Si vendi ku ka rregulla të rrepta për kontrolluar përmasat e popullsisë, Kina po gjendet para një krize si pasojë e lindshmërisë së ulët që nuk arrin dot "nivelin e zëvendësimit të brezit".
Sipas regjistrimit të përgjithshëm të 6-të të popullësisë kineze që u zhvillua në vitin 2010, gjatë dhjetë vjetëve nga viti 2000 deri në vitin 2010, popullsia kineze është shtuar me më shumë se një milion, kurse, lindshmëria është ulur deri në 1.5 që do të thotë 1.5 fëmijë për një grua dhe lindshmëria nën 1.5 nënkupton se brezi i ri do të jetë 30% më pak se i kaluari. Kjo shifër në Shangai madje shënon vetëm 0.7 që është niveli më i ulët në botë dhe shumë larg nga "niveli i zëvendësimit", 2.1, që mund të garantojë qendrueshmërinë e popullsisë nga zëvendësimi i brezave të reja. Sepcialistët thonë se kur Kina merr masat e rrepta për kufizimin e përmasave të popullsisë, po i afrohet edhe kriza e shkaktuar nga lindshmëria tepër e ulët dhe plakja e shpejtë e popullsisë.
Sipas të dhënave statistikore, gjatë 20 viteve të kaluara, popullsi e re 0-14 vjeç është pakësuar 30% në Kinë. OKB-ja ka bërë një raport në vitin e kaluar, ku parashikohet se në qoftë se lindshmëria në Kinë do të sigurohet afro 1.8, pas një shekulli, Kina do të ketë 900 milionë banorë. Mirëpo, po të vazhdojë si tani nën 1.5, asaj kohë në Kinë do të ketë vetëm 500 milionë banorë. Një ndryshim aq i madh në strukturën e popullsisë së një vendi nuk është parë në historinë botërore.
Ekspertët janë të mendimit se po të vazhdojë ulja e lindshmërisë, Kina do të bëhet një ndër vendet si Japonia me një popullsi të moshuar. Fakti i tillë vërtetohet në krizën e ndodhur shpesh nga mungesa e punëtorëve në disa qytete të zhvilluara të vendit ku përqendrohen fabrikat e prodhimit.
Disa analistë thonë se është një fenomen i zakonshëm që lindshmëria të ulet gjatë zhvilimit të shpejtë ekonomik siç ka ndodhur në shumë vende të zhvilluara, ku lindshmëria mesatare është afro 1.5. Prandaj, nuk duhet të frikësohemi shumë. Mirëpo, vendet si Britania e Madhe, SHBA-ja, Japonia, Gjermania, etj., tani janë ndërgjegjësuar për dëmet që shkaktohen nga lindshmëria shumë e ulët dhe kanë ndërmarrë strategji për të inkurajuar shtetasit të kenë më shumë fëmijë. Kështu që edhe Kina duhet të bëjë përgatitje para kohe për të përballuar një të ardhme me pak fëmijë dhe shumë të moshuar.
Fatmirësisht po shpejton edhe ndryshimi i strategjive. Që nga viti 2011, familjet e qytetit e përbëra nga çifti, ku dy pjestarët janë fëmijë të vetëm, mund të lindin dy fëmijë. Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore e Kinës bëri të ditur ditët e fundit se po planifikon të shpallë në një kohë të përshtatshme shtyrjen e moshës së daljes në pension. Ndërsa, njerëzit po hezitojnë për këto politika pasi edhe pse tani një pjesë e tyre mund të kenë më shumë fëmijë, shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të kenë më shumë nga presioni i madh nga puna dhe ana ekonomike, duke mos përmendur se edhe koncepti i tyre ka ndryshuar. Kurse, politika e shtyrjes së moshës për daljen në pension u prit me 90% vota kundër në sondazhet në internet. Analistët shprehen se Kina duhet të shpejtojë hapat drejt një ndryshimi aq të shpejtë në popullsinë më të madhe në botë.