PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ethet e MOOC-it në Kinë
2014-05-12 16:32:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 2013, dy universitete kineze në Shangai, përkatësisht Universiteti Fudan dhe Universiteti Jiaotong nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me platformën më të madhe elektronike në botë për ofrimin e shërbimeve të klasës online "Coursera". Këto dy universitete të njohura do të përcjellin në "Coursera" videot e mësimdhënieve të tyre më cilësore për ti ndarë me përdoruesit e internetit, duke mundësuar që mësimet e profesorëve të njohur të këtyre dy universiteteve të paraqiten para të gjithë regjistruesve të kësaj platforme multi-mediale si kolegët e tyre nga Harvardi, Yale etj.

Faktikisht, "Coursera" është një ndër tre platformat kryesore të modelit të mësimdhënieve në hapsirën kibernetike "MOOC". Për sa i përket termit MOOC, "M" është shkurtim i fjalës "massive" se në krahasim me metodën tradicionale të mësimdhënies, ku përfshiheshin deri në qindra studentë, një mësim i ofruar në sistemin e MOOC-it mund të ndiqet njëherësh nga 160 mijë përdorues të internetit. "O" e dytë dhe e tretë do të thonë përkatësisht "Open" dhe "Online". "Open" ka kuptimin për të përshëndetur të gjithë njerëzit që kanë interes të mësojnë pavarësisht shtetësisë apo moshës. Kurse "Online" tregon vendin e dhënies së mësimit. Ndërkohë, "C" në fund do të thotë "Course" që është studim në gjuhën angleze.

Duke shfrytëzuar platformat e zhvilluara në bazë të këtij sistemi, çdo përdorues i internetit, pas regjistrimit në një postë elektronike, mund të ndjekë online falas mësimet që jepen në mijëra universitete të botës. Ata do të paguajnë vetëm kur dëshirojnë të marrin ndonjë çertifikatë zyrtare të lëshuar nga universitetet përkatëse.

Lulëzimi i MOOC-it nisi nga vjeshta e vitit 2011, kur kjo shpikje u vlerësua si "inovacioni më i madh revolucionar për arsimin pas tipografisë". Coursera, edX dhe Udacity janë tre platformat më të njohura në botë të realizuara në bazë të konceptit të "MOOC-it".Aktualisht, dy të parat kanë krijuar degë në Kinë.

Sipas z. Huang Xuanjing, profesor i Shkollës së Teknologjisë Kompjuterike pranë Universitetit Fudan, çdo mësim video në platformat e "MOOC-it" nuk është aq i gjatë sa një orë mësimi në shkollë, por përbëhet nga një 10 minutësh madje edhe më pak.. Pjesët e ndara lidhen me shumë pyetje të vogla për të ngjallur interesin e shikuesve. Si në lojërat kompjuterike, "studentët online" mund të vazhdojnë në pjesën e mëtejshme vetëm pasi japin përgjigje të drejtë. Z. Huang tha se shumë studentë e preferojnë këtë mënyre mësimdhënëse duke e cilësuar si "mjet i fuqishëm që të detyron të mos shastisesh në mësim".

Li Mei është studente e Fakultetit të Letërsisë pranë Universitetit Jilin të Kinës veriore. Këtë semestër, ajo zgjodhi nëpërmjet "Coursera" një mësim të dhënë nga profesori i njohur i Universitetit Fudan Cheng Shi'an në Shangai. "Kjo platformë më ndihmoi të realizoj kontakte direkte me profesorët që më pëlqejnë. Përveç këtyre, nëpërmjet shërbimeve si forume, shkëmbime të emeileve dhe testeve, po përparoj edhe më shumë në studimet e mia", tha Li Mei.

Vitin e kaluar, mb 64 universitete të vendit janë bërë anëtarë të Aleancës së Ndarjes së Mësimeve. Studentët e këtyre universiteteve anëtare mund të zgjedhin sipas dëshirës çdo mësim që ka interes pavarësisht në çfarë viti janë. Pasi kalojnë të gjitha provimet, studentët mund të fitojnë edhe nota si studim të zakonshëm.

