PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ëndrra kineze e një italiani
2014-05-06 18:37:37 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i parë me Kinën

Italiani 50 vjeçar Airaldo Piva prej 20 vjetësh viziton Kinën dhe është një adhurues i madh i saj. Vizitën e parë në Kinë ai e zhvilloi në vitin 1992 dhe kishte menduar atëhere se dy italianë të famshëm si eksploratori Marco Polo apo misionari jezuit Matteo Ricci e kishin vizituar këtë vend në shekullin e 16-të. Por Kina që po vizitonte Piva, dukej një mister i madh për të.

Ky italian po vizitonte Kinën pasi kompania ndërkombëtare ku punonte e kishte dërguar këtu për tu takuar me një partner në buznes. Piva ndodhej në një fshat të vogël të provincës lindore kineze Zhejiang, kur në restorantin e hotelit një zotëri kinez iu afrua dhe e përshëndeti.Me një anglishte të kulluar ky zotëri i uroi mirëseardhjen në Kinë dhe kështu nisi biseda e parë mes tyre.

Italiani Piva kujton se ky kinez kishte një përvojë të gjatë pune në Gjermani si menaxher i një kompanie kineze, ndaj biseda me të për tema të ndryshme kishte zgjatur afro dy orë. Zoti Piva kujton se e kishte pyetur bashkëbiseduesin kinez se duke qenë një i huaj si mund të ndjehej mirë në Kinë?

Piva kujton se priste ndonjë filozofi prej mikut të ri kinez, ndoshta ndonjë thënie të Konfucit, por ai duke buzëqeshur i pati thënë në kinezisht "Kai Xin"-mjafton të hapësh zemrën dhe të jesh i lumtur". Nëse arrin ta bësh këtë, në Kinë çdo gjë do të jetë e lehtë për ty", i pat thënë miku i tij i parë kinez. Kjo këshillë miqësore e ka shoqëruar italianin Piva për dy dekada të vizitave të tij në Kinë.

Gjatë udhëtimit të tij të pare në Kinë, Piva takoi dhe zotin Xu Yong'an, aktualisht president i Grupit "Hengdian", i themeluar nga i ati i tij Xu Wenrong. Ashtu si dhe prodhuesit e tjerë kinezë, Xu përpiqej të gjente blerës ndërkombëtarë për prodhimet e tij kimike. Piva kujton se si Xu e ftoi në një bar karaoke, që ju duk një vend interesant. Më vonë zoti Piva dhe biznesmeni kinez Xu lidhën një miqësi të ngushtë.

Kush është italiani Piva

Pas studimeve universitare në Universitetin katolik të Milanos dhe atyre pasuniversitare në Universitetin amerikan të San Diegos, Piva nisi të punonte si asistent i drejtorit të degës për Italinë të Korporatës Sumitomo.Në 1999, ai u emërua drejtor për Europën në shkëmbimet me Kinën. Ndërsa në 2006, italiani Piva pranoi ofertën për punë të mikut të tij Xu si menaxher i përgjithshëm i kompanisë së tij kineze me degë në Milano. Hengdian Group,është një kompani private e krijuar në vitin 1975 në provincën Zhejiang dhe ajo përbëhet nga qindra ndërmarrje me profil elektronik dhe farmaceutik. Kjo kompani është e njohur dhe në botën e artit, veçanërisht nëpërmjet "Hengdian World Studios", një park që tërhoqi 10.8 milion turistë në vitin 2013 dhe që njihet si "Hollivudi i Kinës ".

Piva ka ndikuar me punën e tij për rolin e kulturës në burimet njerëzore të kompanisë. Në zyrën e tij në Milano, ai prêt punonjës nga Kina nga kompania "Hengdian Group" dhe dërgon studentë italianë për të studjuar në Kinë. Piva është i apasionuar pas filmave kinezë, ndër të cilët "Lost in Thailand" dhe "Finding Mr. Right", të dy filma të njohur që plot humor dhe emocion trajtojnë realitetin e sotëm të Kinës. Ai ka shumë miq mes të cilëve aktorë, regjizorë dhe talente të reja nga Kina. "Brezi i vjetër i europianëve ka një ide të Kinës vetëm duke kujtuar Chinatown-et nëpër botë . Por brezi i ri është ndryshe dhe ka dëshirë të njohë Kinën e sotme, zhvillimin e saj, modernizimin e shoqërisë kineze", thotë italianë Piva. Sipas tij marrëdhëniet ekonomike e lidhin Kinën me Europën por ato janë shpesh të pasigurta dhe të paparashikueshme. Kurse kultura është e vetmja rrugë për dialogun reciprok mes vendeve. Vetë Piva ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në shkëmbimet kulturore mes Italisë dhe Kinës.

Në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Milanos ai organizon vizita të studentëve italianë në "Hengdian World Studios" në Jinhua, të provincës Zhejiang,por edhe në Hangzhou dhe Shangai. Që nga viti 2008,ekonomisti Piva ka mbajtur mjaft ligjërata për zhvillimin e Kinës në universitetet italiane si dhe ka përhapur eksperiencën e tij në Kinë në disa universitete europiane. Në korrik të vitit 2008, italiani Piva u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit Hengdian,ndërsa në shtator 2009, pushteti vendor i provincës Zhejiang id ha çmimin e lartë "West Lake Friendship Award" për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të biznesit mes Zhejiang dhe Europës.

Në vitin 2010, si një nga të huajt me kontribut të shquar në Kinë, zotit Piva iu akordua një tjetër çmim nga zëvendëskryeministri Zhang Dejiang në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Një nga planet e italianit Piva është të realizojë një film kushtuar misionarit Italian Matteo Ricci dhe eksperiencës së tij në Kinë.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China