PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë 0512
2012-05-12 20:20:17 CRI komenti juaj Printoni

 

Marrëdhëniet kino-franceze, të mira edhe me Hollande

Sipas rezultateve të para të votimeve publikuar më 6 maj nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, kandidati socialist Francois Hollande arriti të kryesonte në zgjedhjet presidenciale ndaj presidentit të tanishëm Nicolas Sarkozy. Lidhur me këtë, akademiku pranë Institutit europian të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës Tian Dewen është i mendimit se edhe pas fitores së Hollandes marrëdhëniet e zakonshme diplomatike e tregtare midis Kinës dhe Francës do të vazhdojnë të jenë të mira.

Tian Dewen u shpreh se Kina dhe Franca nuk kanë konflikte interesash. Megjithëse Hollande, anëtari i Partisë Socialiste, mund t'i kushtojë rëndësi çështjeve si ajo e të drejtave të njeriut, demokracisë etj., elemente këto të papërcaktuara për marrdhëniet kino-franceze, situata e përgjithshme e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve do të vazhdojë të jetë e mirë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei tha se duke u bazuar në parimet e respektit reciprok, të barazisë dhe të kujdesit për interesat e përbashkëta, Pekini dëshiron të vendosë marrëdhëniet e dy vendeve në këndvështrim afatgjatë.

"Të ruhet zhvillimi i shëndetshëm dhe të qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-franceze, jo vetëm në përputhje me interesat e dy kombeve, por edhe është në favor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit global", tha Hong Lei.

Putin merr zyrtarisht detyrën e presidentit

President i ri i Rusisë Vladimir Putin bëri betimin të hënën paradite në Kremlin për të udhëhequr vendin për gjashtë vitet e ardhshme.

Në mesditë, sipas orës së Moskës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë, Valeri Zorkin shpalli zyrtarisht Putinin si president të ri të vendit. Menjëherë pas kësaj nisi himni kombëtar rus. Në fjalimin e tij, Vladimir Putin tha se do të japë më të mirën për Rusinë.

"Tani që jam president, unë kuptoj plotësisht të gjitha përgjegjësitë e mia ndaj atdheun. Interesat kombëtare e të sigurisë dhe lumturia e shtetasve ruse, janë më kryesoret. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet. Për mua, ka rëndësi të madhe që t'i shërbej atdheut dhe popullit. Vetëm me përkrahjen e popullit, ne do të përmbushim detyrat e ndërlikuara dhe të vështira", tha Putin.

Presidenti i ri rus, në fjalimin e tij, vlerësoi punën e paraardhësit Dimitri Medvedev. Ndërsa tha se Rusia ka të gjitha kushtet për zhvillim.

"Sot, ne po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit dhe kjo na kërkon të kemi përmasa, nivel dhe cilësi të re të zhvillimit", u shpreh Putin.

Pas dy mandateve në vitin 2000 dhe 2004, kjo është hera e tretë që Putini bëhet president i Rusisë.

Kryetari i Dumës së Shtetit të Rusisë Sergei Jevgenieviç Narishkin deklaroi të hënën se presidenti i ri rus Vladimir Putin propozoi Dimitri Medvedevin si kandidat për postin e kryeministrit të qeverisë së re.

Kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao i dërgoi të hënën Vladimir Putinit një telegram, në të cilin shpreh urimet për marrjen e detyrës si president i Rusisë, duke shpresuar që populli rus, nën drejtimin e tij, të hapë një kapitull të shkëlqyer në rritjen dhe zhvillimin e vendit.

Hu Jintao thotë se Pekini i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve kino-ruse dhe si gjithmonë do të përpiqet bashkë me palën ruse që të thellojë në mënyrë të gjithanshme bashkëpunimin real dhe koordinimin strategjik në fusha të ndryshme dhe në çështje rajonale e ndërkombëtare, për të çuar në një stad të ri partneritetin strategjik kino-rus dhe për të favorizuar më tej dy kombet.

Hu Jintao tha se bashkëpunimi do të bazohet në realizimin e mëtejshëm të planit 10-vjeçar mes dy palëve.

Edhe zëdhënësi i MPJ-së Hong Lei, në një konferencë për shtyp, shprehu bindjen që me përpjekjet dypalëshe, partneriteti strategjik mes Kinës dhe Rusisë do të arrijë rezultate të tjera, do të favorizojë dy kombet dhe do të japë kontribut më të madh për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe botës.

Ishulli Huangyan, Kina e gatshme të mbrojë sovranitetin e vet

Ka kaluar pothuajse një muaj qysh nga dita kur Filipinet ngritën problemin e hapësirës detare rreth ishullit kinez Huangyan, dhe ky incident po acarohet nga provokimet e vazhdueshme të palës filipinase. Të hënën, për të diskutuar lidhur me këtë çështje, zv.ministrja e Jashtme e Kinës Fu Ying u takua me të dërguarin me punë të ambasadës së Filipineve në Pekin, duke paralajmëruar se Kina është e përgatitur për të përballuar përshkallëzimin e gjendjes.

Studiuesi i Institutit kinez të Çështjeve Ndërkombëtare Yang Xiyu analizon:

"Mendoj se ky takim kishte dy qëllime: së pari, Kina duhet të vendosë mbrojtjen e sovranitetit kombëtar në vend të parë; nëse Filipinet vazhdojnë të veprojnë si deri më tani, atëherë edhe Kina do të jetë e gatshme për të përballuar çdo ndërlikim të gjendjes. Nga ana diplomatike, kjo është shkalla më e lartë e paralajmërimit. Së dyti, zv.ministrja i bëri me dije palës filipinase që Kina dëshiron zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje."

Pas ndodhjes së incidentit të ishullit Huangyan, Filipinet kanë premtuar tërheqjen e anijes nga ujërat e këtij ishulli, që ai të kthehet në gjendjen e mëparshme të qetë dhe paqësore, por prapë dërgoi varkat e veta në këtë zonë. Z. Yang vuri në dukje se, për sa i përket kësaj çështjeje në të ardhmen, Kina jo vetëm "do të dëgjojë fjalët", por edhe "do të shohë veprimet" e Filipineve.

Në fund z. Yang Xiyu tha se Filipinet duhet ta shohin qartë gjendjen e tanishme të gatishmërisë së gjithanshme të Kinës dhe shprehu shpresën që pala filipinase të mos e gjykojë gabim vendosmërinë dhe aftësinë e qeverisë kineze për të mbrojtur sovranitetin dhe popullin e vet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China