Xian ndodhet në Kinën veriperëndimore. Ky është quajtur si Changan në lashtësinë kineze. Është qyteti ku u krijua kryeqyteti me histori më të gjatë, me më shumë dinasti, si dhe është një nga katër qytetet kulturore më të njohura në botë. (Xian, Roma, Kajro, Athina).
Xian u ndërtua në shekullin e XII para erës sonë dhe 21 dinasti dhe pushtete vendosën kryeqytetin në Xian. Katër dinastitë Zhou, Qin, Han, Tang që ishin në periudhën më të lulëzueshme në historinë kineze, vendosën Xian si kryeqytet. Me historinë e gjatë, kulturën e lashtë dhe rrënjët historike, Xian mbart gjithashtu një tjetër emër "Muzeu historik natyror". Varreza e perandorit të parë të Dinastisë Qin dhe terrakotat e ushtarëve e kuajve është "Çudia e 8-të në botë" dhe muret e lashtë të qytetit janë muret që u mbruan deri sot më mirë në botë, mur i cili ka përmasat më të madha në botë.
Si qyteti i rëndësishëm i Rrugës së Lashtë Kineze të Mëndafshit, Xian luajti një rol të rëndësishëm në shkrirjen e kulturës lindore dhe perëndimore. Sot, si qyteti i madh i Kinës veriperëndimore, Xian zbaton konceptin e zhvillimit "Shkrirja e gjërave të mira dhe harmonia e jetës" që është gjithashtu tema e Ekspozitës Ndërkombëtare të Kopshtarisë në Xian në vitin 2011.
1 Kopshti i dinastisë Tang