PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për shtatë - Bashkimi Evropian rishikon rastet e antidumpingut ndaj produkteve kineze
2012-03-30 17:43:22 CRI komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian rishikon rastet e antidumpingut ndaj produkteve kineze

Që nga ky muaj, Bashkimi Evropian ka bërë dy njoftime ku i ftojnë ndërmarrje kineze që kanë lidhje me mbi 50 masa të antidumpingut të paraqesin kërkesën për rishqyrtim. Ekspertët shprehen se ky është një lajm i mire për shumë ndërmarrje kineze dhe ato duhet ta shfrytëzojnë këtë rast për të ruajtur mjedisin e barabartë të tregtisë.

Tani Kina është partnerja e dytë më e madhe tregtare, tregu i dytë më i madh i eksportit dhe vendi i parë i madh i importit të Bashkimit Evropian. Në vitin 2011, vëllimi tregtar midis Kinës e Bashkimit Evropian arriti në mbi 560 miliardë dollarë, duke u shtuar 18% në krahasim me vitin 2010. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian është edhe një nga partnerët e Organizatës Botërore të Tregtisë që nisi hetime të shumta të antidumpingut ndaj Kinës. Nenet përkatës të "Rregullave themelore të antidumpingut" u kanë sjellë ndërmarrjeve kineze trajtime të pabarabarta.

Në korrik të vitit 2009, Kina iu drejtua sistemit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë ndaj masës së antidumpingut të Bashkimit Evropian për veglat e prodhuara në Kinë. Pas dy vjetëve, Organizata Botërore e Tregtisë bëri një raport dhe gjykoi se masa e antidumpingut e Bashkimit Evropian shkeli rregullat e kësaj organizate. Kjo është hera e parë e paraqitjes nga Kina të çështjes ndaj Bashkimit Evropian në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Funksionari i Institutit Studimor të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës Liu Mingli u shpreh se pikërisht nën sfondin e kësaj fitoreje, Bashkimi Evropian vendosi të rishqyrtojë në masë të gjerë rastet e antidumpingut ndaj Kinës. Ky veprim do të ketë ndikim pozitiv mbi marrëdhëniet ekonomiko-tregtare Kinë-BE duke shënuar pjekurinë e këtyre marrëdhënieve.

Pas publikimit të njoftimeve të Bashkimit Evropian, funksionari i Ministrisë së Tregtisë të Kinës përshëndeti masat e Bashkimit Evropian për zbatimin e gjykimit përkatës të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe tha se Ministria e Tregtisë përkrah ndërmarrjet përkatëse kineze të marrin pjesë aktivisht në rishqyrtim për të mbrojtur interesat e tyre.

Krahas Bashkimit Evropian, vitet e fundit, SHBA-ja, Japonia etj. kanë ushtruar shpesh sanksione tregtare ndaj Kinës. Lidhur me këtë, zv-ministri i tregtisë i Kinës Zhong Shan tha se Kina kundërshton proteksionizmin tregtar dhe ka frikë për mosmarrëveshjet tregtare. Ministria e Tregtisë e Kinës do të përsosë mënyrën e përballimit me mosmarrëveshjet tregtare duke përdorur plotësisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për mbrojtur interesat e sektorëve kinezë.

Kina do të krijojë sistemin e dhurimit të organeve

Ditët e fundit, një funksionar i Ministrisë së Shëndetësis së Kinës u shpreh se do të krijohet sa më parë sistemi i dhurimit të organeve, duke ndryshuar rrënjësisht gjendjen e tanishme të marrjes kryesisht të organeve për transplant nga të burgosurit e dënuar me vdekje.

Rreth 1.5 milionë kinezëve çdo vit u nevojitin organe për transplant, por vetëm 10 mijë prej tyre mund të kryejnë operacionin dhe mungesa e organeve të përshtatshme është shkaku kryesor. Me ndikimin e traditës mijëravjeçare, shumica e kinezëve nuk dëshirojnë të dhurojnë organet e trupit. Sipas të dhënave, në SHBA, përpjesëtimi mes pacientëve që presin transplantimin e organeve dhe dhuruesve të organeve është 5 me 1. Në Angli, ky përpjesëtim është 3 me 1, kurse në Kinë, ky përpjesëtim arrin në 150 me 1. Diferenca është shumë e madhe.

Për shkak të mungesës së dhurimit vullnetar, organet e të burgosurve të dënuar me vdekje u bënë burimi kryesor i organeve të transplantuara në Kinë. Sipas statistikave, deri në fund të vitit 2009, më se 65% e organve të transplantuara kineze vinin nga të burgosur, të dënuar me vdekje. Me përparimin e ndërtimit juridik, përdorimi i matur i dënimeve me vdekje është bërë një prirje në Kinë dhe kështu janë pakësuar shumë organet që transplantohen nga të burgosurit e dënuar me vdekje.

Nën këtë gjendje, qeveria kineze vendosi të krijojë sistemin e dhurimit të organeve të trupit.

