Qyteti Qufu që ndodhet në pjesën jugperëndimore të provincës Shandu të Kinës, është vendlindja e mendimtarit, arsimtarit dhe krijuesit të fraksionit Rujia Konfuz. Mendimi i Rujias është një sistem i mendimit me "dashamirësi" si bërthamë dhe ishte ideologji kryesore e Kinës së Lashtë duke krijuar ndikim të thellë për Kinën, Azinë Lindore e madje për të gjithë botën.
Konfuzi është respektuar si "shenjtor" dhe natyrisht qyteti Qufu është konsideruar si "vend i shenjtë". Gjatë mijëra viteve, për respektin ndaj Konfuzit, njerëzit vijnë këtu për të përkujtuar, për të vizituar, për të nderuar dhe për të ndjerë kulturën e Nujias dhe si rezultat, Qufu është bërë një nga pikat kulturore më të lashta në historinë e Kinës. Këtu gjenden Tempulli i Konfuzit, Pylli i Konfuzit dhe banesa e Konfuzit që shquhet si shtëpia e parë në botë.
Në vitin 1982, Qufu është përcaktuar si qyteti i njohur historik e kulturor. Tempulli i Konfuzit, Pylli i Konfuzit dhe banesa e Konfuzit janë futur në "listën e trashëgimive të botës".
Sqarimet e pikturave
1. Tempulli i Konfuzit