Qyteti Dali, ose shteti autonom i kombësisë Bai, ndodhet në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore. Në lindjen e Dalisë, është liqeni Erhai, ndërsa në perëndim janë malet Diancang. Në Dali, klima është e ngrohtë dhe nëntoka e pasur. Krahas këtyre, edhe malet dhe ujërat janë të larmishme, ndër të cilat më të famshme janë: erë në Xiaguan, lulet në Shangguan, bora në malet Cangshan dhe Hëna mbi liqenin Erhai. Dali është një nga krahinat që u hap më herët ndaj botës në Kinën Jugperëndimore. Gjurmët e njerëzve primitivë, datojnë këtu që afro 4 mijë vjet më parë.
Kultura e Dalisë është e pasur me zakone të pakicave kombëtare. Si qendër politike, ekonomike, kulturore në Yunnan, qytet i famshëm në krahinën Dianxi, prej këtu kanë rrjedhur personazhet dhe veprat e njohura letrare. Për arsye se banorët e kombësisë Bai, përbëjnë pjesën kryesore të popullsisë, niveli i tyre kulturor është i lartë. Qyteti Dali ka një kontribut të madh në letërsinë dhe historinë e Kinës, veçanërisht gjatë shekujve XIV dhe XIX.
Në foto:
1. Kullat në Tempullin Chongsheng