Kurse, Universiteti Jiaotong në Shangai ka krijuar një platformë të veçantë elektronike me forcën e vet, ku realizohen transmetimet e 10 mësimeve të dhëna nga profesorët nga katër universitetet më të njohura nga pjesa e brendshme e Kinës, Hong Kongu dhe Tajvani. Pritet që në të ardhmen, notat e studentëve në këtë platformë të njihen edhe zyrtarisht si nota shkollore nga këto katër universitete.

Lidhur me ethet e universiteteve për modelin e mësimdhënies MOOC-it, ekspertët paralajmërojnë ndryshime gjigante në situatën aktuale arsimore.

Për pedagogët, ndryshimet pa dyshim janë të jashtëzakonshme. Për mijëra vjetë, cilësia e mësimdhënies së një pedagogu, dihej vetëm nga studentët e tij. Por, tani, po të vihet në internet, çdo njeri mund të shfaqë mendimet e veta, nga të cilat, pedagogët mund të mësojnë dhe të përmirësojnë metodën e mësimdhënies. Por, përveç ngritjes së nivelit professional, profesorët duhet të përballen edhe me sfida të mëdha, pasi nëse studentët mund të dëgjojnë drejtpërdrejt mësimet e profesorëve më të mirë në hapësirën kibernetike, si të vlerësohen ato në "botën reale"? Para një sfide të tillë, disa profesorë amerikanë po përpiqen të ndryshojnë metodën e dhënies së mësimit. Ata inkurajojnë studentët të marrin pjesë në mësime të tilla elektronike, dhe të shndërrojnë klasën e tyre në një vend për diskutim dhe debat.

Në këtë mënyrë, studentët ruajnë edhe pasionin e tyre për klasën reale se aty profesorët mund tu përgjigjen pyetjeve të tyre për mësimet online, duke thelluar njohjen e tyre nga ana profesionale. Mirëpo, i vetmi problem është që profesori duhet të jetë kompetent.

Por, shfrytëzimi i teknikave kibernetike pritet të ushtrojë ndikimin më të madh në nxitjen e reformimit të sistemit edukativ të vendit. Vjet, një nxënësi indian i shkollës së mesme që doli me nota të shkëlqyera në provimet e mbajtura në platformën "edX" për mësimet e "qarkut elektrik dhe të elektronikës", u pranua nga MIT-ja(Instituti i Teknologjisë Masaçusetsit).

Kjo do të thoë se nëse këto platforma jo vetëm mund të ofrojnë nota që njihen nga shkollat e larta, nxënësit mund të ketë edhe shansin për pranimin nga universitetet më të mira në botë. Nëse një ditë, kur platformat mund të japin vetë edhe grada që njihen nga shoqëria apo kompanitë e punëdhënësit, universitetet rrezikohen të zëvendësohen nga MOOC-i.

Lidhur me impaktet e mundshme për punën e edukimit të vendit, nëndrejtori i Instutitit të Shekullit 21-rë, një shkollë private profesioniste, Xiong Bingqi u shpreh se për momentin, MOOC-i nuk do të ketë ndikim të madh sepse kalimi i të gjitha provimeve në platformat elektronike nuk është i lehtë. Një mësim i përcjellë në internet nga Universiteti Stanford në fillim tërhoqi mbi 160 regjistrues, por në fund vetëm 20% e tyre kanë mbaruar tërë procesin e studimit. Ndërsa, një mësim tjetër online i ofruar nga MIT-ja, me 160 mijë studentë konfirmoi kualifikimin për vetëm 7100 pjesëmarrës.

Kurse, nëndrejtoi i Universiteti Fudan Lu Fang është dakord me mendimet e z. Xiong. Sipas tij, MOOC-i nuk ndikon shumë për mësimdhënien tradicionale universitare sepse jeta në shkollat e larta jo vetëm ka mësim për nota, por edhe eksperiencë e komunikimit me moshatarët, kontaktet shoqërore etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China