Monday  Apr 7th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sa shpenzohet për Vitin e ri kinez?
2013-02-04 19:02:46 CRI komenti juaj Printoni

Për çdo kinez, viti i ri 2013 ende nuk ka ardhur, pasi sipas kalendarit tradicional, dita e parë e këtij viti nuk është 1 janari, por 41 ditë më vonë, 10 shkurti. Si e kalojnë banorët kinezë festën më të rëndësishme në vitin tjetër? Pse tek disa njerëz shpenzimet do të sjellin një krizë financiare? Këto mund të shpjegohen duke i hedhur një vështrim planeve të disa banorëve të qytetit Wuhan të provincës Hubei të Kinës jugore.

Pas një sondazhi me të intervistuar rastësorë në qendrat tregtare në Wuhuan, gazetarët e agjencisë Xinhua arritën në konkluzionin se buxheti mesatar për beqarët për Festën e Pranverës, ose siç njihet ndryshe Viti i ri kinez, është rreth 5000 juanë (përafërsisht 806 dollarë amerikanë), kurse për një familje mund të shkojë deri në 50 mijë juanë (8060 dollarë amerikanë). Shumica e fondit do të shpenzohet në blerjen e dhuratave, biletat e udhëtimit, zarfat e kuq me para dhe urime për fëmijët, etj.

Xiao Zhan, 23 vjeçe është redaktore e një faqeje interneti dhe ka një rrogë prej 4000 juanësh. "Megjithëse jetoj në shtëpinë e prindërve të mi dhe nuk paguaj qera për banesën, konsumi i përditshëm do të zërë të paktën gjysmën e rrogës sime mujore. Për shkak se gjeta punë vjet, nuk planifikoj të shpenzoj shumë për këtë Festë të Pranverës", thotë ajo.

I vetmi plan i saj është tu blejë prindërve nga një triko kashmiri dhe 1000 juanë para të thata për gjyshin dhe gjyshen. Pra, buxheti i saj do të kufizohet brenda 5000 juanëve.

Kurse, për Xiao Zhang, një vajzë që punon në Wuhan, por që vendlindjen e ka në provincën Jilin të Kinës veriore, kalimi i Vitit të Ri do të sjellë një faturë financiare prej tre rrogash mujore. "Biletat e avionit vajtje-ardhje mes dy qyteteve do të më kushtojnë mbi 4000 juanë. 1500 juanë të tjerë do t'i shpenzoj për prindërit dhe gjyshërit. 500 më shumë për të blerë disa specialitete vendore të Wuhan-it. Pritet të harxhoj edhe 2, 3 mijë për të blerë rroba për prindërit e mi. Buxheti fillestar do të shkojë deri në 7, 8 mijë juanë", shprehet ajo. Si një e re që sapo filloi punën me rrogë prej 3000 juanësh në muaj, kalimi i Festës së Pranverës mund t'i sjellë presion nga ana ekonomike.

Xiao Ma, një djalë i sapomartuar do të kalojë Vitin e Ri kinez së pari me gruan në vendlindjen e tij dhe pastaj në vendlindjen e saj.

"Edhe pse ne të dy jemi nga provinca Hubei, vendlindjen nuk e kemi në Wuhan, por në dy qytete të tjera. Biletat për udhëtimin do të na kushtojnë mbi 1000 juanë. Ata përgatisin edhe 4000 juanë për familjet përkatëse. 1000 juanë të tjerë për nipat dhe mbesat. Kurse 3-4 mijë më shumë për dhuratat për të afërmit e tjerë. Plus gjëra të tjera përgatitore për festën, shpenzimet do të arrijnë mbi 10 mijë", thanë ata.

Xiao Ma dhe bashkëshortja fitojnë çdo muaj nga 5000 juanë dhe kanë edhe shpërblim në fund të vitit. "Shpenzimet tona janë sa rroga jonë në muaj dhe kjo nuk është shumë sepse vetëm një Festë të Pranverës ka në vit", tha Xiao Ma.

Gazetarët u takuan me znj. Peng në një mapo, që i kishte duart të zëna me çanta. Ajo është një shtëpiake dhe thotë se buxheti për Festën e Pranverës së sivjetshme do të kalojë 50 mijë juanë. Që është një shumë e lartë.

"Vjehrri dhe vjehrra banojnë në qytetin Harbin në veri të vendit. Bashkëshorti im ka gjashtë vëllezër dhe motra. Prandaj, çdo vit do të përgatis afro 10 mijë juanë për të blerë cigare, raki ose produkte speciale të Wuhan-it për ta. Do tu japim prindërve të mi dhe të burrit nga 5000 juanë. Dhe 10 mijë juanë të tjerë për nipat dhe mbesat e të dyja familjeve të mëdha. Shpenzimet për udhëtimin mes Wuhanit dhe Harbinit do të shkojnë në 10 mijë. Pastaj, të paktën 10 mijë të tjera për të blerë rroba të reja për mua, bashkëshortin dhe fëmijët", tha znj Peng.

Ndër të gjithë të intervistuarit, shpenzimet për Vitin e Ri janë brenda mundësive të tyre. Mirëpo, ka edhe disa të tjerë që ndiejnë presionin e madh nga ardhja e festës. Lidhur me to, eksperti i menaxhimit financiar Wu Dan u shpreh se është më mirë që çdo familje të ketë dy buxhete, njëri për shpenzimet e domosdoshme dhe tjetri është për ato sipas planit të parashikuar. "Përveç atyre të nevojshme, duhet të mos blini ato që nuk janë edhe aq të domoshme", tha ai. Kurse, për ata që ende kanë kursime jashtë buxhetit të festës, Wu propozon edhe disa produkte financiare të bankës me afat që varion nga 7 ditë, 30 dhe 50 ditë, të cilat mund të sjellin fitime për 2-4% të shumës që depozitoni në llogarinë e posaçme për festën.

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China