Nan King, ndodhet në lindje të Kinës, buzë lumit Yantce dhe bashkë me qytetet me Xian, Pekin dhe Luoyang, quhet si "4 Kryeqytetet e lashta të Kinës". Përgjatë historisë, shumë dinasti e vendosën kryeqytetin këtu. Nan Kingu përfshin kultura në periudha të ndryshme, sidomos kulturat e Dinastisë Ming, të Dinastisë Qing dhe të periudhës së Republikës së Kinës të cilat janë më tipiket. Mbetjet historike të kësaj periudhe janë të shumta.
Nan Kingu, veç mbetjeve historike, është qytet edhe me peizazhe natyrore. Muret e Dinastisë Ming ruhet edhe sot e kësaj dite. Varri i Sun Zhongshanit, që është pionieri i Revolucionit Modern të Kinës, ndodhet në Malin Zijinshan. Lumi Qinhuaihe kalon përmes qytetit dhe nga të dyja anët e lumit ka ndërtime me mure të bardha dhe pllaka të zeza të Dinastisë Ming dhe të Dinastisë Qing. Nëse shëtisni në qytetin Nan King, mund të shijoni aromën historike bashkë me peizazhet natyrore.
Shpjegimet e pikturave:
1. Peizazhet e rajonit rreth Lumit Qinhuaihe