PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Masa për mosshpërdorimin e ushqimit
2013-02-08 20:30:32 CRI komenti juaj Printoni

Kinezët kanë një zakon të posaçëm kur qerasin miqtë ose të afërmit për një vakt, që është porositja e shumë gjellëve për të nderuar të ftuarit dhe treguar bujarinë e tyre. Ky fenomen haset më shumë mbi tryezat e restoranteve dhe gjatë kremtimit të festave. Kurse, ditët e fundit filloi një prirje e re, kursimi i ushqimit. Për vitin e ri kinez që sapo kaloi, jo vetëm klientët filluan të kursenin, por shumë ndërmarrje morën pjesë gjithashtu në këtë "lëvizje".

"Meqenëse jeni 6 veta, propozoj që të porosisni 5 gjellë, për të mos harxhuar kot ushqimin. Në qoftë se gjellët janë të pamjaftueshme, do të gatuajmë të tjera", tha një kamerier i një restoranti në rrugën Dinggong të qytetit Nanchang të provincës Jiangxi të Kinës jugore, i cili po këshillon për porositjen e gjellëve me metodën "N minus 1" që do të thotë numri i gjellëve të jetë një më pak se numri i klientëve.

Faktikisht, shumë restorante tani janë bërë pjesë e "lëvizjes për kursimin e ushqimit", të cilat kanë paraqitur shumë kushte tërheqëse për t'i nxitur klientët e tyre të mos shpërdorojnë ushqimin, si "skonto të posaçme për ata që mbarojnë të gjitha gjellët", "paketimi me dhuratë i gjellëve të mbetura", "metoda e porositjes 'N minus 1'", "ofrimi i shërbimit të gjellës në gjysmën e sasisë së mëparshme" etj.

Një përgjegjës i një restoranti të kuzhinës së stilit të provincës Sichuan, Baguowuyi thotë se harxhimi kot i ushqimit shkaktohet kryesisht nga porositja e papërshtatshme. Prandaj, restoranti i tij zhvilloi një trajnim të posaçëm për të përgatitur kamerierë që të japin këshilla për kursimin e ushqimit. "Ata do të këshillojnë klientët të porosisin më shumë gjellë perimesh në vend të mishit që mund të pakësojë shpenzimet dhe të siguruar një strukturë më të mirë përbërëse të elementëve ushqyes. Disa gjellë të restorantit tonë mund të gatuhen në sasi përgjysmë", tha ai.

Ndërkohë, në Wuhan, kryeqendër e provincës Hubei dhe në Nanchang, kryeqendër e provincës Jiangxi, vendosen në shumë restorante vendëse, tabela mbi të cilat shkruhet: "ata që mbarojnë të gjitha gjellët mund të kenë 12% ulje çmimi".

Madje ka edhe restorante që i japin shpërblime klientëve që paketojnë gjellët e mbetura mbi tryeza. Klientët e tillë mund të kenë 10 juanë shpërblim, kurse ata në një restorant tjetër do të marrin dhurata ose kupon sipas vlerës së gjellëve që marrin me vete.

Sipas z. Li Wanglin, zv.sekretari i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ushqimore të qytetit Wuhan, ndër 36.5 miliardë juanë xhiro të të gjitha restoranteve në Wuhan, ushqimi me një vlerë prej mbi 3 miliardë juanësh është harxhuar kot.

Kurse në restorantet e vetëshërbimit, për shkak se konsumatorët dëshirojnë të marrin nga çdo gjellë, ata shpesh zgjedhin më shumë ushqim se sa duhet. Për të parandaluar shpërdorimin e ushqimit, z. Zheng Kai, manaxheri i restorantit të hotelit Westin në qytetin Fuzhou tha se "Në të kaluarën, përdorën tabaka të mëdha për të mbajtur gjellët. Kurse tani, shpërndajmë një gjellë në disa pjata të vogla, duke plotësuar kërkesat e klientëve për të provuar më shumë gjellë dhe duke realizuar kursimin e ushqimit".

Kina është ende një vend në zhvillim, ku jetojnë edhe mbi 128 milionë banorë nën nivelin e varfërisë. Shpresojmë se "fshirja e pjatës" do të vazhdojë të jetë në modë në Kinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China