Xiamen është një qytet bregdetar në Kinën Juglindore. Në mesin e shekullit të XIX-të, për shkak të disfatës në luftën detare me Britaninë, Kina e mbyllur u detyrua të hapej ndaj botës. Në këtë periudhë, misionarët, konsujt dhe tregtarët nga vende të ndryshme ndërtuan në Xiamen ndërtesa me stile të ndryshme. Ndaj sot qyteti konsiderohet ndryshe, si "muzeu i ndërtesave të mijëra vendeve.
Në "muzeun e pianove të lashta evropiane dhe amerikane" dhe "muzeun e organove botërore" të Xiamen-it, ekspozohen afro 100 piano të lashta.
Përveç kësaj, ishulli Gulangyu i Xiamen-it është rajoni me më shumë piano. Në këtë ishull me mbi 10 mijë banorë, ka mbi 500 piano. Prandaj, ishull Gulangy njihet edhe si "ishulli i pianos".
Xiameni, njohet edhe për universitetin e tij, që është quajtur nga shumë njerëz si universiteti më i bukur i Kinës.
Foto:
1 Qyteti ndryshon dita-ditës nga zhvillimi