PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë 0609
2012-06-09 20:25:39 CRI komenti juaj Printoni

Zhvillohet samiti i Pekinit i OBSH-së

Samiti i 12-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait nisi punimet të mërkurën pasdite në Pekin. Takimin e udhëheq kryetari i shtetit i Kinës, Hu Jintao.

Hu Jintao u shpreh në një intervistë të përbashkët për mediet e vendeve anëtare të OBSh-së se rezultatet e arritura nga kjo organizatë tregojnë se ajo është një garantuese e rëndësishme e paqes dhe e stabilitetit në këtë rajon, një forcë nxitëse për zhvillimin dhe lulëzimin e vendeve të rajonit dhe një organizatë që përputhet me zhvillimin e kohës.

Kreu i shtetit kinez thotë në intervistë se në 10 vjetët e ardhshëm Kina do të vazhdojë t'i kushtojë rëndësi bashkëpunimit në fushën e sigurimit dhe do të thellojë e do të zgjerojë shkëmbimet me vendet anëtare të OBSh-së. Ajo do të përpiqet të krijojë një mjedis politik harmonik dhe një mjedis të qëndrueshëm sigurie, me qëllim për të garantuar një atmosferë paqësore në arenën ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, OBSh-ja do të bëhet një garanci e sigurimit, platformë e favorshme bashkëpunimi e urë e forcimit të miqësisë midis popujve të vendeve anëtare të saj, duke dhënë ndihmesë për mbrojtjen e interesave të këtyre vendeve dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik të rajonit.

Kina dhe Rusia do të forcojnë më tej partneritetin strategjik e bashkëpunimin e gjithanshëm, duke u bazuar te respekti e besimi i ndërsjelltë dhe zhvillimi i përbashkët.

Një deklaratë e publikuar të mërkurën në Pekin thekson se në dhjetë vitet e ardhshme, Kina dhe Rusia do të vijojnë kontaktet e nivelit të lartë, duke thelluar bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme, në mënyrë që para vitit 2015, vëllimi tregtar mes tyre të arrijë në 100 miliardë dollarë amerikanë dhe 200 miliardë dollarë amerikanë para vitit 2020.

Lidhur me problemin bërthamor të Gadishullit Korean, Pekini dhe Moska i bëjnë thirrje vendeve të rifillojnë sa më parë bisedimet gjashtëpalëshe. Ndërsa përsa i përket situatës në Siri, ato ritheksuan se zgjidhja paqësore e krizës duhet të mbështetet te ndalimi i akteve të dhunës dhe nisja e dialogut politik, por pa ndërhyrjen e forcave të jashtme.

Në pasditen e së martës kryetari i Shtetit i Kinës, Hu Jintao, zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Liderët e të dyja vendeve shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje ndërkombëtare e rajonale, duke arritur konsensus të rëndësishëm.

Hu Jintao u shpreh se vitet e fundit, me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, marrëdhëniet kino-ruse kanë ruajtur prirje pozitive, të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Aktualisht po vihet re një shtim i faktorëve të paqëndrueshëm në situatën ndërkombëtare. Zhvillimi dhe gjallërimi i marrëdhënieve kino-ruse përballet me raste të rëndësishme strategjike, por edhe me shumë sfida.

Nga ana e tij, presidenti i Rusisë Valdimir Putin u shpreh se marrëdhëniet e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik po zhvillohen në një nivel të ri. Të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta dhe besim reciprok strategjik.

Pas takimit, liderët e të dyja vendeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët për themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të partneritetit gjithëpërfshirës ndërmjet Kinës dhe Rusisë.

Në përfundim të bisedimeve u nënshkruan dhe një sërë dokumentesh për bashkëpunimin dypalësh si dhe dolën përpara gazetarëve.

