PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haotang, fshat i bukur
2014-05-19 16:13:51 CRI Komenti juaj Printoni

Të shoqëruar nga flladi pranveror dhe aroma e këndshme e luleve të sapoçelura, ne mbërritëm në fshatin Haotang, i rrethuar nga male të mbuluara me gjelbërim.

Haotang është një fshat i qytetit Xinyang të provincës He'nan të Kinës Qendrore. Prej kohësh, ky fshat ka përmirësuar jetën e banorëve nëpërmjet mbrojtjes së mjedisit. Kryetarja e fshatit znj. Hu Jing, thotë se fshati duhet të zhvillohet duke ruajtur natyrën e tij karakteristike.

"Duhet të ndërtojmë fshatin tonë siç po bëjmë tani, për ta bërë tërheqës për qytetarët që u mungon natyra e fshatit ", tha znj. Hu.

Kur ecim në rrugët e shtruara me kalldrëm, kudo këmba shkel bar dhe sytë fiksojnë male të lartë, mbuluar nga gjelbërimi. Por, mjaft karakteristike janë banesat e fshatarëve. Z. Su Yonghua, përgjegjësi i projektit për ristrukturimin e fshatit u tha gazetarëve

"Të gjitha ndërtesat e fshatit tonë janë rindërtuar pjesërisht, duke u restauruar me një stil të veçantë. Mbi kornizën e portës kryesore të disa ndërtesave janë vendosur harqe prej druri të gdhendur, një zbukurim ky karakteristik i krahinave jugore të provincës sonë", tha z. Su.

Sipas tij, rindërtimi i shtëpive të fshatarëve u krye duke përdorur vetëm materiale vendore dhe në bazë të dëshirave të çdo familjeje. Çdo familje u pajis me projektin e restaurimit, të realizuar nga specialistët e punësuar nga qeverisja vendore. Gjatë procesit të rindërtimit, mbrojtja e mjedisit ishte një përparësi .

"Ambienti natyror është në kushte ideale, kështu që fshatarët pranuan me kënaqësi dekorimin e shtëpive të tyre. Një shembull tjetër është kategorizimi/ndarja e mbeturinave. Materialet plastike apo prej gome mblidhen dhe riciklohen. Kurse çdo familje, me ndihmën e qeverisë, ka krijuar një kopsht perimesh ku përdoren plehrat organike", u shpreh Su Yonghua.

Përveç kësaj, trajtimi i ujit për përdorim të gjerë është një hap i rëndësishëm i mbrojtjes së mjedisit. Tani, çdo familje ka një sistem efektiv për trajtimin e ujit.

"Në oborrin e çdo banese ka një sipërfaqe katrore në tre shtresa prej kalldrëmi të përmasave të ndryshme. Uji i filtruar grumbullohet dhe këtu mund të mbillen bimë ujore. Vetëm pasi elementet ndotës janë 'tretur' nga bimët, uji mund të shkarkohet jashtë", tha një punonjës i qeverisjes fshatare.

Sipas kryetares Hu Jing, ndryshimi i pamjes së fshatit ka rikthyer në vendlindje shumë të rinj që kanë gjetur punë në qytete të mëdha. Ata janë rikthyer në fshat për të kontribuar në rindërtimin e banesave. Znj. Hu shton se dëmet që shkaktojnë ndërmarrjet nëpërmjet ndotjes janë më të mëdha se fitimet ekonomike, ndaj shëndeti i banorëve është mjaft i rëndësishëm.

Por, ndryshimi nuk vërehet vetëm te mjedisi.

"Kemi ftuar në fshat edhe mjekë për të kontribuar në ruajtjen e shëndetit. Pas fushatës ndërgjegjësuese mënyra e jetesës së fshatarëve tanë ka ndryshuar shumë. Ata tani i kushtojnë më shumë vëmendje zgjedhjes së ushqimeve dhe stërvitjes së përshtatshme fizike", tha znj. Hu.

Në sajë të mjedisit të bukur natyror, fshati pati një zhvillim të vrullshëm turistik. Vizitorë të shumtë nga qytetet ndikojnë në rritjen e shitjeve të produkteve vendore bio, si çaj, gështenja, rrënjë lotusi etj.

"Që nga viti 2011, kur filluam rindërtimin e përgjithshëm të fshatit, të ardhurat e fshatarëve tanë janë dyfishuar", tha kryetarja Hu. Nga mbrojtja e mjedisit, fshati ka shtuar përfitimet.

Arsimi mund të ndikojë të ardhmen e njeriut,madje edhe të një vendi. Në shoqërinë e ziles hymë në shkollën fillore të Haotang-ut. Këtu, koncepti i mbrojtjes së mjedisit është përhapur gjerësisht.

Kjo mund të vërehet madje edhe në tualetin e shkollës, të ndërtuar me pajisje të thjeshta por efektive në kushtet e higjenës dhe të ajrimit. Nga shkalla e pastërtisë, mezi dallohet se është tualet i një shkolle fillore në fshat. Gjithashtu, shkolla ka krijuar disa parcela ku hapi tokë në sipërfaqe nxënës të cikleve të ndryshëm të shkollës bashkë me prindërit punojnë së bashku, që nga mbjellja, ujitja e deri në kultivim apo korrje. Nëpërmjet kësaj veprimtarie fëmijët edukohen me punën, por edhe përvetësojnë njohur për mbrojtjen e mjedisit.

Në një intervistë për gazetarët e radios sonë, kryebashkiaku i qytetit Xinyang, Qiao Xinjiang u shpreh se tani në fshatin Haotang është krijuar një sistem bazë i mbrojtjes së mjedisit që ndihmon në ruajtjen e natyrës

"Në të kaluarën, në këtë fshat të vogël, mungonin shërbimet publike si spitali, shkolla, furnizimi me ujë të pijshëm. Duke u mbështetur në planin e zhvillimit hap pas hapi, realizuam çdo objektiv", tha z. Qiao.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China