PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ndihmohen bujqit shqiptarë
2012-11-09 20:59:30 CRI komenti juaj Printoni

Shqipëria po shfrytëzon një investim 9.2 milionë dollarësh amerikanë për të ndihmuar bujqit në zonat veriore të vendit.

Nisma "Nga malet drejt tregut", e cila zbatohet në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës, erdhi si një shtysë për të zhvilluar bujqësinë dhe për të zgjeruar tregjet e prodhimeve "Made in Albania".

Sipas kësaj iniciative, Shqipëria planifikon ndër të tjera të ndërtojë një qendër ndërkombëtare për prodhimet bujqësore vendase, të prezantojë plane me kosto efektive, të reduktojë ndotjen dhe të ndihmojë në menaxhimin sa më mirë të burimeve natyrore.

Pavarësisht rritjes ekonomike të viteve të fundit, Shqipëria ende përballet me fenomenin e papunësisë së lartë dhe të ardhurave të ulta, veçanërisht në zonat rurale.

Shumë fermerë në Shqipëri ende kanë probleme në nxjerrjen e prodhimeve të tyre në tregje. Një problem tjetër mbetet edhe higjena dhe standardet e sigurisë, të cilat i bëjnë këto prodhime edhe më të padëshiruara në kushtet e konkurrencës së tregut.

Roland Bardhi, menaxheri i politikave dhe zhvillimit rajonal të MADA-s (Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore), në një intervistë për gazetarin e Radios së Jashtme të Kinës, Ardi Pulaj, jep detaje për inicativën për të ndihmuar bujqit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China