Turizmi malor në Shqipëri është zhvilluar gjatë viteve të fundit dhe për këtë kanë ndihmuar edhe projektet e shumta.
Alpet në veri të Shqipërisë, që shtrihen edhe në territoret e Malit të Zi dhe të Kosovës, janë në qendër të vëmendjes së një projekti turistik rajonal nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.
Projekti synon krijimin e standardeve për këto rajone, siç është zona e Thethit, Valbonës, Kelmendit, Pllavës, Rragamit, për shërbimet, ofertën turistike si dhe nivelin e sigurisë.
Për t'i dhënë një hov të ri turizmit malor, kryeministri Sali Berisha së fundi shprehu gadishmërinë e qeverisë së tij për të bërë gjithçka është e mundur për ta kthyer vendin në një destinacion tërheqës për këtë lloj turizmi.
Gazetari i Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj bisedoi me zv/drejtorin për Shqipërinë të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ismail Beka rreth potencialeve të turizmit malor.