20140609Hotpot2 |
Kina në Botërorin e Brazilit
Kina nuk arriti të kualifikohej për Kampionatin Botëror të Futbollit 2014, por Kina është vendi që ka realizuar pjesën më të madhe të suvenireve dhe veshjeve me destinacion Brazilin. Janë të shumta këto prodhime që tregojnë rritjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Brazilit.
E gjelbër dhe e verdhë,ngjyrat e flamurit Brazilian kanë pushtuar zonën më të madhe të Rio de Janeiro. Shitësit shpresojnë se Brazili në vendin e vet do të ketë sukses. Kapele, peruke dhe lloje të tjera aksesorësh janë gati për brazilianët që dëshirojnë të tregojnë përkrahje për ekipin e tyre kombëtar. Këto prodhime vijnë nga Kina dhe janë me çmime të arsyeshme.
Me dy dollarë amerikanë fansat mund të blejnë një flamur, një kapele apo një kupë, të gjitha të prodhuara në Kinë, vend I cili ka furnizuar Brazilin me 80% të suvenireve të Botërorit. Charles Tang, president I Dhomës së Tregtisë Brazil-Kinë shprehet se prodhimet kineze të Botërorit flasin për lulëzimin e bashkëpunimit tregtar mes dy vendeve. Pritet që në finalen e botërorit shitjet e këtyre suvenireve të rriten, sidomos nëse skuadra braziliane do të arrijë në finale .
Kina lehtëson procerat e "kartës së gjelbër"
Kina do të lehtësojë procedurat për marrjen e "kartës së gjelbër"(Green Card), duke ulur numrin e dokumenteve dhe ndryshimin e afateve kohore për pajisjen me këtë kartë, me qëllim tërheqjen e sa më shumë specialistëve të huaj në fusha të ndryshme të jetës.Autoritetet kineze janë shprehur për rishikimin e rregullave për qëndrimin e përhershëm të qytetarëve të huaj, duke i bërë më të përshtatshme standartet. Në kuadër të rishikimit të sistemit të "kartës së gjelbër" përfshihen anëtarët e familjeve të formuara nga shtetas kinezë dhe shtetas të huaj, që punojnë si specialistë në Kinë, apo të atyre që kanë kryer investime me një vlerë deri në 500 mijë dollarë. Deri në vitin 2012 afro 5 mijë të huaj janë pajisur me "kartën e gjelbër" nga autoritetet kineze. Me anë të një projekti për rekrutimin e specialistëve të huaj, i cili njihet si "Plani i 1 mijë specialistëve" dhe si rezultat i rekomandimeve nga ministritë dhe qeverisja lokale deri më 23 maj të këtij viti një numër prej 1.306 specialistësh të huaj të fushave të ndryshme janë pajisur me leje qëndrimi të përhershëm në Kinë. Kina nisi zbatimin e "kartës së gjelbër" në vitin 2004.
Spërkatje insekticidesh me helikopter pa pilot
Teknikët kinezë nga qyteti Haozhou i provincës Anhui, në lindje të Kinës e drejton me anë të telekomandës helikopterin pa pilot , për të spërkatur me insekticide parcelat e mbjella me grurë. Helikopterit nuk i duhet një pistë e veçantë për uljen dhe ngritjen e tij. I pajisur me aparate pilotimi gjysmëautomatike dhe me sistemin global të pozicionimit (GPS), ky lloj helikopteri përdor benzinë dhe mund të fluturojë pa ndalim për 8-9 minuta. Kjo këhë është e mjaftueshme për spërkatjen me insekticide të një sipërfaqeje bujqësore prej 1.334 ha.
Maska të reja anti-smog
Në fund të majit në Pekin u zhvillua Java tekniko-shkencore, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua prodhimeve që ndihmojnë në uljen e efekteve të smogut. Në eksponate të veçanta të ekspozitës u paraqitën maska të cilat ndikojnë në uljen e qelizave të pluhurit me koeficient 2.5 PM deri në 99%. Një maskë shumë e përshtatshme për mbrojtjen nga smogu ishte ajo me lidhëse prej xheli silikoni që mbështeteshin shumë mirë në fytyrën e përdoruesit dhe garantonin ruajtjen e frymëmarrjes nga depërtimi i ajrit të ndotur. Me ndihmën e teknologjisë tridimensionale të fytyrës, klienti mund të zgjedhë maskën sipas fytyrës së tij. Maska imiton në mënyrë të përsorur gojën e peshkut dhe kjo formë mund të ulë në maksimum ndjesinë e marrjes së frymës tek përdoruesi i maskës.
Sipas studimeve në këtë fushë, tre fletët e pastrimit brenda maskës ulin deri në 99 % depërtimin e celulave të imta të pluhurit. Kjo maskë e re për mbrojtjen nga smogu me garanci 99% të pastërtisë së ajrit që përthithet me anë të saj, tashmë mund të gjendet në treg dhe kushton 200 juanë.
Sistem monitorimi i përhershëm i tymrave të restoranteve në Pekin
Një sistem i ri monitorizimi i përhershëm i përqëndrimit të tymrave që lëshohen nga restorantet apo hotelet është promovuar këto ditë maji në një ekspozitë të Pekinit. Ky sistem përbëhet nga një aparat kryesor si dhe nga sensorë dhe përllogaritës në distancë të lëshimit të tymrave. Nëse tymrat e kalojnë kufirin e lejuar të përhapjes në ajër atëhere një sistem alarmi jepet. Inspektorët menjëherë shkojnë të kontrollojnë vendin përkatës, që ka tejkaluar normat e ndotjes.
Ky sistem po përdoret në formë prove në distriktet Shijingshan dhe Xicheng të Pekinit dhe në 2 vitet e ardhshëm do të nisë përdorimi i këtij sistemi anti-ndotje në 300 lokale restorantesh apo hotelesh dhe në 6 distrikte të tjera të Pekinit.(Eda Merepeza)