Cilësia e ajrit në zonat urbane, mungesa apo ndotja e ujit, prerja e pyjeve, ndotja nga plehrat ose zhurmat e trafiku i rënduar, janë disa nga problemet e mjedisore të Shqipërisë.
Në vend ekzistojnë disa organizata për mbrojtjen e ambientit mes të cilave edhe "Ekolëvizja", e cila është një aleancë e një grupimi organizatash jofitimprurëse mjedisore, e krijuar që në janar të vitit 2004 dhe që ka shtrirje mbarëkombëtare. Grupimi është fokusuar te mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Ai u krijua si rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit dhe veprimit të shoqërisë civile në këtë fazë të zhvillimit të vendit, kur ndodhin dëmtime në mjedis, zhvillime jo miqësore me të, me kosto të lartë për të ardhmen.
Xhemal Mato, drejtori ekzekutiv i "Ekolëvizjes" në një intervistë me gazetarin e Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, flet për problemet mjedisore në Shqipëri, por edhe në mbarë botën.
Sipas tij, së fundi, në revistën e "Ekolëvizjes" është publikuar edhe një artikull për Kinën. Mato thotë se duhen vlerësuar strategjitë e Pekinit për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Ai shton se këto politika, duhet të jenë shembull edhe për vendet e tjera të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.