Kjo gjë ka sjellë reagime të shumta tek përdoruesit e internetit. Një prej tyre u shpreh se përdorimi i organeve për transplant duhet të jetë një proces transparent me qëllim që organet e dhuruara të përdoren në të vërtetë për pacientët. Vetëm kështu më shumë njerëz do të kenë dëshirë për dhurim. Një visitor tjetër i Internetit vuri në dukje se dhurimi i organeve nuk është mosrespekt ndaj të vdekurve, përkundrazi ky veprim do të zgjasë jetën e tyre duke dhënë kontribut në shoqëri. Njëkohësisht shumë vizitorë të internetit propozojnë se funksionarë e persona të famshëm duhet të japin shembull dhe të dhurojnë të parët organet.

Ekspertët shprehën se autoritetet duhet të sensibilizojnë qytetarët fuqishëm për dhurimin e organeve, duke i inkurajuar të marrin pjesë aktivisht dhe njëkohësisht duhet të krijojnë sistemin e përsosur të sigurimit juridik.

Samiti i Seulit bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit bërthamor

Më 27 mars pasdite, u mbyll në Seul të Koresë se Jugut, samiti i dytë i sigurisë bërthamore globale. Në të morën pjesë udhëheqës të 53 vendeve e rajoneve të botës dhe përfaqësues të 4 organizatave ndërkombëtare. Në samit u miratua edhe Deklarata e Seulit ku i bëhet thirrje vendeve të ndryshme të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë bërthamore.

Tema kryesore e këtij samiti ishte pikërisht forcimi i sigurisë së materialeve e pajisjeve bërthamore. Pjesëmarrësit bënë një retrospektive të rezultateve të arritura pas samitit të parë të sigurisë bërthamore në vitin 2010 në Uashington të SHBA-së dhe diskutuan kryesisht për masat e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë bërthamore. Në Deklaratën e Seulit u paraqitën 13 masa konkrete për garantimin e sigurisë bërthamore globale dhe vihet në dukje se çarmatimi bërthamor, mospërhapja bërthamore e përdorimi paqësor i energjisë bërthamore janë objektivat e përbashkëta të botës. Udhëheqësit pjesëmarrës ritheksuan dëshirën politike për forcimin e sigurisë bërthamore e për parandalimin e terrorizmit bërthamor duke bërë premtime se do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje reale për këtë.

Në fjalimin e mbajtur në këtë samit, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao shtjelloi në mënyrë të gjithanshme politikën e vendit në fushën e sigurisë bërthamore dhe përpjekjet e masat e marra. Komuniteti ndërkombëtar ka vlerësuar lartë fjalimin e Hu Jintaos duke njohur aktivisht rolin e rëndësishëm të Kinës në këtë fushë. Në komentin e agjencisë së lajmeve Reuters thuhet se vullneti i Kinës për forcimin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore e për shpërndarjen e përvojës së sigurisë bërthamore ka luajtur një rol aktiv për arritjen e rezolutës së samitit e për rritjen e nivelit të sigurisë në nivel botëror.

Edhe presidenti amerikan Barak Obama, duke folur në samitin e Seulit tha se "duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të parandaluar përdorimin e materialeve ose pajisjeve bërhtamore nga terroristët. Botës së ardhshme harmonike i nevojiten mendimet unaime e veprimet tona."

Analistë janë të mendimit se samiti i sigurisë bërthamore i Seulit ka mbledhur më tej mendime të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar duke dhënë kontribut për nxitjen e bashkëpunimit bërthamor ndërkombëtar, për rritjen e nivelit të sigurisë së pajisjeve bërthamore e për paqen e sigurimin ndërkombëtar.

Ndërsa Samiti i Nju Delhit thellon bashkëpunimin e vendeve të BRIKS-it

Këtë javë, një ngjarje tjetër e rëndësishëm është edhe samiti i vendeve të BRIKS-it në Nju Delhi të Indisë. Aty u publikua "Deklarata e Delhit" që shfaq mendimet e rëndësishme unaime të 5 vendeve të BRIKS-it, të Kinës, Brazilit, Rusisë, Indisë e Afrikës së Jugut për ekonominë botërore, situatën ndërkombëtare e rajonale, bashkëpunimin etj.

Vitet e fundit, ekonomia e vendeve të BRIKS-it ka ruajtur rritjen e shpejtë e të qëndrueshme. Sipas statistikave, kontributi i vendeve të BRIKS-it për rritjen e ekonomisë botërore ka qënë 50%. Por nën gjendjen e ngadalësimit të ekonomisë globale, këto vende kanë ndjerë pasojat negative. Prandaj krijimi i rendit të ri të barabartë e të rregullt financiar ndërkombëtar është bërë kërkesa e përbashkët e ekonomive të reja.

Ekspertët janë të mendimit se rezultati më kryesor në këtë samit është nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes bankave të import-eksportit të vendeve të BRIKS-it për të nxitur investimet. Njëkohësisht ideja e krijimit të "Bankës së BRIKS-it" e paraqitur më herët, ka gjetur përkrahjen e gjerë dhe vendet kanë rënë rakord të krijojnë një grup pune për këtë.

Disa media perëndimore komentojnë se vendet e BRIKS-it kanë luajtur një rol më të gjallë në arenën ndërkombëtare dhe përballimi i krizës financiare, i ndryshimit të klimës dhe i sigurisë ushqimore nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes së këtyre vendeve.

     

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China