PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vlora përgatitet për 100 vjetorin e pavarësisë
2012-11-23 19:17:37 CRI komenti juaj Printoni

Kina, bashkëpunim pragmatik me ASEAN-in

Në Pnom Pen të Kamboxhias u zhvillua ditët e fundit samiti i 21-të i ASEAN-it. Pas kësaj, ministri i jashtëm i Filipineve njoftoi se zv/ministrat e jashtëm të vendit të tij, Vietnamit, Malajzisë dhe Bruneit, shtete të përfshira në mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore, do të takohen më 12 dhjetor në Manilë për të diskutuar çështjet e hapura, më saktësisht atë pjesë të detit që Filipinet e quajnë si të tyrin.

Mediat e Manilës njoftuan se ende nuk është përcaktuar axhenda e bisedimeve të pritshme. Deri më tani tre vendet e tjera nuk i janë përgjigjur ftesës së Filipineve.

Analistët thonë se gjatë samitit të Pnom Penit, Filipinet u orvatën të dëmtojnë takimin duke sjellë në qendër të vëmendjes problemin e Detit të Kinës Jugore, por një tentativë e tillë dështoi, ndaj edhe pas samitit po insiston në një gjë të tillë. Qëndrimi i Manilës gjatë takimit të ASEAN-it nuk u prit mirë nga disa vende anëtare.

Sekretari i përgjithshëm i ASEAN-it Sulin Pisuwan ritheksoi se vendet e ndryshme duhet të përqëndrohen te bashkëpunimi rajonal, procesi i integrimit të ASEAN-it dhe krijimi i sistemit të dialogut.

Sekretari i shtetit të Kamboxhias u shpreh në konferencën e shtypit se liderët e ASEAN-it nuk do të përfshijnë mosmarrëveshjet në këtë takim ndërkombëtar.

Ka kohë që qeveria filipinase e planifikon takimin me tre vendet e tjera. Të martën, kur u mbyll samiti i ASEAN-it, diplomati i Filipineve u shpërndau gazetarëve një deklaratë për shtyp, ashtu si në korrik gjatë mbledhjes së ministrave të jashtëm të ASEAN-it. Në deklaratë thuhej se presidenti i Filipineve i bën thirrje të gjitha vendeve të përfshira në mosmarrëveshjet për Detin e Kinës Jugore të bashkohen për të kërkuar të drejtat mbi sovranitetin.

Vendi që mban presidencën e rradhës të ASEAN-it, Kamboxhia gjithashtu ka përsëritur disa herë se udhëheqësit e vendeve të Azisë Juglindore kanë rënë dakord që të mos ndërkombëtarizohet çështja e Detit të Kinës Jugore dhe se ky problem duhet trajtuar brenda mekanizmave ekzistues ASEAN-Kinë. Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen, në fjalimin e tij, mohoi se brenda ASEAN-it nuk kishte konsensus lidhur me këtë mekanizëm.

ASEAN i kushton rëndësi në këtë takim shpejtimit të integrimit ekonomik dhe forcimit të rolit udhëheqës të ASEAN-it në zhvillimin ekonomik të Azisë Juglindore. Gjatë samitit, shumica e liderëve nuk u përqëndruan te problemi i Detit të Kinës Jugore për të shmangur ndërhyrjen e këtij problemit te fokusi kryesor i ASEAN-it.

Gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao," më 18 nëntor, duke iu referuar deklaratave të Ministrit të Jashtëm, tha se vendet e ASEAN-it kanë rënë dakord që Deti i Kinës Jugore të mos dominojë çështjet kryesore të takimit, dhe vendet të tregohen të përmbajtura, pasi është e nevojshme për të shmangur tensionet.

Zv/ministja e Jashtme e Kinës, Fu Ying tha në një konferencë shtypi se kryeministri Wen Jiabao në një takim me dyer të mbyllura, theksoi se qëndrimi i Pekinit mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore është i qartë dhe konsistent. Lidhur me deklaratat e disa udhëheqësve të shteteve të tjera, kryeministri Wen Jiabao tha se ishulli Huangyan është territor i pandarë i Kinës dhe se nuk ka çështje të sovranitetit.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Qin Gang u shpreh në Pnom Pen se presidenti indonezian dhe kryeministri i Malajzisë u takuan me kryeministrin Wen Jiabao dhe u shprehën se çështjet e Detit të Kinës Jugore nuk duhet të dominojnë takimin edhe nuk duhet të pengojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe ASEAN-it, apo suksesin e samitit. (Vera/ Ardi Pulaj)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China