PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekonomia shqiptare në 2013-ën
2013-01-04 19:11:26 CRI komenti juaj Printoni

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se viti 2013 do të karakterizohet nga rritja e shpenzimeve fiskale dhe e deficitit buxhetor.

Sipas tij, politikat fiskale rrisin stimulin makroekonomik afatshkurtër, por duhet kujdes ndaj nevojës për qëndrueshmëri afatmesme e afatgjatë të borxhit publik.

Fullani tha se Banka e Shqipërisë ka siguruar se inflacioni do të vijojë të mbetet brenda objektivit dhe çmimet e konsumit do të kenë një rritje me norma të ulëta.

Ndërkohë do të mbetet e pandryshuar norma bazë e lekut në nivelin më të ulët historik të 4%.

Sipas guvernatorit Fullani kjo do të thotë se "norma bazë e interesit në 4%, e pandryshuar, ruan karakterin stimulues të politikës monetare dhe duke i mundësuar ekonomisë reale të përfitojë nga kushtet më të mira të financimit në vitin 2013.

Fullani bëri edhe një rezume të ekonomisë shqiptare gjatë 2012-ës.

Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me kolegen e "abcnews" në Tiranë, Blerina Zylyftari për ekonominë shqiptare në 2013-ën dhe vitin që lamë pas.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China