PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy për Shtatë (6 janar 2012)
2012-01-06 18:25:49 CRI komenti juaj Printoni

Përshëndetje, të dashur dëgjues! Ju mirëpresim në rubrikën "Dy për shtatë".

Emisionin e kësaj jave do t'ua kushtojmë tre temave kryesore, që janë:

1. Nisin transmetimet kanalet televizive satelitore me programe të rishikuara.

2. Fillon fushata për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në ShBA.

3. Përballje Iran-ShBA.

Qysh nga 1 janari i vitit 2012 nisën transmetimin për publikun 34 kanale televizive satelitore të mbarë Kinës me programe të rishikuara. Në krahasim me vitin e kaluar, në këto kanale janë shtuar emisionet e lajmeve dhe ato edukuese dhe njëkohësisht janë pakësuar emisionet argëtuese. Kjo masë ka tërhequr vëmendje të madhe e diskutime të gjera. Shumë shikues shprehin përshëndetje për këtë, ndërsa mjaft të tjerë mendojnë ndryshe.

Vitet e fundit në televizionet e krahinave të ndryshme kineze janë shtuar shumë emisionet zbavitëse, disa prej të cilave janë të mbushur me elemente vulgariteti, duke ushtruar ndikim negativ mbi sjelljen e të rinjve. Në këto kushte, organet përkatëse kineze u kërkuan televizioneve të ndryshme të kufizojnë kohën e këtyre emisioneve, duke shtuar emisionet kulturore e edukuese. Si rezultat, ka ndryshuar prirja e përmbajtjes së tepër argëtuese në televizion.

Sipas një ankete, shumica e shikuesve kinezë e përkrahin masën e kufizimit të emisioneve argëtuese, por disa studiues janë të mendimit se kjo masë shkel rregullat e ekonomisë së tregut.

Pavarësisht nga mendimet e ndryshme, kufizimi i emisioneve argëtuese ka rëndësi të madhe për zhvillimin e televizionit në Kinë.

Këtë javë filloi në shtetin amerikan të Ajovës faza e parë e zgjedhjeve paraprake për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen sivjet në ShBA. Për shkak që Partia Demokratike e ka caktuar presidentin e tanishëm Barak Obama si kandidatin e saj të vetëm për president, në këtë fazë të parë të zgjedhjeve beteja po zhvillohet kryesisht në kampin republikan midis gjashtë kandidatëve nga radhët e kësaj partie.

A do të rizgjedhet Obama president dhe cili në Partinë Republikane do ta sfidojë atë në këto zgjedhje janë tani dy ndër temat më tërheqëse lidhur me këto zgjedhje. Mbështetur në gjendjen e tanishme ekonomike, perspektiva e rizgjedhjes së Obamës president nuk është optimiste. Sipas një sondazhi me 36 analistë të ekonomisë të publikuar javën e kaluar, më se 50 % e tyre nuk e miratojnë politikën ekonomike të administratës së Obamës dhe mendojnë se masat e padrejta të saj janë shkaku kryesor i papunësisë së lartë dhe i rritjes së ngadalshme të ekonomisë amerikane, ndërsa dy të tretat janë të mendimit se republikani Willard Mitt Romney, ish-guvernatori i shtetit të Masaçusetsit, është një kandidat i mirë për president, sepse ai ka përvojë të pasur në qarqet ekonomike e përkrahje të fuqishme financiare.

Sipas gjendjes së tanishme del se në këto zgjedhje presidenciale ka shumë faktorë të papërcaktuar dhe kjo patjetër do t'i bëjë këto zgjedhje një ngjarje me rëndësi që do të tërheqë vëmendjen e medias.

Le ta kthejmë tani vëmendjen nga gjendja në Iran. Fill pas përfundimit të manovrës ushtarake 10-ditore të forcave detare iraniane, më 3 janar kryekomandanti i ushtrisë iraniane Ataollah Salehi e paralajmëroi aeroplanmbajtësen amerikane të mos rikthehet në Gjirin Persik, përndryshe Irani do të kundërpërgjigjet më tej. Kurse Departamenti amerikan i Mbrojtjes u shpreh se do të vazhdojë të dërgojë anije luftarake në këtë rajon.

Por, në të njëjtën kohë, ShBA-ja ka lëshuar sinjale të dëshirës për zbutjen e tensioneve. Më 3 janar Departamenti i Shtetit u shpreh se ShBA-ja nuk planifikon të përplaset me Iranin. Analistët shprehen se të paktën tani nuk janë pjekur ende kushtet për ndërhyrjen ushtarake amerikane kundër Iranit. Së pari, në ShBA është e fortë atmosfera kundër luftës dhe në prag të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti Barak Obamës i duhet përkrahja e zgjedhësve. Së dyti, financat amerikane nuk kanë aftësi të mbështetin një luftë kundër Iranit. Prandaj problemi iranian ende nuk ka arritur vërtet në pikën e krizës.

Të dashur dëgjues, ndoqët rubrikën "Dy për shtatë", mirudëgjofshim herën e ardhshme!

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China