PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rivendosje e vizave për Ballkanin?
2012-10-30 16:41:26 CRI komenti juaj Printoni

Ministrat e Brendshëm të disa vendeve të Bashkimit Evropian u takuan së fundi në Luksemburg, për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit.

Ministrat e BE-së kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm, për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.

Komisionerja për Çështjet e Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom, deklaroi se keqpërdorimi i sistemi të azilit "është rritur në mënyrë të konsiderueshme" që kur Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Shengenit.

Malmstrom bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë Tiranën, ku do të zhvillohet një takim ndërministror për të diskutuar rreth masave për parandalimin e azilkërkuesve.

"Shumë vende të BE-së janë të shqetësuar. Ky proces është shumë i rëndësishëm për të rritur kontaktet mes njerëzve. Eshtë një proces që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75% që nga viti i kaluar. Do ta diskutojmë këtë në Tiranë, në nëntor. Do t'u kërkojmë vendeve të Ballkanit perëndimor që të bashkëpunojnë me ne përveç përmirësimit të rregullave të brendshme", deklaroi Malmstrom, sipas "balkanweb".

Ministrja e Brendshme e Qipros, që mban presidencën e radhës të BE-së, i bëri apel vendeve të Ballkanit që të marrin masa për abuzimet, pasi shifrat e azilkërkuesve janë shqetësuese.

Ministrat e BE-së thonë se shumica e azil-kërkuesve nxiten nga motivet ekonomike. Sipas ministrit suedez për emigracionin, rreth 15 mijë kërkesa për azil politik janë të pabaza, ndërsa vendi më problematik është Serbia.

Belgjika, Luksemburgu, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda i kanë dërguar një letër Brukselit, për t'i kërkuar një përshpejtim të aktivizimit të mekanizmit të sigurisë, që u propozua fillimisht nga Komisioni Evropian dhe që lejon rivendosjen e përkohshme të vizave në rrethana të jashtëzakonshme. Megjithatë kjo çështje ka qenë temë debati mes shteteve anëtare dhe Parlamentit e Komisionit Evropian.

Reuters i ka kushtuar një reportazh të gjatë azilkërkuesve me origjinë shqiptare dhe atyre romë, të cilët kanë vërshuar në Europë pas heqjes së vizave.

Në fakt nuk janë pak shtete të Europës që kërkojnë rivendosjen e vizave. Sipas DPA, këto shtete janë pak a shumë pjesa më e rëndësishme e Bashkimit Europian. Por natyrisht edhe më të prekur nga fluksi i azilkërkuesve, që për fatin e keq, edhe kur nuk janë nga Shqipëria, janë shqiptarë të vendeve të tjera të rajonit, ose romë.

Por diplomatët thonë për agjencinë gjermane DPA se në fillim të vitit të ardhshëm pritet që të ketë një vendim përfundimtar për rivendosjen ose jo të vizave.

Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i "Lëvizjes Europiane në Shqipëri" (EMA) flet për mbledhjen e fundit në Luksemburg dhe për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë që të shmangin rivendosjen e regjimit të vizave Shengen. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China