PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Boom lindjesh në Vitin e Kalit
2014-05-26 19:19:28 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekja gjinekologe Zhai Guirong i cili punon në një spital privat në Pekin thotë se rezervimet për lindje në këtë spital janë plotësuar deri në dhjetor të këtij viti, ndaj spitali nuk ka më kapacitete për të pranuar nëna të tjera për lindje.Sipas saj ky fluks lindjesh lidhet me zodiakun kinez,pasi gjatë vitit të Dragoit që ishte në 2012 numri i lindjeve ishte më i madh se gjatë vitit të Gjarprit që ishte në 2013. Ky vit që në zodiakun kinez përkon me vitin e Kalit ka një rritje të madhe të lindjeve. Shtatzënat kanë planifikuar lindjen e fëmijës për vitin e Kalit, por ato nuk duan kurrsesi që fëmija të lindë vitin tjetër, që është viti i Deles. Personat supersticiozë, që ndjekin rregullisht kulturën tradicionale kineze dhe veçanërisht horoskopin kinez besojnë se fëmijët e lindur në vitin e Kalit do të kenë fat të mbarë në jete, kurse ata që mund të lindin gjatë vitit të Deles nuk do të jenë me fat.

Sipas mjekes gjinekologe Zhai Guirong njerëzit e ndikuar nga zodiaku kinez më së shumti zgjedhin të lindin fëmijët në spitalet private, se sa në ato publike. Kjo për faktin se spitalet publike kanë një fluks pacientesh, kurse në ato private cilësia e shërbimit është më e lartë, kundrejt çmimit më të lartë.

Kjo mjeke me një karrierë gati 40 vjeçare kujton se kur punonte në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik të Pekinit, në vitin 1991 ishte viti i Deles, sipas zodiakut kinez. Ajo kujton se më 1991 numri i lindjeve ishte 2 mijë, kurse në 1990 kishte qenë 3 mijë, ndërsa në 1992 arriti në 4 mijë.

Edhe Gu Yueshan, shef i spitalit gjinekologjik dhe kujdesit ndaj fëmijëve në disktriktin Tongzhou të Pekinit vëren një dukuri të ngjashme. Numri i foshnjeve të lindura në këtë spital nga janari deri në prill të këtij viti është rritur me 29.4%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas tij numri i pacienteve shtatzënë që vizitohen çdo ditë në këtë spital arrin deri në 800. Duke e krahasuar me vitin e kaluar Gu thotë se numri i pacienteve që vizitoheshin në ditë ishte 500-600. Nga spitalet gjinekologjike ka të dhëna se numri i grave të regjistruara për kontroll lindjeje këtë vit është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar. Mjekët thonë se arsyeja e shtimit të shtatzanive në vitin e Kalit është sepse ai konsiderohet i mbarë dhe fatsjellës, krahasuar me vitin që vjen, kur është viti i Deles.

Por një arsye tjetër e vlefshme është se sivjet në Kinë ka nisur liberalizimi i politikës së "1 fëmije", duke mundësuar që çiftet të kenë më shumë se një fëmijë.

Një panda në fshat

Një fshatar në Zhaojue në jugperëndim të provincës Sichuan ka zbuluar një panda të egër në fillim të majit dhe e ka mbrojtur atë deri sa është transferuar në rezervatin natyror më të afërt. Gyalpo Tsopug, nga fshati Yimudi, e zbuloi arushën panda që mund të jetë 2 vjeçare në një pyll bambuje pranë banesës së tij.

"E pamë teksa vraponte nja 100 metra përgjatë një tuneli dhe më pas humbi në pyll," tregon fshatari. Menjëherë ai ka njoftuar autoritetet për pandën.

Autoritetet locale kanë mobilizuar rreth 50 vetë për të gjetur ariun panda në kushte sa më të mira. "Kishim frikë se mos binte pre e gjuetarëve ilegalë që janë këtej rrotull, tregon një nga drejtuesit e operacionit për gjetjen e pandës.

Më në fund ata kanë arritur ta gjejnë pandën por për shkak të mungesës së ushqimit të saj të preferuar, bambusë ,autoritetet e fshatit kanë vendosur ta dorëzojnë atë në Rezervatin natyror Dafengding National Nature Reserve në Meigu.

Panda kishte disa plagë në këmbën e djathtë që duheshin mjekuar, tregon kreu i administrates së rezervatit natyror Fang Kui.

Sipas ekspertëve panda mund të ketë humbur nga nëna e saj dhe gabimisht ishte nisur drejt fshatit . Pandat gjigande janë ndër speciet në zhdukje në botë. Në malet e provincës Sichuan jetojnë 1,600 panda të egra.

Pandat, janë " simbol i Kinës". Aktualisht 40 panda ndodhen në 17 kopshte zoologjike në 12 vende të botës, të huazuara nga Kina. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China