Monumentet botërore në Kinë
20140602Hotpot2 |
Nëse vizitoni Kinën do të gjeni anëmbanë saj ndërtesa të njohura botërore, stili i të cilave është përshtatur për qytetet kineze. Në fshatin Huaxi ju mund të shihni imitimin e ndërtesës së US Capitol, por atë mund ta gjeni të përshtatur edhe në qytetin kinez Jiangyin të provincës lindore Jiangsu. Vepra të rëndësishme arkitekturore si Muri i madh kinez, Sheshi Tian anmen, ndërtesa e US Capitol, Harku i Triumfit në Paris, apo Ndërtesa e Teatrit të Operas në Sidnej mund ti gjeni të kopjuara në Kinë.
Harku i Triumfit, i quajtur "Weiye French Town" ndodhet në qytetin Dongtai në provincën Jiangsu.Një klub nate i quajtur "Tianshang Renjian " (parajsë tokësore) ka kopjuar godinën e Pallatit të Madh të Popullit në Pekin.Fshati austriak Hallstatt, monument i mbrojtur nga UNESCO gjendet i kopjuar në Hiuzhou të provincës jugore kineze Guangdong.
Për realizimin e kësaj vepre kompania "China Minmetals Corp" ka shpenzuar 940 milion dollarë amerikanë, me qëllim tërheqjen e turistëve dhe të investitorëve në këtë zonë.
Sheshi Tian anmen mund të vizitohet edhe në fshatin më të pasur të Kinës, Huaxi, në provincën lindore Jiangsu.Ndërtesa e Capitolit amerikan është kopjuar në stilin e saj për ndërtimin e Gjykatës së Popullit në Wenling të provincës Zheijiang.Ndërsa në një park të qytetit Funing të provincës Jiangsu vizitorët mund të gjenden përballë një godine që është kopja e Teatrit të Operas së Sidneit. Një qendër tregtare në Shijiazhuang, të provincës Hebei ka imituar në fasadën e saj Qendrën Kombëtare Akuatike.
Kjo është një gjetje mjaft interesante, si për vendësit, të cilët këto ndërtesa të famshme nga e gjithë bota i kanë parë vetëm nëpët filma apo në emisionet televizive, por edhe për turistët e huaj që vizitojnë Kinën.
Rritet numri i emigrantëve të huaj në Kinë
Kina ka shtuar bashkëpunimin me komunitetit ndërkombëtar lidhur me politikat migratore.Sipas të dhënave numri i emigrantëve të huaj në Kinë në vitin 2010 ishte 685.775, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2000. Këto shifra raportohen nga World Migration Report. Ky raport u paraqit në Pekin më 19 maj nga Organizata Botërore e Migracionit IOM.Sipas raportit numri i të huajve që kanë kërkuar leje qëndrimi në Kinë në vitin 2010 është rritur 29% krahasuar me vitin 2006.
Drejtori i përgjithshëm i IOM, William L. Swing, thekson se deri në vitin 2001 Kina ka qenë një vend vëzhgues i kësaj organizate, ndërsa tani autoritetet kineze kërkojnë ekspertë nga vendet e tjera për menaxhimin e trendit në rritje të emigrantëve të rregullt në vend. Një shqetësime për qeverinë kineze lidhur me emigrimin është emigrimi i parregullt, thotë Swing. Sipas këtij raporti falë rritjes ekonomike dhe ndryshimeve demografike Kina nuk tërheq vetëm emigrantët e huaj, por tashmë është kthyer në një vend tranzit për destinacionet e tyre.Organizata IOM po ndihmon Ministrinë kineze të rendit publik për të përmirësuar menaxhimin e politikave të emigracionit. Emigrimi duhet parë në aspektin e tij human dhe emigrantëve u duhen njohur të drejtat e tyre.Kjo organizatë po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kineze që të ulet numri i emigrantëve të paligjshëm në vend.
Sipas Swing duhen parë motivet e emigrimit, duhen kryer trajnime me personelin kinez të çeshtjeve të emigrantëve, të cilat përfshijnë dokumentacionin, kontrollet kufitare etj.Shefi i IOM për Kinën, Par Liljert ka deklaruar se kjo organizatë po përmirëson përvojën ndërkombëtare në Ministrinë e Rendit publik. Kjo përfshim asistencën në qendrat e riatdhesimit,për emigrantët ilegalë,që kjo ministri mendon të ngrejë në qytetet e mëdha të vendit.Organizata IOM ka kontribuar në disa raste të trafikimit të femrave nga vendet e Afrikës apo Afrikës së Jugut drejt Kinës.Kahu i emigracionit tashmë drejtohet nga vendet në zhvillim drejt vendeve të zhvilluara.Gati gjysma e emigrimit botëror përfshihet në këtë trend.Sipas Shen Yanjie, zyrtar pranë administratës shtetërore për ekspertët e huaj në Kinë, kjo agjenci qeveritare merret me rekrutimin e punonjësve të huaj të specialiszuar në fusha të ndryshme, të cilët kontribuojnë në përparimin e mëtejshëm të Kinës. (Eda Merepeza)