"Organizata e Bashkëpunimit e Shangait nuk do të shndërrohet në një aleancë ushtarake", tha të mërkurën zëdhënësi i MPJ-së kineze, Liu Weimin, duke komentuar shkrimet e disa mediave perëndimore, që e cilësonin O.B. të Shangait si "NATO-n e Lindjes".

Ai theksoi se sipas Kartës së saj, organizata nuk ka aleanca, nuk ka natyrë konfrontuese, nuk i kundërvihet vendeve apo organizata të tjera dhe nuk do të shndërrohet në një bllok politiko-ushtarak.

Liu Weimin shtoi se organizata synon paqen e zhvillimin nëpërmjet bashkëpunimit dhe miqësisë dhe jo në krijimin e një aleance ushtarake.

Ky samit mbahet në rrethana të ndërlikuara ndërkombëtare. Vendet anëtare të OBSh-së janë bashkërisht të mendimit se, për të përballuar ndryshimin e mjedisit të jashtëm ekonomik dhe të sigurisë nevojitet mbështetja në bashkëpunimin shumëpalësh dhe përkrahja e njëri-tjetrit. OBSh-ja ka premtuar garantimin e qëndrueshmërisë politike e të zhvillimit ekonomik të vendeve të saj anëtare dhe, nëpërmjet theksimit të qëndrimit të vet për çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët, ka krijuar imazhin e një organizate të përgjegjshme përballë botës, duke shpallur "frymën e Shangait" si filozofinë e vet të bashkëpunimit.

Samiti vendosi pranimin e Afganistanit si vend vëzhgues dhe të Turqisë si partnere dialogu. Me hapjen e dyerve ndaj vendeve që kërkojnë bashkëpunim, OBSh-ja do të luajë një rol më aktiv në çështjen e rindërtimit të Afganistanit. Krahas kësaj, kjo organizatë ka bashkëpunuar aktivisht me organizmat e OKB-së dhe institucione të tjera, duke arritur rezultate të frytshme. Gjithnjë e më shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare po njohin konceptet dhe parimet e bashkëpunimit të OBSh-së dhe kanë shprehur dëshirën të forcojnë lidhjet me të, duke bërë kështu që OBSh-ja të shndërrohet në një mekanizëm me prestigj e ndikim dhe me një perspektivë të mirë zhvillimi.

Kinë, 9.15 mln maturantë konkurrojnë për në shkollën e lartë

Në mbarë Kinën, më 7 qershor zhvillohet provimi i pranimit në shkollat e larta, në të cilin do të konkurrojnë 9 milionë e 150 mijë gjimnazistë kinezë

Sipas Ministrisë së Arsimit, përqindja mesatare e pranimit mund të arrijë deri në 75%.

Për të garantuar pjesëmarrjen e maturantëve në provimin, autoritetet e krahinave të ndryshme të vendit kanë marrë shumë masa. Në Pekin për shembull, u shty me gjysmë ore fillimi i Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), në mënyrë që të mos rëndojë trafikun rrugor për më shumë se 70 mijë pjesëmarrës të provimit gjatë rrugës drejt vendit të provimit.

Kurse, në qytetin Tangshan të provincës He Bei, 120 taksi do të ofrojnë shërbim falas ndaj maturantëve. Në qytetin Ji'nan të provincës Shan Dong, sektori i policisë rrugore do t'i ndihmojë makinat e pjesëmarrësve në provim të kalojnë në radhë të parë në trafikun e dendur.

Kinë, ulet norma bazë e interesit

Banka e Popullit Kinez, (banka qendrore e Kinës) mori vendim që nga 8 qershori të ulet 0.25 për qind norma bazë e interesit për kreditë dhe depozitat me afat njëvjeçar. Kjo është ulja e parë e normës së interesit gjatë në tre vjet e gjysmë

Sipas Guo Tianyong, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Bankare të Universitetit të Financave dhe të Ekonomisë, ulja e normës bazë të interesit jo vetëm mund të pakësojë koston e ndërmarrjeve, por edhe mund të stimulojë kërkesën e tyre për kredi.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China