Pekini, jo vetëm është kryeqyteti modern i Kinës, gjatë 700 viteve, ai ka qenë kryeqytet i vendit në pjesën më të madhe të ekzistencës së tij. Për shkak të kohës së gjatë si kryeqytet i vendit, në Pekin kanë mbetur shumë gjurmë të trashëgimisë kulturore. E ashtu quajtura "kultura e Pekinit", është e dukshme në zakonet popullore. Përmbajtja e saj nuk mund të shpjegohet dhe aq saktë me shkrim, por njerëzit jashtë Pekinit mund ta ndeshin këtë kulturë, kur bisedojnë me pekinasit.
Patjetër, që edhe shumë qytete të tjera kanë kulturë të lashtë, por faktin që Pekini ka qenë që në lashtësi kryeqytet, veçohet prej tyre. "Kultura e Pekinit" nuk ka humbur asnjëherë, ajo është një kulturë me rrënjë të thella në lashtësi, por edhe një qytete modern. Sot Pekini mbetet ende qendra kulturore e Kinës.
Fotot:
1. Muri i Madh Kinez