PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë 0630
2012-06-29 22:16:47 CRI komenti juaj Printoni



 
 

Suksesi i plotë i misionit "Shenzhou Nr.9"

Në mesditën e 29 qershorit, pasi anija kozmike kineze "Shenzhou 9" mbërriti sipas planit në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës, tre kozmonautët dolën nga kapsula në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo shënon suksesin e plotë të Kinës në bashkimin për herë të parë të anijes kozmike me laboratorin hapësinor.

Në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve Kozmike të Kinës, kryeministri kinez Wen Jiabao shprehu urime dhe vlerësim të lartë për bashkimin e suksesshëm të "Shenzhou 9" me "Tiangong 1".

Z. Wen tha se kryerja e detyrës me sukses është një arritje e rëndësishme e teknologjisë kineze të bashkimit hapësinor, e cila shënon një progres të rëndësishëm strategjik të fazës së dytë të programit të fluturimeve hapësinore me kozmonautë të Kinës.

Sipas këtij programi, Kina do të ndërtojë një stacion hapësinor rreth vitit 2020. Bashkimi i anijes kozmike "Shenzhou 9" me laboratorin hapësinor "Tiangong 1" u realizua në mënyrë edhe automatike, edhe manuale. Kjo do të thotë se Kina zotëron tashmë teknologjinë e bashkimit në hapësirë dhe është e aftë për furnizimin në mënyra të ndryshme të mjeteve që fluturojnë në orbitë.

Në një konferencë shtypi të organizuar po më 29 qershor, shefi i zyrës së Projektit Kozmik me kozmonautë të Kinës Wang Zhaoyue u shpreh se misioni ka realizuar detyrat e paracaktuara dhe kozmonautët drejtuan për herë të parë bashkimin hapësinor, duke hyrë në laboratorin kozmik "Tiangong Nr.1". Në bord të anijes, për herë të parë ishte dhe një kozmonaute femër.

Gjatë eksplorimit të hapësirës, kozmonautët kanë kryer një sërë eksperimentesh shkencore dhe teknike dhe kanë arritur në përfundime të rëndësishme, të cilat shërbejnë si një bazë e fortë për zhvillimin e fushës së fluturimit në hapësirë me kozmonaut të Kinës.

Kina ka përvetësuar me sukses 3 teknologji bazë të fluturimit kozmik me kozmonautë. Kështu u shpreh të premten shefi i zyrës së Veprës Kozmike me kozmonautë të Kinës Wang Zhaoyue, në Pekin.

Wang Zhaoyue u shpreh se programi i fluturimeve në hapësirë me kozmonaut i Kinës është zbatuar për 20 vjet. Qeveria qendrore ka investuar 39 miliardë juanë. Nëpërmjet 10 eksperimentimeve të fluturimit, Kina ka arritur të përvetësojë me sukses 3 teknologji kyçe në këtë fushë, si shkuarja dhe kthimi i anijes kozmike me kozmonaut, veprimet jashtë anijes kozmike dhe teknikat e bashkimit në hapësirë të mjeteve kozmike.

Kina do të vazhdojë të mbajë një qëndrim aktiv dhe të hapur për bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare në fushat e bashkëpunimit teknik, shfrytëzimit të hapësirës kozmike, arritjes së rezultateve, të kualifikimit të kozmonautëve dhe të fluturimit të përbashkët. Kështu u shpreh të premten në Pekin shefi i zyrës së Veprës Kozmike me kozmonautë të Kinës, Wang Zhaoyue.

Ai u shpreh se Kina është e gatshme për të thelluar pandërprerë bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar në fushën e fluturimit në hapësirë.

Pas përfundimit me sukses të misionit dhe kthimit në tokë të anijes kozmike "Shenzhou Nr.9", shumë medie të huaja vlerësuan lart suksesin dhe rëndësinë e këtij misioni.

Një medie amerikane njoftoi se anija kineze kozmike "Shenzhou Nr.9" u kthye në tokë me sukses pasi ka përfunduar misionin e saj. Pas SHBA-së dhe Rusisë, Kina është vendi i tretë që zotëron teknologjinë e bashkimit në hapësirë me kozmomaut.

Gjithashtu, ky sukses u komentua edhe nga disa medie kryesore ruse të cilat theksuan se eksplorimi i hapësirës nga Kina po zhvillohet me ritëm të shpejtë.

Lulëzim Basha merr pjesë në Forumin e Pekinit për Zhvillimin e Vazhdueshëm Urban 2012

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, që mori pjesë në Forumin e Pekinit për Zhvillimin e Vazhdueshëm Urban 2012, të organizuar nga 27 deri më 28 qershor, u shpreh të premten se ky forum ishte një rast i shkëlqyer për shkëmbimin e pikëpamjeve me kolegët e tij mbi zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve, çka përbën sot, sipas tij, një nga sfidat kryesore të qytetërimit.

Lidhur me zhvillimin e kryeqytetit shqiptar, z. Basha tha se po ndërtohet një Tiranë e gjelbër. Ai u shpreh se foli në Forum lidhur me zhvillimin e fundit të planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës dhe konkursin ndërkombëtar për bulevardin e ri dhe parkun e lumit të Tiranës, si edhe për rehabilitimin e shpejtë të hapësirave të gjelbra në Tiranë. Kryebashkiaku Basha u shpreh se deri në vitin 2015 sipërfaqja e gjelbër në qytetin e Tiranës do të dyfishohet.

Kryebashkiaku i Tiranës Lulëzim Basha u shpreh më 29 qershor në Pekin se bashkia që ai drejton do të zhvillojë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me Bashkinë e Pekinit.

Z. Basha i tha këto në intervistën e posaçme për Radion e Jashtme e Kinës. Ai theksoi se niveli i bashkëpunimit midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Pekinit është më i larti në historinë mbi 40-vjeçare të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu shpresën se ky do të jetë vetëm fillimi, sepse, sipas tij, Bashkia e Tiranës dhe ai personalisht janë të përkushtuar për të ndërtuar e konsoliduar një marrëdhënie sa më të ngushtë bashkëpunimi me Bashkinë e Pekinit dhe me qytetin e me qytetarët e Pekinit.

Z. Basha shprehu gjithashtu dëshirën për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e transportit publik me Bashkinë e Pekinit. Ai ka diskutuar për projektin e tramit të Tiranës dhe për mundësinë e përfshirjes së korporatave e të investitorëve nga Pekini në zhvillimin e këtij projekti.

Nëndetësja Jialong vendos një rekord të ri zhytjeje

Nëndetësja kineze me ekuipazh ka vendosur një tjetër rekord. Ajo arriti thellësinë 7062 metra gjatë zhytjes së saj të pestë në Kanalin Mariana të Paqësorit Perëndimor.

Nëndetësja Jiaolong ka marrë tre mostra uji, dy mostra sedimentesh dhe gjithashtu një mostër organike.

Tang Jialing, një nga pjesëtarët e ekuipazhit, thotë se ata kanë përdorur karrem në përpjekje për të tërhequr gjallesat nga thellësia e detit.

"Ju nuk mund ta mendoni se sa e larmishme është jeta në fundin e detit. Ekspedita ka zgjeruar gjerësisht horizontin tonë! Kësaj here ne morën me vetë karrem dhe menjëherë u rrethuam nga gjallesat."

Jiaolong gjithashtu ka vendosur një shënues në shtratin e detit dhe ka kryer disa eksperimente të tjera njëkohësisht.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China