kjo është një klasë në Bibliotekën Kombëtare të Kinës,që ndryshon nga klasat normale në shkollë, pasi frekuentohet çdo fundjavë me studentë që përgatiten deri në mesnatë. Disa pyesin mësuesit, disa përqëndrohen te restaurimi i thjeshtë i librave etj. Ata janë studentë të vitit të dytë të kolegjit të krijuar nga Bibioteka Kombëtare për vlerësimin dhe restaurimin e librave të lashtë.

Sipas z. Yan Zheng, përgjegjës i kurseve të bibliotekës, që nga viti 2008 këtu janë përgatitur gjashtë breza restauruesish. Gjatë studimeve trevjeçare, studentët vijnë dy ditë në javë për të mësuar njohuri, kurse çdo fundjavë për praktikë.

Këta studentë e kanë hobi restaurimin e veprave të lashta. Shumë prej tyre kanë pasion ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndjekin rregullisht kurset.

"Ata vijnë kryesisht nga Pekini. Disa e kanë lidhje familjare me libra për shembull prindërit ose vetë studenti është koleksionist i librave të lashtë", tha z. Yan. Sipas tij, hapja e klasës në bibliotekën kombëtare ka kushte mjaft të mira.

"Kemi laborator kombëtar të mbrojtjes së veprave të lashta. Studentët mund të përdorin pajisjet dhe materialet e laboratorit. Kemi mbi 10 teknikë të njohur në vend që japing mësim", shtoi z. Yan.

Z. Du Weisheng është një ndër mjeshtrat kombëtarë në restaurimin e librave të lashtë dhe mësues i kësaj klase të përgatitjes së studentëve. Si një profesionist me 40 vjet përvojë, ai shprehu shqetësimin për mungesën e teknikëve.

"Tani të gjitha problemet e materialeve mund të zgjidhen lehtë. Por, na mungojnë njerëzit që kanë eksperiencën e duhur. Nga mësimi deri në kryerjen e punës pa ndihmë, duhen të paktën 10 ose 20 vjet. Tani në mbarë vendin ka 12 qendra të restaurimit, por ata që kanë përvojë mbi 20 vjeçare numërohen me gishta. Kam shumë punë çdo ditë. Por përpiqem të gjej kohë tu jap mësim çdo javë studentëve të kursit, sepse librat e lashtë nuk presin. Ata po dëmtohen dita ditës. Një gjë tjetër që më tërheq është që shumë studentë kanë pasion dhe dashuri të vërtetë për punën time", tha z. Du.

Fjalët e tij vërtetohen në sondazhin e zhvilluar nga vetë studentët. Ndër 24 studentë, pjesa dërrmuese kanë profesione të tjera. Ata punojnë në galeri, media apo shtëpi të ankandit.

Në krahasim me shokët e kursit me moshë mesatare 26 vjeçare, Shi Wenlei,është me I madhi me moshë 46 vjeç. Sipas tij, studimi niset nga dashuria për veprat e lashta.

"Jam një drejtues i ankandit. Por, për shkak të pasionit tim për letërsinë e lashtë , kam prekur rastësisht libra të lashtë kur isha i vogël. Sapo mësova për hapjen e kursit u regjistrova pa asnjë hezitim", tha z. Shi. Duke iu përgjigjur pytjes nëse ndjen presion apo jo kur "konkurron" me të rinjtë e grupit, ai tha duke qeshur.

"Nuk ndiej fare trysni kur ata mësojnë më shpejt dhe më mirë se unë. Përkundrazi, ndihem i gëzuar , sepse para nisjes së përgatitjes, mendoja se vetëm njerëzit në moshë kanë interes për këtë gjë. Prandaj, pasi zbulova se aq shumë të rinj shqetësohen për mbrojtjen e thesarit kulturor kombëtar, jam vërtet I lumtur", tha z. Shi.

Për të tërhequr më shumë studentë, biblioteka ka publikuar reklama në mediat sociale. Ndërkohë, sipas planifikimit, fotot, shkrimet dhe videot për klasën e restaurimit do të shfaqen edhe në faqen elektronike të bibliotekës për ata që duan të mësojnë drejtpërdrejt dhe falas.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China