Si përshkallëzohet situata në Detin e Kinës Jugore?

2016-05-25 19:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Qëndrimi konseguent i Kinës për interesat në Detin e Kinës Jugore

Së pari, politika e Kinës në Detin e Kinës Jugore, që niset nga mbrotja e sigurisë sovrane dhe interesave detare, ka preferuar më shumë mbrojtjen se sa sulmin, por popolli kinez nuk do të lejojë në asnjë mënyrë ndonjë vend të dëmtojë më tej sovranitetin dhe interesat e Kinës në ishujt e gumat e Detit të Kinës Jugore dhe përkrah shtetin e vet të mbrojë interesat e veta. Kina do të këmbëngulë në mbrotjen e sovranitetit territorial dhe të interesave të veta dhe do të shtojë aftësinë për kontrollin e situatës dhe për shmangien e humbjeve të mëtejshme. Në situatën aktuale, për të parandaluar ndonjë kërcënim të madh, Kina duhet të vazhdojë politikën e "lënies mënjanë të mosmarrëveshjeve dhe të shfrytëzimit të përbashkët të burimeve". Pala kineze duhet të mos ndryshojë edhe politikën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, nëpërmjet konsultimeve.

Së dyti, Kina është për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë së linjave të lundrimit. Nga Deti i Kinës Jugore kalojnë 40% të vëllimit të përgjithshëm të mallrave të transportit detar botëror, prandaj liria dhe siguria e lundrimit në Detin e Kinës Jugore kanë të bëjnë me interesat e ekonomive kryesore në botë. Për Kinën, 70-80% të tregtisë dhe energjisë realizohen nëpërmjet linjave në Detin e Kinës Jugore dhe gjithashtu këto linja janë kanale të rëndësishme të forcave detare të Kinës, drejt botës.

Së treti, mbrojtja e paqes dhe e stabilitetit të Detit të Kinës Jugore është në favor të interesave të Kinës dhe të vendeve përreth, prandaj pala kineze ka bërë përpjekje për kontrollimin e mosmarrëveshjeve, që të mbrojë gjendjen e përgjithshme paqësore e të qëndrueshme në këtë rajon.

Së katërti, Kina dhe ShBA-ja s'kanë mosmarrëveshje sovraniteti në Detin e Kinës Jugore, por kanë interesa të përbashkëta për mbrotjen e lirisë e sigurisë së lundrimit dhe do të përfitojnë bashkërisht nga stabiliteti e lulëzimi i rajonit. (Wang Lei)


1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore