PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesi për fëmijët në Kinë
2014-06-03 18:15:07 CRI Komenti juaj Printoni

Një Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe të shtetitndaj tyre. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në festë, por edhe në një ditë sensibilizimi për problemet me të cilat përballen fëmijët në mbarë botën.

Origjina e 1 Qershorit

1 Qershori e ka origjinën nga Kina. Ne vitin 1925 konsulli i pergjithshem i Kinës ne San Francisko të SHBA-së mblodhi një numer te konsidesueshem femijësh jetimë kinezë të festonin Festën e Varkës së Dragoit, e cila përkoi më 1 qershor të atij viti. Festa e 1 Qershorit filloi te festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe zhvillojnë veprimtari të ndryshme për ta. Por në këtë ditë sensibilizimi, mbarë shoqëria i kthen sytë nga problemet e fëmijëve dhe mirërritjes së tyre. Lidhur me këtë në edicionin e sotëm të rubrikës sonë do të flasim për një pjesë të fëmijëve kinezë, që nuk gëzojnë kujdesin e prindërve, por të kujdestarëve.

Kujdestarët e fëmijëve

Jo të gjithë fëmijët jetojnë me kujdesin prindëror. Ka edhe nga ata për të cilët kujdeset shteti. Ka fëmijë prindërit e të cilëve për arsye të ndryshme nuk janë të aftë të rritin fëmijët e tyre. Në këto raste shteti merr përsipër kujdesin ndaj fëmijëve dhe kryesisht mirërritjen e tyre në ambjente familjare. Në Kinë tregohet një kudes i madh ndaj kësaj kategorie fëmijësh, prindërit e të cilëve nuk kujdesen dot për ta, ndaj ata rriten nga kujdestarët, apo familje kujdestare.

Kujdestar quhet një person i cili kujdeset për një fëmijë, pa e birësuar atë. Në Kinë pushteti vendor, përkatësisht organe të lidhura me Ministrinë e burimeve njerëzore paguajnë dhe rekrutojnë prindër kujdestarë për fëmijët, prindërit biologjikë të të cilëve nuk e kryejnë dot kujdesin ndaj fëmijëve. Kohët e fundit qeveria kineze ka vendosur rregulla të reja për sjelljen e kujdestarëve të fëmijëve, në rast të abuzimeve me këta të fundit. Kujdestarët janë persona që shërbejnë në shtëpitë e fëmijës, në shkolla të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara mendore apo fizike. Nëse kujdestarët shkelin të drejtat e fëmijëve, duke ushtruar dhunë ndaj tyre, fizike apo psikologjike, nëse nxjerrin përfitime materiale nga fëmijët për të cilët kujdesen, ata do të ndiqen penalisht.

Përzgjedhja e kujdestarëve të fëmijëve

Në Kinë ka çifte që kujdesen për fëmijë të braktisur dhe paguhen nga shteti. Rregullorja e re përcakton që çiftet që aplikojnë për kujdestarë fëmijësh, nuk duhet të kenë fëmijë biologjikë më të vegjël se 6 vjeç. Gjithashtu në rregulloren e re thuhet se një çift nuk mund të kujdeset për më shumë se 2 fëmijë.

Li Yan është shef i Shtëpisë së Fëmijës në qytetin Zhengzhou të provincës Henan. Ai tregon se ndonëse në këtë institucion ka 800 fëmijë, 200 prej tyre jetojnë me familje kujdestare, pasi ka mungesë shtretërish në institucion.

Sipas Li për këta fëmijë janë zgjedhur familje kujdestare në fshatrat përreth, ku punonjësit socialë kryejnë inspektime të rregullta.Për rritjen e një fëmije, një familje kujdestare përfiton një ndihmë ekonomike prej 900 RMB në muaj, e barazvlefshme me 144 dollarë. Ndërsa Dong Hui, zëvendësdrejtore e departamentit të mirëqenies sociale dhe bamirësisë në Zyrën e burimeve njerëzore në Henan, thotë së institucionet për mirëqenien e fëmijëve kërkojnë ndihmën e familjeve kujdestare kur kanë mungesa në personel apo kur nuk kanë vend të mjaftueshëm për strehimin e fëmijëve. Ajo thotë se në Henan 1 në 5 nga 6 mijë fëmijët për të cilët kujdeset shteti jetojnë në familje kujdestare.

Wang Jinxia, zyrtar pranë Ministrisë së Çeshtjeve Sociale thotë se në Kinë praktikohet prej vitesh kujdesi ndaj fëmijëve nga familje kujdestare. Por në disa rajone të Kinës numri i familjeve kujdestare të fëmijëve ka rënë.Në distriktin Daxing të Pekinit numri i fëmijëve në familje kujdestare ka rënë. Në vitin 2006 në këto familje jetonin 1.100 fëmijë, kurse aktualisht jetojnë 110 fëmijë.

Shteti në Kinë kujdeset për 615.000 jetimë, sipas statistikave të vitit 2012, të publikuara nga Ministria e çështjeve sociale.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China