PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillohet mbledhja vjetore e Forumit të Boaos
2012-04-05 22:39:31 CRI komenti juaj Printoni

Zhvillohet mbledhja vjetore e Forumit të Boaos

Më 2 prill nisi në Hainan të Kinës mbledhja vjetore e Forumit Aziatik të Boaos për vitin 2012. Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, zv.kryeministri kinez Li Keqiang shtjelloi mënyrat e hapjes së Azisë dhe të Kinës nëpërmjet tre pikave: "Hapja e Azisë", "Reforma dhe hapja e Kinës" dhe "Zgjerimi i hapjes së Kinës me Azinë", duke theksuar se hapja e bashkëpunimi janë rrugë me leverdi të ndërsjellë. Ai tha gjithashtu se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze është e mirë, prirja e zhvillimit nuk ka ndryshuar dhe Kina ka kushte të ruajë zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Tema kryesore e forumit sivjet është "Azia në ndryshim, drejt zhvillimit të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm". Zv.kryeministri Li Keqiang u shpreh se zhvillimi i Azisë ndodhet përballë rasteve e sfidave, por rastet janë më të shumta se sfidat. Ai paraqiti pesë propozime për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të Azisë, që përfshijnë nxitjen e rritjes së brendshme, këmbënguljen në hapjen, arritjen e përfitimeve të ndërsjella, unitetin dhe zhvillimin paqësor. Li Keqiang tha:

"Në të kaluarën rritja e shpejtë e ekonomisë aziatike është arritur nëpërmjet hapjes. Edhe në të ardhmen Azia duhet të vazhdojë t'i përmbahet hapjes për të realizuar zhvillimin e mëtejshëm."

Numri dy i qeverisë kineze tha se vendet e ndryshme aziatike duhet të ruajnë kontaktet e bashkërendimin në problemet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, duke përballuar aktivisht sfidat globale.

Në procesin e përballimit të krizës financiare ndërkombëtare, ekonomia aziatike ka filluar e para rimëkëmbjen. Tani vëllimi i përgjithshëm i kësaj ekonomie zë mbi 30 % të vëllimit të përgjithshëm botëror dhe Azia është bërë rajoni me numrin më të shumtë të ekonomive të reja në botë dhe potenciali i zhvillimit të ardhshëm është mjaft i madh.

Drejtorja e Institutit Kinez të Studimit të Ekonomisë Botërore Chen Fengying është e mendimit se në fjalimin e z. Li Keqiang vihet theksi në marrëdhëniet mes Kinës e Azisë dhe mes Azisë e botës. Gjatë globalizimit, Kina, Azia dhe bota janë të ndërlidhura ngushtë. Ajo tha:

"Në procesin e globalizimit Azia po fuqizohet. Azia ka forca ta udhëheqë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore."

Z. Li Keqiang tha gjithashtu se Kina do të vazhdojë të nxitë zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik e shoqëror. Për të hequr pengesat gjatë këtij procesi, duhet të zhvillohet reforma e gjithanshme. Ai vuri në dukje se tani reforma në Kinë ka hyrë në një etapë kyçe:

"Do të thellojmë reformën në fushën e taksave, të financave, të çmimeve, të të ardhurave, të ndërmarrjeve etj., do të punojmë që tregu të luajë plotësisht rolin e vet bazë në përdorimin e burimeve, duke krijuar risi për të forcuar gjallërinë e zhvillimit."

Në fjalimin e vet z. Li theksoi gjithashtu se Kina e konsideron zgjerimin e hapjes me Azinë si një pikë strategjike në politikën e hapjes me botën e jashtme. Kina do të nxitë krijimin e sistemit të bashkëpunimit rajonal dypalësh e shumëpalësh, duke forcuar bashkëpunimin në sektorët e rinj e në fusha të tjera.

