Ulja e përqindjes së fondit rezervë të depozitave në RMB
Më 14 maj, banka qendrore kineze – Banka e Popullit Kinez shpalli uljen e përqindjes së fondit rezervë të depozitave në RMB me 0.5% dhe kështu do të dalin në treg mbi 400 miliardë juanë fonde. Analistët janë të mendimit se kjo masë ka lidhje me ngadalësimin e rrijtes ekonomike kineze.
Në tremujorin e parë të këtij viti, GDP-ja kineze u rrit 8.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vazhdoi të ulet rritja ekonomike. Njëkohësisht një sërë të dhënash ekonomike të publikuara së fundi tregojnë se rritja e ekonomisë kineze po ngadalësohet në mënyrë të gjithanshme.
Krye ekonomisti i Bankës së Komunikacionit të Kinës Lian Ping vuri në dukje se ulja e kësaj rradhe nga banka qendrore e përqindjes së fondit rezervë të depozitave ka për qëllim që të rritet likuiditeti në treg e të forcohet gjallëria e qarkullimit ekonomik.
Ekonomistja Chen Fengying u shpreh se ulja e përqindjes së fondit rezervë të depozitave përputhet me rrymën ndërkombëtare. Tani në Evropë e në SHBA, përqindja e interesit është e ulët dhe vende me tregje të reja si India e Brazili po ulin këtë përqindje. Kjo tregon se vende të ndryshme po zbatojnë politikën e lehtë monetare për të nxitur rritjen ekonomike.
Ulja e kësaj rradhe e përqindjes së fondit rezervë të depozitave në Kinë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia e lajmeve amerikane Bllomberg njoftoi se kjo masë e bankës qendrore kineze tregon se udhëheqësit e vendit po fokusohen nga lufta kundër inflacionit në nxitjen e rritjes ekonomike. Në artikullin e agjencisë së lajmeve Reuters thuhet se kjo masë mund ta ndihmojë Kinën të zbusë ngadalësimin e derdhjes së fondeve në treg.
Ekonomistët parashikojnë se për të nxitur rritjen ekonomike, qeveria kineze do të ndërmarrë masa të mëtejshme si përshembull shtimi i fondeve për përmirësimin e standardit të jetesës e hapjen e mëtejshme e kanaleve të përdorimit të fondeve popullore. Në të njëjtën kohë, në krahasim me ekonomitë kryesore botërore, përqindja 20% e fondit rezervë të depozitave në Kinë është ende e lartë dhe në të ardhmen, kjo përqindje ka ende hapësirë të ulet.
Në ditën e nënës të rinjtë i kushtojnë më shumë vëmendje të moshuarve
13 maji në Perëndim është dita e nënës. Në Kinë, kjo ditë është bërë e rëndësishme në jetën e kinezëve. Këtë ditë, shumë djem e vajza i japin nënave lule ose dhurata për të shprehur dashurinë e tyre. Kjo ditë ka tërhequr edhe vëmendjen e shoqërisë për problemin e të moshuarve, që jetojnë vetëm, pa fëmijët e tyre.
Me zhvillimin shoqëror e ekonomik, modeli tradicional familjar i Kinës, sipas të cilit jetonin së bashku disa breza, ka ndryshuar gradualisht. Për shkak të ndjekjes së shkollës, apo një vendi pune, shumë të rinj jetojnë larg vendlindjes duke lënë prindërit në shtëpi. Sipas statistikave, nga 169 milionë të moshuar mbi 60-vjeç, mbi 40% e tyre jetojnë pa djemtë apo vajzat e tyre.
Kjo dukuri ka sjellë një sërë problemesh shoqërore, përshembull kujdesja e për të moshuarit, problemi i mjekimit etj., prandaj specialistë propozojnë se qeveria duhet të shtojë fonde për të përsosur më tej sistemin e kujdesjes së të moshuarve. Njëkohësisht djemtë e vajzat duhet të tregojnë më shumë kujdes për prindërit dhe të moshuarit mund të kërkojnë më shumë interesa për të bërë jetën e tyre edhe më dinamike, pavarësisht moshës.
