PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Duty-free shop edhe në Tibet
2014-05-06 18:28:54 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë dyqane të shitjes të tipit duty-free shop ka vetëm në Pekin, Shangai si dhe në provincën Hainan. Dyqanet për turistë në Sanya, të provincës Hainan dhe Haikou kanë tërhequr 1.1 milion blerës dhe kanë realizuar të ardhura në 3,3 miliard juan (539.220.000dollarë amerikanë) vitin e kaluar. Por do të ishte me interes që dyqane të tilla të hapeshin dhe në province apo rajone të tjera të Kinës, të cilat janë qendra të zhvilluara turizmi. Një zyrtar i çeshtjeve të turizmit në rajonin autonom të Tibetit ka propozuar gjatë Konferencës së fundit legjislative në Kinë që edhe në këtë rajon të nxiten investimet vendëse dhe të huaja, për tu shndërruar realisht në një " destinacion të turizmit botëror". Nëse propozimi i tij do të miratohet, Tibeti mund të bëhet rajoni i katërt në Kinë,pas Pekinit, Shangait dhe provincës Hainan, i pajisur me duty-free shop.

"Këto njësi shitjeje do të përmirësonin mjedisin turistik, do të ngrinin nivelin e shërbimeve në këtë sektor, do të krijonin vende të reja pune dhe të ardhura, si dhe do të promovonin zhvillimin e prodhimeve të zonës, kryesisht atyre me karakter etnik", deklaroi në Asamblenë Kombëtare zëvendësdrejtori i Zyrës së turizmit pranë rajonit autonom të Tibetit, Hongwei.

"Kjo do të ndikonte në zhvillimin e industrisë së turizmit dhe do të lehtësonte përpjekjet tona për shndërrimin e rajonit autonom të Tibetit në një destinacion të turizmit botëror", shtoi ai.

Sipas këtij propozimi dy dyqane duty free shop do të happen në qytetin Lhasa dhe në qytetin Nyingchi, ndërsa një tjetër pranë aeroportit të Lhasa-s në Tibet.

Turistë vendës dhe të huaj, banorë të zonës, qytetarë mbi moshën 16 vjeç që disponojnë një kartë të vlefshme identiteti do të kenë mundësi të blejnë në këto dyqane. Turistët mund të blejnë këto prodhime në zonat aeroportuale apo në stacionet hekurudhore, si dhe mund tu dërgohen ato me postë. Prodhimet e kataloguara nuk përfshijnë vetëm ato të luksit, siç janë bizhuteritë, orët, parfumet, por dhe specialitete të rajonit autonom të Tibetit, si punime artizanale apo barna të mjekësisë tradicionale tibetiane.

Në vitin 2012, provinca Hainan ka zbatuar politika rregullatore në dyqanet duty-free. Sipas të dhënave të doganave, dy dyqane në Sanya dhe Haikou të kësaj province kanë tërhequr 56 mijë blerës, duke siguruar një fitim prej 226 mijë juan, e barazvlerëshme me 36 milion e 800 mijë dollarë amerikanë, gjatë periudhës së Festës së Vitit të ri kinez.Kjo tregti ka shënuar një rritje prej 33% krahasuar me një vit më pare, raportojnë doganat. Në vitin 2013, rajoni autonom i Tibetit u vizitua nga rreth 13 milion turistë, nga të cilët 223 mijë të huaj, raportohet në të dhënat zyrtare.

Engjëjt mbrojtës në metronë e Pekinit

Kryetari i bashkisë së Pekinit Wang Anshun ka marrë ditët e fundit një letër falenderimi për stafin e metrosë së Pekinit. Letra dërgohej nga një qytetar amerikan me emrin Mark. Ai shkruan në letër se "stafi i metrosë së kryeqytetit të Kinës Pekin janë si engjëj ". Mark tregon se në shkurt të këtij viti ndërsa po udhëtonte me metronë e Pekinit, në stacionin Yong'anli në linjën 1 të metrosë ai humbi ndjenjat dhe u gjakos si pasojë e rënies.

Man Zhihui, punonjëse e metrosë kujton mjaft mire se si zotëria i huaj ran ë tokë pranë sportelit të biletave ndërsa e shoqja që e shoqëronte nisi të qante me dëshpërim. "Gruaja e zotërisë ishte kineze ndaj unë e pyeta nëse i shoqi vuante nga ndonjë sëmundje, thotë lidhur me ngjarjen Song Hua shef i shërbimit në metro i cili menjëherë ka njoftuar urgjencën mjekësore. Rastësisht një mjek ndodhej mes pasagjerëve të shumtë të metrosë së Pekinit në atë orë të mbrëmjes. Ai e pa Markun dhe ndërkohë mbërriti një autoambulancë, e cila e dërgoi atë menjëherë në spital për kurim të specializuar. Pas kontrollit mjekësor Marku nisi të normalizohej. Ndërsa Song thotë se stafi i metrosë së Pekinit është trajnuar për dhënien e ndihmës së pare dhe çdo vit kryen një kurs për këtë qëllim. Metroja është e pajisur në të gjitha stacionet e saj me mjete të ndihmës së pare mjekësore kryesisht për personat që vuajnë nga diabeti apo dhe mjete të tjera. "Shpesh përballemi në metro me të tilla emergjenca shëndetësore dhe bëjmë detyrën tone", thotë Song.

Pas kthimit në SHBA Marku dhe bashkëshortja e tij kineze i telefonuan stafit të metrosë së Pekinit për ti falenderuar për ndihmën e shpejtë që u dhanë.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China