PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjakmarrja në Shqipëri
2012-11-16 20:38:24 CRI komenti juaj Printoni

"Shqipëria moderne po përpiqet ende të lirohet nga disa tradita të vjetra si ajo e Kanunit, ku kodet e gjakmarrjes po rëndojnë në jetën e familjeve vendase", shkruan agjencia e lajmeve "Reuters" në një reportazh të sajin.

Rrafshnaltat e maleve të Shkodrës në Shqipëri përfaqësojnë një panoramë rurale dhe idilike, por gjithashtu dhe një pamje të qeverisur nga Kanuni, një set ligjesh që kanë sjellë në vrasjen e 17 vjeçares Marie Qukaj dhe gjyshit të saj.

Sipas rregullave të ashpra të Kanunit, një kod ballkanik i shekullit të 15-të, palës së cilës i bëhet vazhdimisht padrejtësi, i jepet e drejta për të vrarë një anëtar mashkull të familjes që ofendon, në formë ndëshkimi.

Kodi, i cili nuk njihet zyrtarisht nga Kushtetuta e Shqipërisë, zakonisht imponohet pa asnjë logjikë dhe në rastin e Marie Qukaj nuk janë respektuar as rregullat tradicionale të Kanunit. Sipas kodit mesjetar, vrasja e një femre është rreptësisht e ndaluar. Por vrasësit nuk e kanë kursyer adoleshenten, e cila u qëllua teksa po punonte në tokën e cila ishte pronë e familjes së saj së bashku me gjyshin në një zonë gjysmë të izoluar të Dukagjinit, pranë Shkodrës në veri të Shqipërisë, shkruan "Reuters".

Në Shqipëri ka pasur rreth 10 mijë raste të gjakmarrjeve që nga rrëzimi i sistemit komunist në fillim të viteve '90 me rreth 1600 familje që jetojnë de fakto në arrest shtëpie, të frikësuar nga gjakmarrja.

Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku flet për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, në një intervistë me gazetarin e Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China