Qyteti Dalian që ndodhet në pjesën më jugore të gadishullit Liaodong të Kinës. Ai është një nga qytetet më të njohura bregdetare në Kinën Veriore, që shtrihet gjatë vijës bregdetare.
Para 100 vjetësh, një grup inxhinierësh rusë që dashuronin kulturën franceze, erdhën në Dalian me projektin e ndërtimit të një Parisi të dytë. Ata dëshironin të rindërtonin një Paris lindor në këtë qytet. Sipas projektit të tyre, Dalian u ndërtua me karakteristika të veçanta si qytetet në Francë. Të gjitha lagjet u ndërtuan në formën e rrezeve të një rrethi, që e merrnin pikënisjen nga qendra e qytetit.
Përveç kësaj, në Dalian kanë shumë lagje dhe ndërtesa me stil rus dhe japonez, të cilat janë ruajtur plotësisht. Këto ndërtime, tërheqin turistë që interesohen për historinë dhe kulturën. Sot Daliani, përfaqëson një ndërthurje mes kulturës lindore dhe asaj perëndimore.
Foto
1. Pamje e qytetit