Yangzhou, një qytet i bukur turistik në jug të Kinës, është lidhja e Lumit Yantce dhe Kanalit të Madh nga Pekini deri në Hangzhou. 300 vjet më parë, Yangzhou ka qenë qytet shumë i zhvilluar dhe rradhitet i 8-i ndër qytetet më të mëdha në Kinë. Numri i popullsisë ka qenë më tepër se 500.000 (pesë qind mijë) banorë, si dhe ka qenë një ndër qytetet më të zhvilluara të fund shekullit të XVIII dhe fillim shekullit të XIX.
Historia dhe kultura 2500 vjeçare, i ka lënë këtij qyteti shumë pika turistike dhe historike si për shembull Kanali më i vjetër në Kinë, varrët e mbretërve dhe perandorëve, pjesë prej ndërtimeve të vjetra të Dinastive Tang dhe Song, kopshte të shkrirë me stilet jugore dhe verirore të Kinës, rrugë, lagje dhe banesa të vjetra.
Në Yangzhou, mund të shëtisni më këmbë në kopshtet e ndryshme, mund të shikoni Yangzhou nga anijët turistike, si dhe mund të përshkroni historinë e këtij qyteti nëpërmjet muzeve.
Shpjegimet e pikturave
1. Vajzat mbledhin çajin e freskët të këtij viti
2. Rrugët e vjetra në Guangdong të Yangzhou-it