Qyteti Jindezhen, që ndodhet në provincën Jiansi të Kinës juglindore, është qyteti i njohur i porcelanëve dhe për këtë arsye,është futur në listën e qyteteve të njohura historike e kulturore në rang shtetëror.
Qyteti Jindezhen ka një histori mbi 1700 vjeçare në prodhimin e porcelaneve. Monumentet e lashta të porcenaleve, teknologjia e prodhimit të porcelaneve si dhe doket dhe zakonet e veçcanta të industrisë së porcelaneve kanë formuar burimet e zhvillimit të turizmit kulturor.
Rëndësia e trashëgimive të kulturës së porcelaneve të qytetit Jindezhen, është jo vetëm prej produkteve të lashta të porcelaneve që janë nxjerrë nga toka ose janë ende nën tokë, por edhe për arsyen se deri më tani, në këtë qytet ekziston ende një sistem i madh dhe relativisht i ndërlikuar i industrisë së porcelaneve. Ky system është i përbërë prej vendeve të lëndëve të para, komunikacionit, porteve, punishteve etj. Ky sitem mbështetet tek malet dhe uji natyror si dhe ka lidhje të ngushtë me shoqerinë, ekonominë dhe shpirtin e njerëzve dhe mund të quhet shëmbull i mirë i kombinimit të njerzimit me natyrën.
Sqarimet e pikturave
1. Qyteti i porcelanit