Si përshkallëzohet situata në Detin e Kinës Jugore?

2016-05-25 19:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Rivaliteti gjatë Luftës së Ftohtë

Qysh nga mesi i viteve '50-të të shekullit të 20-të, Filipinet dhe pushteti i atëhershëm i Vietnamit Jugor filluan të vepronin në Nansha. Vala më e madhe e pushtimit të ishujve në hapësirën Nansha ndodhi gjatë viteve '80-të. Në vitin 1975, Vietnami pushtoi 24 ishuj dhe guma të arkipelagut Nansha, ndërsa në vitin 1988 nisi konflikti me palën kineze në hapësirën detare rreth gumës Chigua. Ndërkohë, Filipinet pushtuan 8 ishuj e guma në Nansha dhe Malajzia pushtoi 3 të tjerë. Këto vende paraqitën edhe kërkesat e sovranitetit për hapësirën detare rreth ishujve Nansha, bazuar në ligjet kombëtare dhe deklaratat politike. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet tajvaneze dërgonin banorë në ishullin Taiping, ndërsa pjesa kontinentale e Kinës filloi të kontrollonte e dislokonte trupa në 6 ishuj e guma në Nansha, qysh nga fundi i viteve '80-të të shekullit të kaluar, si dhe ndërtoi instalime të ankorimit të anijeve të peshkimit në gumën Meiji në vitin 1994.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ShBA-ja njohu sovranitetin e Kinës ndaj ishujve Nansha, nëpërmjet këshillimeve diplomatike, kërkesës për matje dhe njoftimit të planit të fluturimit dhe të lundrimit etj. Por ndaj pushtimit të ishujve Nansha nga Filipinet dhe vende të tjera, ShBA-ja nuk kishte treguar një qëndrim të qartë. Gjatë kësaj periudhe u konfirmua sovraniteti i Kinës ndaj ishujve Nansha në hartat dhe librat e botuara në ShBA, si Fjalori Gjerografik Botëror Columbia-Lippincott (1961), Enciklopedia Gjerografike e Botës (1963), Enciklopedia e Ndarjes së Vendeve të Botës (1971). ShBA-ja ishte në vështirësi politike që nga njëra anë duhet të pranonte sovranitetin e Kinës në ishujt e gumat e Nansha-së, bazuar në parime dhe në Ligjin ndërkombëtar, por nga ana tjetër, duke u nisur nga ideologjia antikomuniste dhe strategjia e saj në Azi-Paqësor, nuk dëshiron që pjesa kontinentale e Kinës të pushtojë ishujt e gumat Nansha, por as të dëmtojë marrëdhëniet me aleatin Filipine.

Rruga drejt Deklaratës së Sjelljeve të Palëve në Detin e Kinës Jugore

Në fillim të viteve '90-të, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe zhvillimit ekonomik, Kina përcaktoi politikën e krijimit dhe mbrotjes së stabilitetit në rajonet përreth, duke kërkuar shtimin e besimit të ndërsjellë dhe duke shpjeguar mosmarrëveshjet me ASEAN-in. Me nxitjen e bashkëpunimit të gjithashëm me vendet e Azisë Juglindore, marrëdhëniet midis Kinës dhe këtyre vendeve kanë pasur një zhvillim të shpejtë. Por gjatë kësaj periudhe, situata në Detin e Kinës Jugore nuk ka qenë e qetë. Nga njëra anë, Vietnami dhe Malajzia nisën raundin e ri të pushtimit të ishujve dhe të shfrytëzimit të naftës e gazit natyror. Në vitet '90-të të shekullit të kaluar arriti në 29 numri i ishujve dhe gumave të pushtuara nga Vietnami në Nansha. Nga ana tjetër, Filipinet kanë provokuar herë pas here Kinën në ishujt e saj Meiji, Huanyan, Renai etj. Në kohën e kundërpërgjigjeve të forta, qeveria kineze ka ngulur këmbë në përpjekjet diplomatike për të kontrolluar situatën, mbrojtur gjendjen e përgjithshme të bashkëpunimit rajonal dhe për të zbutur tensionin. Edhe ASEAN-i zhvilloi bisedime me Kinën. Në vitin 1998, kjo organizatë propozoi krijimin e "Kriterit të Sjelljes në Rajonin e Detit të Kinës Jugore". Në bazë të konsultimeve të shumta, në vitin 2002, Kina dhe vendet e ASEAN-it nënshkruan Deklaratën e Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e mosmarrëveshjeve rreth ishujve Nansha dhe për stabilizimin e situatës në rajon, duke frenuar pushtimin e ishujve e gumave nga palët. Por lidhur me emrin gjeografik të sferës së përfshirë në deklaratë, Vietnami nguli këmbë të përfshinte Arkipelagun Xisha të Detit të Kinës Jugore, ku nuk ekziston mosmarrëveshje midis palëve. Për të shmangur divergjencat midis Kinës dhe Vietnamit, në Deklaratë përdoret "Deti i Kinës Jugore" në vend të "Ishujve Nansha". Në vitet e mëvonshme, me rolin e faktorëve të ndryshëm, janë përzier mosmarrëveshjet e ishujve Nansha të Detit të Kinës Jugore me ato të Detit të Kinës Jugore.

1 2 3 4
Mrekulli
Lajmet Kryesore