Ftohen marrëdhëniet ruso-amerikane
Le t'i kushtojmë vëmendje tani marrëdhënieve ruso-amerikane. Më 9 maj, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se për shkak të impenjimeve për krijimin e qeverisë së re, ai nuk do të marrë pjesë në samitin e G8-së në SHBA. Më 14 maj, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së tha se presidenti Barak Obama nuk do të marrë pjesë në samitin e APEK-ut që do të zhvillohet në Rusi. Analistët janë të mendimit se veprimet e presidenteve të Rusisë e SHBA-së shfaqin ndoshta ftohjen e marrëdhënieve dypalëshe.
Duke folur për shkakun e mospjesëmarrjes së Obamës në samitin e APEK-ut, Uashingtoni tha se më 3 shtator, Barak Obama do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Demokratike ku do të paraqitet si kandidat presidencial. Gjatë kësaj kohe, Obama është i detyruar që të anulojë të gjitha vizitat jashtë shtetit.
Megjithëse të dy palët paraqesin si shkak zyrtar të mospjesëmarrjes impenjimet e tyre, mediat mendojnë ndryshe. Gazeta ruse "Moscow Times" u shpreh se mospjesëmarrja e Putinit në samitin e G8-së në SHBA ka ftohur patjetër marrëdhëniet ruso-amerikane, por ky veprim është i arsyeshëm. Nën sfondin e tanishëm të ndërlikuar me mosmarrëveshjet mes Rusisë e SHBA-së për probleme të mbrojtjes raketore, Sirisë, Iranit, Afganistanit etj., është e papërshtatshme vizita e parë të presidentit të rizgjedhur rus në SHBA. Pavarësisht nga ana politike apo ana individuale, Putini dëshiron më shumë të marrë pjesë në samitin e G20-së dhe jo në samitin e G8-së, sepse në samitin e G8-së Putini ka qëndrim të ndryshëm me udhëheqësit e tjerë pjesëmarrës.
Gazeta amerikane "Çikago Tribunë" shkruan se refuzimi nga Putini për pjesëmarrjen në samitin e G8-së është një paralajmërim pakënaqësie ndaj SHBA-së. Ky është vendimi i parë i rëndësishëm i Putinit pas marrjes së pushtetit me qëllim që të tregohet se kur kërcënohen interesat shtetërore, Rusia nuk do të gjunjëzohet kurrë para SHBA-së.
Kurse gazeta iraniane "Teheran Times" shkruan se është e dukshme që ketë probleme në marrëdhëniet ruso-amerikane. Tani bisedimet për sistemin e mbrojtjes që mbeten pezull janë pengesa reale në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të dy vendet nuk kanë mundësi të arrijnë asnjë marrëveshje në gjendjen e tanishme. Prandaj nuk do të ekzistojë më qetësia e marrëdhënieve ruso-amerikane në kohën e re të Putinit dhe është e pashmangshme që marrëdhëniet dypalëshe të futen në një periudhë të akullt.
Analistët thonë se tani mungesa e besimit reciprok mes Rusisë e SHBA-së është shkaku themelor i paqartësisë së marrëdhënieve dypalëshe. Megjithëse pas ardhjes në pushtet të Obamës në vitin 2009, marrëdhëniet ruso-amerikane janë përmirësuar pak, nuk ka ndryshuar thelbi i marrëdhënieve dypalëshe. Nën këtë sfond, pas riardhjes në pushtet, Putini që zbaton vijën reale nuk do të prishë lehtësisht rinisjen e marrëdhënieve me SHBA, nga ana tjetër, do t'i përmbahet qëndrimit më të fortë ndaj SHBA-së. (Fani/Ardi Pulaj)