Kinë, mënyra ekologjike për përkujtimin e paraardhësve

Ministria e Çështjeve Civile e Kinës raporton se këtë vit gjatë Ditës Qingming, atë të përkujtimit të paraardhësve, afro 520 milionë banorë të krahinave të ndryshme të Kinës ju drejtuan varrezave për të kryer homazhe për të afërmit. Sipas ministrisë, kjo shifër kjo u rrit 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave, nga 2 deri 4 prill, numri i banorëve që shkuan në varrezat e krahinave të ndryshme për homazhe arriti në 17 milionë e 910 mijë, dukë u shtuar 21.4 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Gjatë pushimit të sivjetshëm treditor të festës tradicionale "Qingming (Shkëlqimi i Pastër)", që është një kohë e rëndësishme për kinezët të përkujtojnë paraardhësit e familjes, shumë njerëz zgjodhën mënyra të reja për të kryer ceremoninë e përvitshme para varreve të të dashurve të tyre.

Njerëzit vendosin tufa lulesh dhe ndezën qirinj në vend të kapsollave zhurmuese apo temjanit. Një veprim i tillë është më i favorshëm për mbrojtjen e mjedisit.

Përveç këtyre, ka edhe disa mënyra të reja si për shembull, në qytetin Guang Zhou të Kinës Jugore, njerëzit mund t'u shkruajnë letër të afërmve të larguar nga jeta duke e dërguar atë në "Postës e Parajsës". Këto letra me pas digjen.

Në qytetin Chang Chun, njerëzit përkujtuan paraardhësit në një faqe elektronike, ku ofrohet shërbimi i vendosjes së luleve ose sakrifica të tjera në internet.

"Miqtë e Sirisë", ultimatum për Bashar Al-Asad

"Miqtë e Sirisë" përfunduan në Stamboll takimin e rradhës me një thirrje të re që ndërmjetësuesi Kofi Anan të vendosë një afat që të respektohet nga qeveria siriane. Deklarata e takimit thekson se Bashar Al-Asad nuk ka mundësi pa fund për t'iu përmbajtur premtimeve që ka bërë përpara bashkësisë ndërkombëtare.

"Ne i kushtojmë më shumë vëmendje veprimeve se sa premtimeve dhe ne do të ndjekim raportimet e Kofi Anan në KS të OKB-së. Më pas do të vijojmë konsultimet e 'Miqve të Sirisë' dhe do të veprojmë në mënyrën e duhur në këtë proces. Por ne nuk do të lejojmë regjimin sirian të keqpërdorë një tjetër mundësi, që është edhe shansi i fundit për situatën në Siri", tha ministri i jashtëm turk, Ahmed Davutollu.

"Miqtë e Sirisë" bënë thirrje për një embargo ndërkombëtare të armëve drejt Sirisë dhe një armëpushim ditor prej dy orësh për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Ndërkohë nuk është përmendur mbështetja ose armatimi i rebelëve, një çështje e përfolur gjatë ditëve të fundit.

Qeveria në Damask e dënoi takimin e "Miqve të Sirisë", duke e cilësuar si një konspiracion ndërkombëtar për të kërcënuar dhe dobësuar vendin. Disa ditë më parë, Bashar Al-Asadi tha se e ka pranuar planin e paqes me gjashtë pika të Kofi Ananit, që bën thirrje ër armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë nga qytetet e ndryshme siriane.

31 të vdekur pas rrëzimit të avionit në Rusi

Një avion civil rus u rrëzua në qytetin siberian, Tiumen pak pas ngritjes nga toka. Në vendngjarje, u zbuluan 31 trupa të pajetë dhe 12 të plagosur. Avioni kishte në bord 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Në 05:50 të së hënës (sipas orës lokale), avioni që u nis nga aeroporti i Tiumenit u zhduk papritur nga radarët. Pasi humbi kontaktin me qendrën e kontrollit, ai u nda në tre pjesë dhe mori flakë. Sipas të dhënave paraprake, avioni kishte tentuar të bënte një ulje emergjence, por nuk arriti. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, por autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti terrorist apo të kushteve të këqija atmosferike.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China